(Feja)-besimet fetare

Opinione

(Feja)-besimet fetare

Nga: Petrit Dibrani Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:48
Autori Petrit Dibrani

Mënyra dhe forma më e suksesshme për tjetërsimin, ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve nga armiqtë tanë shekullorë.

Diskutimet për besimet fetare, në forma të ndryshme dhe thuajse të përditshme, nxiten nga shërbime të caktuara që kanë punuar e punojnë për nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe zhdukjen e vlerave tona kombëtare.

"Asnjëherë nuk ndodh asgjë rastësisht, ngase askush nuk kërkon dhe vepron pa arsye."

Qëllimi i armiqve shekullorë ishte dhe mjerisht vazhdon të jetë...

Ndarja, përqarja dhe sundimi.

Ndalimi i arsimimit të shqiptarëve është arsyeja e vetme pse shqiptarët historikisht i janë drejtuar kultet fetare.

Në çdo debat për fenë në Kosovë, sidomos në debatet aktuale me nofka dhe anonime në disa portale, gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë sesa diskutimet njerëzore të argumentuara dhe racionale.

Shumë akuza, sharje, shpifje, kërcënime dhe anatema të shpeshta shpërfaqen dhe përsëriten në taboret debatuese.

Është e domosdoshme të lexojmë, kuptojmë dhe respektojmë "Kushtetutën e Kosovës".

Republika e Kosovës është shtet laik.

Shteti është neutral ndaj çdo besimi fetar, pavarësisht nga proporcioni i njërës apo tjetrës fe dhe të pafesë.

Feja është kategori kushtetuese në aspektin e jo-diskriminimit, ashtu siç janë edhe raca, ngjyra, gjinia, gjuha, mendimi politik, prejardhja kombëtare e shoqërore, gjendja ekonomike e pronësore, orientimi seksual apo aftësitë e kufizuara (neni 24 i Kushtetutës).

Vetëm atëherë kur të lexohet, kuptohet dhe respektohet nga të gjithë pa dallim "Kushtetuta e Kosovës" dhe kushdo që vepron kundërligjshëm të dënohet, tregojmë pjekuri qytetare, aftësi shtetërore dhe gatishmëri për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Ju dua të bashkuar, shqipe… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat