Nuk po dinë më as çka me rrejt, me premtimin e radhës për pelenat dhe qumështin për fëmijët e porsalindur. Kështu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se nëse e fiton pushtetin, të dyja këto elemente bazike do t’i bëjë falas për 12 muajt e parë pas lindjes. Sigurisht, ky është veç premtim i kotë, për më tepër edhe i pa analizuar mirë nga ana praktike se si mund të realizohet.
Mënyra e vetme është përmes mjeteve që aktualisht ofron qeveria me nga 20 euro në muaj. Por, nuk ka mënyrë se si t’u dërgohet qumështi dhe pampersat në shtëpi çdo familje. Natyrisht, fëmijët, konkretisht nënat, kanë nevojë për mbështetje për të rritur fëmijët, por kjo bëhet vetëm duke rritur shumën që aktualisht është 20 euro.
Lumiri është futur në premtime populiste, në vend se të ishte më racional dhe më i matur në premtimet që lidhen me anën financiare, fushë të cilën ai mburret se e zotëron mjaft mirë. Ky është vetëm fillimi i premtimeve populiste; nuk dihet çfarë do të dëgjojmë në vazhdim. E sigurt është se qytetarët nuk bien pre e mashtrimeve, pa e theksuar edhe anën tjetër: është turp të luhet me ndjenjat e njerëzve.
Lumiri me LDK-në e tij kanë shumë mëkate mbi supet; kurrë nuk janë kujdesur për fëmijët, interesi i tyre ka qenë vetëm pushteti që po synojnë ta marrin me mashtrime. Të përdorin fëmijët për karrige të pushtetit është e turpshme; nuk pritet më mirë nga nxënësi i Isa Mustafës, politikani më i pështirë, bashkë me Hashimin. Jo vetëm prindërit, por edhe fëmijët më nuk i besojnë mashtrimeve të LDK-së, që bashkë me PDK-në e rrënuan të ardhmen e fëmijëve tanë.