Atdhetari Halim Spahiu guximshëm kundërshtoi, në prill të vitit 1945, aneksimin e Kosovës nga FSFJ-ja pranë Titos dhe udhëheqësve serbo-sllav

Opinione

Atdhetari Halim Spahiu guximshëm kundërshtoi, në prill të vitit 1945, aneksimin e Kosovës nga FSFJ-ja pranë Titos dhe udhëheqësve serbo-sllav

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 25 shtator 2024 Në ora: 09:04
Halim Spahiu

Atdhetari Halim Spahiu, u lind në qytetin e Gjakovës në vitin 1898, ai rrjedh nga një familje e pasur me tradita patriotike, Halimi kishte jetuar në Krumë të Hasit në Shqipëri, derisa më vonë edhe në Kukës. Halimi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte pronar i shumë dyqaneve si në Tiranë, Krumë, Kukës, Prizren etj. Halim Spahiu, tërë pasurin e tij e orjentoi të shkrihet në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, ai me tërë qenjen e tij luftoi për Shqipërinë etnike. Halimi ishte njëri nga themelusit e parë të Komitetit Qëndror të LNDSH-së, po edhe kryetar i parë i kësaj organizate në Prizren.

Atdhetari Halim Spahiu, ishte me Delegacionin e pare të Kosovëe, i cili shkoi në Beograd për tu takuat me presidentin jugosllav Titon më, 4 prill të vitit 1945, ai shprehu hapur mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovëe me dhunë nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës nën Serbinë Federale duke arsyetuar Halimi gjatë fjalimit të tij me argumente që Kosova duhet mbetet në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai në prezencën e Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllav e të Serbisë, mu në zemër të Serbisë në Beograd, kërkoi përfilljen e të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të garantuar me Kartën e Atlantikut si dhe në vendimet e Rezolutës së Konferencës së Bujanit.

Mirëpo me kapjen e anëtarëve të LNDSH-së nga OZNA serbo-sllave, më 27 qershor të vitit 1945, atdhetari Halim Spahiu më 27 shtatot të vitit 1945 dënohët me vdekje/pushkatim dhe pushkatohet më 16 shkurt të vitit 1946 në Tauk Bahqe në Prishtinë bashkë me bashkëatdhetarët e tij të afërm Kajtaz Ramadanin, Tahir Dedën, Rexhep Kabashin, dhe Rifat Krasniqin.

Halim Spahiut i konfiskohet e tërë pasuria që kishte në Prizren, Gjakovë, Kukës, Tiranë, Shkodër, Krumë, Fier e të tjera. Lavdi atdhetarit të madhë Halim Spahiut dhe të gjithë atyre që për çështjen e atdheut ranë për të mos vdekur kurrë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat