Faktorëve ndërkombëtarë duhet bërë me dije, se regjimi fashist i Serbisë çdo ditë punon kundër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën..!?

Opinione

Faktorëve ndërkombëtarë duhet bërë me dije, se regjimi fashist i Serbisë çdo ditë punon kundër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 23 shtator 2024 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Sjellja miqësore dhe përkëdhelja e Serbisë nga ana e BE-së dhe SHBA-ve, investimet e tyre të mëdha ekonomike si dhe mosndëshkimi i saj nga të njëjtit faktorë për sulmin dhe agresionin terrorist të saj ndaj Kosovës para një viti, 24 shtator 2023, pastaj nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim ekonomik me Serbinë, siç ishte ajo për shfrytëzimin e litiumit në Serbi me Gjermaninë dhe Komisionin evropian për investime, shitja Serbisë të 12 aeroplanëve “Rafall” nga Franca, si dhe lehtësirat tregtare në tregun e lirë evropian, etj., pa asnjë dilemë, lënë të kuptojmë, se regjimi autokratik dhe pro-rus i Serbisë, është i privilegjuari kryesorë i Perëndimit në Ballkanin perëndimorë, të cilit regjim i janë hapur të gjitha dyert për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.

E gjithë kjo përkëdhelje ndaj Serbisë do kishte qenë e kuptueshme, posikur Perëndimi ta kishte detyruar regjimin fashist të Serbisë që ta pranonte pavarësinë e Kosovës me kohë, posikur ai regjim t’iu kishte kërkuar falje shqiptarëve për krimet e bëra në Kosovë ndaj 2 milion shqiptarëve në vitin 1998/99, po sikur regjimi fashist i Beogradit të kishte hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës për këto 25 vite, po sikur t’i kishte normalizuar deri tash marrëdhëniet me Kosovën dhe shqiptarët, si dhe posikur Serbia të ishte demokratizuar si shtet i të drejtës duke i respektuar të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, dhe kështu me radhë..!?

Mirëpo, nga këto parakushte dhe gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve të saj me shqiptarët dhe Kosovën, siç dihet ajo deri më sot nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv, përkundrazi regjimi serb në Beograd ka vazhduar me politikën e tij agresive dhe hegjemoniste ndaj Kosovës, pa lëshuar as edhe një fije pe në armiqësinë e saj/tyre kundrejt shqiptarëve, si popull dhe si njerëz të barabartë me popujt tjerë në Ballkan.

Prandaj, konsideroj se regjimi i Beogradit zyrtar, përveç disa lëshimeve me karakter teknik që i ka bërë ndaj Kosovës, dhe atë nga presioni ndërkombëtar, siç janë njohja e tabelave të automjeteve me shenjën RKS dhe kartave të identitetit për shqiptarët që kalojnë nëpër Serbi, në fakt ky regjim nuk ka njohur asgjë fundamentale që reflekton pranimin e pavarësisë së Kosovës, siç janë pasaportat, aktet dhe vulat zyrtare të Republikës së Kosovës, pranimi diplomave të UP-së, si dhe heqja e barrierave për tregti të lirë, sepse ata asnjë akt dhe veprim ndër fqinjësorë me të cilin direkt apo indirekt ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë pranuar kurrë dhe në asnjë formë.

Pra, kudo që shtetësia e Kosovës vije në shprehje, regjimi i Serbisë ka ikë sikur nga gjarpri helmues, thua se shqiptarët janë bisha me të cilat nuk duhet jetuar dhe bashkëpunuar kurrë nën një qiell ballkanik, e që shpreh qartë, se sa e madhe është urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, si dhe sa e interesuar është Serbia për normalizim të marrëdhënieve me shqiptarët dhe Kosovën. Regjimi fashist i Serbisë qe 25 vite i ka ushqyer me helm gjeneratat e reja në Serbi kundër shqiptarëve, siç e tregojnë këtë me qindra grafite, thirrje dhe brohoritje te të rinjve serbë nëpër tubime dhe stadiume futbolli kundër shqiptarëve; “vritni shqiptarët, kur ushtria serbe do kthehet në Kosovë, vitin tjetër do marshojmë deri në Prizren, Kosova është zëmra dhe Jerusalemi i Serbisë, shqiptarët janë ardhacakë në Kosovë..”, etj., e deri në ofendime të ndyra dhe propagandë çetnike kundër shqiptarëve.

Andaj, me një diskurs të këtillë antishqiptarë që mban regjimi hegjemon i Serbisë ndaj Kosovës, kurrë nuk do të ketë normalizim të marrëdhënie Kosovë-Serbi, dhe as paq në Ballkan, ngase në esencë regjimi serb në krye me racistin A. Vuçiq, përveç se nuk e dëshiron përmirësimin e raporteve me shqiptarët, ai në fakt vazhdon me ngulm kundër këtij normalizimi, duke i manipuluar faktorët ndërkombëtar, se gjoja Kosova është ajo e cila po e pengon këtë proces, duke e mashtruar hapur BE-në dhe SHBA-të, se gjoja ajo po punon për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Kjo që, është detyrë mbi detyrat, që institucionet e shtetit të Kosovës t’i demaskojnë këto rrena të regjimit të Serbisë në arenën ndërkombëtare, duke ua bërë të qartë, se regjimi i Serbisë nuk do të pranojë kurrë që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet me shqiptarët dhe Kosovën, ngase brenda vetes ai regjim bartë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, sa që çdo lëshim pe në këtë drejtim për shumicën e serbëve është barazi me kapitullim dhe tradhti kombëtare, meqë, gjithnjë sipas logjikës së tyre vrastare, në momentin kur do ata do heqin dorë, hipotetikisht, ndonjëherë nga kjo sëmundje psikike dhe hegjemoni kolektive ndaj shqiptarëve, për serbët ky do të ishte fundi botës, një kataklizëm nacionale si dhe imbis i pafund për kombin serb. Kështu që, është çështje iluzore për faktorët ndërkombëtarë të presin ndryshime pozitive në Serbi, derisa nuk e detyrojnë që ta njoh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat