I dashur populli im i Kosovës, të nderuar qytetarë, motra dhe vëllezër, shkollarë të gjitha profesioneve, nëna dhe gjyshe tona, familje shumë të nderuara të dëshmorëve, veteranë të luftës, ju shqiptarë të diasporës, të gjithë ju me të drejtë vote, ju lutem në zgjedhjet që po vijnë me shpejtësi: mos i votoni hajnat!
Tanimë ata dihen me emër e mbiemër, me funksionet dhe pozitat që i kanë pasur, me pasuritë marramendëse që i kanë krijuar nga djersa juaj, me familjarët e tyre të gjithë të punësuar në pozita dhe vende pune ku rrogat janë më të larta.
Të nderuar qytetarë të Kosovës, pa dallim moshe, gjinie, profesionit, partie dhe religjioni, ta keni të ditur se nëse në zgjedhjet që po afrohen me shpejtësi i denoni hajnat me votën tuaj, Kosovës do t’ia bëni nderin më të madh, vetit shpëtimin nga hajnia e ndjersës tuaj dhe mundësinë e ngritjes së nivelit të mirëqenies tuaj që e meritoni!
Me fat zgjedhjet!
Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!