Më 24. Shtator të vitit 2024 është njëvjetori historik i dështimit të agresionit serb në Kosovë. Në këtë ditë nga Institucionet e Kosovës u përkujtua rreshteri i policisë së Kosovës tani; Heroi Afrim Bunjaku që ra në mbrojtje të atdheut.
Dje KFOR ishte indiferent ashtu sikur kishte qenë edhe më herët, me rastin kur po zhvillohej aksioni i agresorit dhe mbrojtja nga policia profesionale e Kosovës. KFOR kishte qëndruar indiferent edhe kur në Kosovë ishte fut terë ai arsenal luftarak nga Serbia. E përkëdhelura kriminele e Gadishullit Ilirik, pat mjaftë kohë për të thurur gënjeshtrat e saj si zakonisht për këtë rast.
Mandej doli njeri nga kriminelet për ta marrë përsipër këtë agresion. Serbia nuk u dënua dhe as për masakrat që i bëri më herët në Dardani, gjatë historisë dhe në vitet 1998-99, as për masakrat në Bosnjë dhe Kroaci, as për vrasjet në Slloveni. Nuk u dënua as për helmimet masive të nxënësve shqiptar nga viti 1990/92. Nuk po dënohet nga BE dhe OKB as për këtë agresion të vitit 2023.
Dy ditë më parë Manastiri i Banjskës ishte mbyll për vizitor si që thanë për “siguri”. Kështu kishin vendos kriminelet e fshehur në uniforma kishtare të Rashkës dhe Prizrenit. Ata para një viti manastirin e kishin të hapur dhe ishin pjesë e planit dhe aktivitetit kriminel për agresionin e Serbisë në Kosovë. Aty kishte pelegrin dhe kriminel që i kishin mbledh, dhe futur për të inskenuar”pafajësinë e Serbisë” diçka ngjashëm me krimin “Panda”.
Po të vriteshin, politika Ruse dhe Serbe do të i kishte respektuar si heroi të “Botës ruse” dhe “Serbisë së madhe” apo njerëz të zotit që ishin në kishë. Dje në Banjskë ishin edhe familjarët e kriminelëve. Ata ndezën qirinj në vendin e krimit serb. Kështu të gjithë heshtën!?. Kuptohet ata janë familjar dhe familjari i tyre edhe pse është kriminel është i dhimbshëm. Por këtu nuk kishte vetëm dhimbje. Prapa kësaj dhimbje doli një kryq që do ta sjell familja e kriminelit për ty vendosur në vendin e krimit. Kryqi doli si pjesë e një skenari të ardhshëm, për vitin tjetër. Kështu do të vlerësohet krimineli “hero”.
Ndoshta më vonë Manastirit të Banjëskës do të jepnin emrin e këtyre kriminelëve. Apo do të quhet “ Manastiri i Patriotizmit serb”. Për këtë kryq do të ishte mirë që kjo familje e kriminelit serb të siguroj vendin për një përmendore të Faton Hajrizit në Lloznicë.
Apo për të mos u munduar fare këtë kryq të vendos të varri i familjarit të tyre kriminel në Serbi. Ndërsa Kisha serbe të siguroj mundësinë e ndërtimit të përmendoreve të viktimave të pafajshme shqiptare në Batajnicë dhe tetë vendet tjera ku ishin varrezat masive më shqiptarë të vrarë me mundime. Ndërsa për varrezën masive që po mbahet e fshehur nga Serbia, të ndërtohet “Përmendorja e Varrezës së fshehur”që ka mbi 1300 shqiptarë civil të vrarë me mundime nga ky shtet kriminel e që i mbanë të burgosur që 25 vite edhe pas (vrasjes me mundime). Kjo përmendore të ndërtohet në Beograd, ish( Alba Graca).
Afër lumit Danub të ndërtohet një përmendore për kamionin kasetë të mbushur më shqiptarë gra e fëmijë të pafajshëm që u futën në lum kamionin për të i vrarë pa harxhime municioni. Afër spitalit ushtarak në dhe ati jo ushtarak nga se nuk e meriton emrin civil të nderohet përmendorja e shqiptarëve që ua nxorën gjakun dhe organet. Shih raportin e Dr. Mark Skiner, nga OKB.
Vetëm kështu do të fillonte edukimi i serbëve si qytetarë civil që meritojnë të jenë pjesë përbërëse e BE. Më 24.9.2024 është përvjetori rikujtues që Serbi nuk është shtet i krijuar më vullnetin e mirë të njerëzve të mirë. Por një instrument rus në Gadishullin Ilirik, në zemër të Evropës që nuk do të le të behët kurrë paqe, por do të shërbej Rusisë si bombë me telekomandë.
Sa më herët të vlerësohet drejt rroli armiqësorë i Serbisë; këtij shteti të krijuar nga Perandoria turke dhe ruse si vazhdimësi e krijimit të “botës ruse” në BE dhe më gjerë me pak do të i kushtoj BE dhe botës demokratike. Më pak viktima njerëz dhe në civilizimin e përgjithshëm evropian dhe botërorë.