Populistët e krahut të djathtë janë në rritje, ata janë gjithashtu ndër kundërshtarët më të mëdhenj të politikës klimatike!

Opinione

Populistët e krahut të djathtë janë në rritje, ata janë gjithashtu ndër kundërshtarët më të mëdhenj të politikës klimatike!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:04
Ilustrim

Nëse është kështu, (sepse  në Kosovë askush nuk mirret me mjedisin) atëherë politikat e të gjitha partive politike na qenkan populiste dhe nacilonaliste! Edhe pse Kosova u pavarsua nga Serbia, populli ynë mbeti i robëruar një ambient i ndotur nga përdorimi i qymyrurit. Një problem tepër i madhë mjedisor është shkaktari numër një i shumë sëmundjeve për njerëzit të cilët thithin blozën e liruat nga termocentrali i Obiliqit. Kjo blozë e t’merrshme mbulon tanë rrafshin e kryeqytetit me rrethinë, ku banojnë shumica e njerëzve. Edhe uji i rubinetit nuk është pijshëm, sidomos në stinën e dimrit kur ndotja e ajrit është tepër e lartë. Fatëkeqësisht asnjë parti politike nuk e shef të rëndësishme këtë fushë të Mjedisit në programet e tyre politike. Të gjitha partitë dhe grupet politike të shurdhojnë me fjalë dhe premtime parazgjedhore, por në fakt veprat konkrete mungojnë nëpër tanë rajonin e shtetit, sepse zotërinjët e politikës nuk e gjejnë dot leverdinë në ajrin e shëndetshëm, në ujin e pijshëm, në klasifikimin e mbeturinave dhe në përpunimit të ujrave të zeza! Mungesa e vetëdijes për të përbashktën është fatkeqësi për shoqërinë tonë. Këtë fenomen për turp e vëren kudo që shkon dhe shkel nëpër vendëbanime të dendura nëpër Kosovë.  Një projekt gjithë kombëtar, për një mjedis të shëndoshë nëpër tanë Kosovën është emergjent dhe i domosdoshëm.

Mjafton të u lëshojsh një sy rrjedhës së lumenjëve,  të cilët shkretohen nga gërmihësit e zhavorit, por edhe maleve të prera pa kurrfarë mëshire për të kuptue mentalitetin e njerëzve tanë për mjedisin. Njerëzit e rëndomt nuk kan faj, sepse faji pjellë dhe rrjedhë nga politikat vendore të cilat pa dallim nuk parashohin në programet e tyre të bëjnë diçka konkrete për mjedisin.

Politikat e grupeve politike të vendit ( të shëmtuara për mjedisin, sepse nuk e marrin problemin si një prioritet ) edhe mund të provojnë të mbrohet duke lexuar tekstin e më poshtëm, sepse nga të njëjtat probleme lëngon edhe Europa, Lindja dhe Perëndimi. Kjo duket kështu, por shtëpinë tënde, mbeturinat dhe ambientin tënd të përbashkët nuk t’a mirëmban askush tjetër, nëse shteti ynë nuk investon në projektet e mirëfillta mjedisore.

Studiuesi Håkon Sælen në Qendrën Cicero në Norvegji për Kërkimet  Klimatike thekson se;

Nacionalizmi i theksuar është i lidhur me kundërshtimin ndaj politikës klimatike.!

Në disa vende evropiane, politikanët dhe partitë populiste të krahut të djathtë kanë fituar mbështetje më të madhe në vitet e fundit…)

-Partitë në krahun e djathtë ekstrem dolën mirë edhe në zgjedhjet e këtij viti në BE. Zhvillimi mund të ofrojë lajme të këqija për ata që duan një politikë më të fortë klimatike.

-Për ABC nyheter, gazetari Sigmund Nordmo pyet studiuesin e vjetër Håkon Sælen i referohet një hulumtimi që tregon se ata që jetojnë në qytete janë më pozitivë për politikat më të mira klimatike sesa ata që jetojnë në fshat. Njerëzit me arsim më të lartë priren të jenë përkrahës më të mëdhenj të masave sesa ata që nuk janë po aq të arsimuar. Edhe gjinia dhe mosha gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Ai shpjegon se njerëzit me qëndrime populiste të krahut të djathtë janë ndër më kritikët ndaj një politike më të fortë klimatike.

- Është një nga variablat (një variabël është një veti e një njësie statistikore e cila mund të marrë më shumë se një vlerë, në formën e një vlere numerike (ndryshim sasie) ose një kategorie nga një klasifikim (ndryshim kategorie) që ka fuqinë më të fortë shpjeguese për qëndrimet ndaj politikës klimatike në Norvegji dhe në disa vende të tjera. Ky qëndrim është në fakt më i fortë se boshti tradicional djathtas-majtas i cili përcaktohet nga roli i madh që dëshiron të luajë shteti në ekonomi, thotë Sælen.

- Në boshtin tradicional, e majta është më pozitive për politikën klimatike, por nuk është aq për t’u habitë, pasi që masat shpesh mund të marrin formën e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi, thekson ai.

Pra, është rasti që dimensioni nacionalist i populizmit të krahut të djathtë ka një rëndësi më të madhe për skepticizmin sesa dimensioni populist.

A është ky një fenomen norvegjez, evropian, perëndimor apo global?

- Një studim i kryer nëpër vendet evropiane tregon se, në mënyrë paradoksale, ekziston një lidhje më e fortë midis qëndrimeve nacionaliste dhe kundërshtimit ndaj politikës klimatike në vendet ku qëndrimet nacionaliste përgjithësisht nuk janë aq të forta, përgjigjet Sælen.

Me fjalë të tjera, lidhja është më e dukshme në vendet me më pak nacionalizëm.

- Norvegjia bën pjesë në këtë kategori. Fenomeni është  i fortë në Norvegji, por në fakt Holanda kryson përpara vendit tonë. Në përgjithësi, ky fenomen është më pak i theksuar në Evropën Perëndimore se sa në Evropën Lindore. Lidhje të këtij fenomeni janë gjetë edhe në SHBA dhe Australi, kur flasim për demokracinë Perëndimore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat