Territori një çështje kruciale që ka çuar shtetet në konflikte ndërkombëtare

Opinione

Territori një çështje kruciale që ka çuar shtetet në konflikte ndërkombëtare

Nga: Assoc.Prof.Dr.Nijazi Halili Më: 25 shtator 2024 Në ora: 14:44
Autori Assoc.Prof.Dr.Nijazi Halili

Konfliktet janë dukuri në marrëdhëniet ndërnjerёzore, të cilat mund të rezultojnë nga: mosmarrëveshjet, dallimet në vlerat shpirtërore dhe kulturore, interesat kundёrthёnёse, perceptimet e ndryshme rreth interesave personale dhe interesave tё palës tjetër, paaftësinë shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve personale, kërkesave tё pa pёrmbushura etj.

Derisa nuk kuptohet se konflikti ёshtё problem i përbashkët qё mund tё zgjidhet vetëm me përpjekje dhe bashkëpunim tё përbashkët, tё dyja palët nё konflikt nuk mund tё fitojnë.

Për tё depërtuar nё tёrё përmasën e përcaktimit tё termit konflikt duhet analizuar komponentët pa tё cilat konflikti nuk mund tё ndodhë. Komponentët mё të rëndësishme janë:palët në konflikt, çështjet konfliktuale

Çështja konfliktuale është subjekt i kundërshtimit ose kontestimit të palëve dhe përfshinë pozicionet që përpiqen të arrijnë. Pozicioni konfliktual, që përfshinë sjelljen dhe qëndrimin, ndodhë kur njëra palë ka një pozicion që është i papranueshëm ose i papajtueshëm me dëshirat ose interesat e palës tjetër.

Një nga çështjet konfliktuale më tradicionale është çështja e territoreve.  Kjo çështje është nga më krucialet që ka çuar në konfliktet ndërkombëtare. Natyrisht, ka pasur papajtueshmëri të thella edhe në çështjet e strukturës së tarifave, çmimit të naftës, parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore, trajtimit të minoriteteve etj. ‘’ Konflikti mund të ndodhë në ato fusha për arsye se një qeveri dëshiron që problemi të zgjidhet në një mënyrë që është e papajtueshme me dëshirat e palës ose palëve të tjera’’

Ndërsa, tensionet kanë të bëjnë me qëndrimet se pre dispozicionet – të tilla siç janë mosbesimi dhe dyshimi – që popullsitë apo politikanët kanë ndaj palës ose palëve të tjera. Tensionet nuk përbëjnë në vetvete shkak konflikti, por vetëm shprehin pre dispozicionin e palëve që të arrijnë objektivat e tyre të papajtueshme me palën ose palët e tjera.

Lidhur me veprimet, mund të thuhet se konflikti përmban në vetvete veprime – diplomatike, propagandistike, komerciale, ose kërcënime dhe ndëshkime ushtarake, që njëra palë ndërmerr kundër palës ose palëve të tjera. Autori është njohës i Marrëdhënieve nderkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat