Politika me dy fytyra!

Opinione

Politika me dy fytyra!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:04
Zejnullah Jakupi

E dëgjuam gjithë fjalimin e presidentit të Serbisë A. Vuçiq mbajtur në OKB, e tregoi se nuk ka mësuar gjë,ose e bën edhe për konsum të brendshëm dhe lejohet. E vërtetë është se presidenti serb nuk e ka ndryshuar diskursin- qëndrimin e tij ndaj Perëndimit, e vajton tutje humbjen, bombardimin e Serbisë nga NATO në vitin 1999. Thotë se nuk është as me SHBA-në as me Rusinë- thotë edhe shumë gjepura tjera absurde-mundohet, të tregojë se gjoja po e ruan një qëndrim neutral, takohet me presidentin e Iranit, të Kinës, të Ganës etj. Në çdo takim, edhe më keq, flet kundër Perendimit, kundër BE-së e SHBA-ve, ndërsa ato jo vetëm e tolerojnë dhe e ledhatojnë, por madje edhe lidhin kontrata bashkëpunimi, investojnë në Serbi, i shesin armë etj. Ndërsa Kosovën dhe qeverinë e Kosovës e ‚sulmojnë‘ e kritikojnë, e izolojnë, i vejnë masa-sanksione dhe e kërcënojnë se do e përjashtojnë nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit!

A janë normal?

Por, përkundër kësaj gjendje do thosha se kryeministri Albin Kurti duhet t‘i zhbllojë mallrat serbe për cështje sigurie, duke shpresuar të mos ndodhë Banjska e dytë. Kjo do të thotë zhbllokim i tregëtisë së lirë ndaj Serbisë, që kjo blokadë` të mos merret si pretekst nga shtetet mike, për t’na bllokuar e izoluar.

Opinionistët në fushatën paraelektorale

Opinionistët si Baton Haxhiu dhe Dukagjin Gorani akuzojnë kryeministrin Kurtin për politikën e gabuar në veri. Ata lë të kuptojnë se një ambasador i huaj din më shumë për vendin ku është akredituar (për Kosovën) se sa një qytetar, gazetar, deputet, minister etj, i këtij vendi. Pra, është ironi se si Baton Haxhiu pret që veriun e Kosovës t‘ ja menaxhojë më mirë KFOR-i, ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilët na kanë njohur dhe na kanë lejuar që të qeversim me vendin, se sa politikanët, qeveria e zgjedhur me votën e lirë. Edhe opozita dhe sejmenet e tyre të tjerë gazetarë po bëjnë politikë me veriun, një politikë kjo diskursive paraelektorale.

Procesi i Berlinit dhe CEFTA - anomalitë evropiane..!

Ta themi se Procesi i Berlinit lidhet me përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në BE. Kjo e fundit parasheh bashkëpunimin e ngushtë në mbrojtjen e kufijve, ku në takimin e fundit më 10 shtator në Berlin janë diskutuar për qendrat dhe patrullat e përbashkëta policore si dhe masat dypalëshe dhe shumëpalëshe në mbrojtjen e kufirit. Për këtë qëllim,janë dhënë dhe jepen opsione për të përmirësuar shkëmbimin e të dhënave dhe për të shtrirë instrumentet e policisë që tashmë po përdoren me shumë sukses në kufijtë e brendshëm të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të përdorur përvojat e Frontex.

Gjithashtu Procesi i Berlinit merret me luftën kundër krimit të organizuar ose ndjekja e krimit të organizuar në mënyrë më gjithëpërfshirëse. E kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar, po diskutohet që të ndiqet edhe më nga afër “qasja administrative”, pra përfshirja më e ngushtë e autoriteteve financiare dhe sociale në bashkëpunimin ndërkufitar dhe shkëmbimin e informacionit përveç autoriteteve ligjzbatuese që janë përfshirë deri më tani.

Në këtë mënyrë mund të gjurmohen flukset e parave dhe të luftohet pastrimi i tyre në mënyrë që bandat kriminale të privohen nga baza financiare. Synimi është kryesisht të merren masa kundër trafikut të drogës, kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.

Pra procesi i Berlinit nuk bie ndesh me hapat e qeverisë së Kosovës të cilat i ka ndërmarrë ajo në veri dhe në të gjitha vendkalimet kufitare, pra nuk është fajtore Kosova për bllokimin që po ja bëjnë ose po trumbetojnë se gjoja do të ketë një bllokadë ndaj sa, por dihet se fajtor për këtë gjendje të krijuar ndaj Kosovës është Serbia dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq i cili mundohet ta paraqes këtë si luftë të Albin Kurtit ndaj serbëve të veriut dhe të ankohet në Bruksel dhe natyrisht ta arrijnë qëllimin që Kosova të përjashtohet nga CEFTA, por kjo nuk është zgjidhja, sepse nëse përjashtohet Kosova nga Procesi i Berlinit perëndimi bënë gabimin trashanik, kështu i hapet rrugë çarqet të caktuara që të koketojnë me Kinën dhe Rusinë, siç po e bënë Aleksander Vuçiq, por ndaj tij po sillen mirë, nga frika mos Serbia përfundimisht po i del nga dora perëndimit…

Ndërsa Kosovës nuk ja kanë frikën se e dijnë se nuk ka ku të shkojë, por nuk duhet tepruar, sepse edhe teprimi duhet ta ketë një kufi.

Ndërsa kur jemi te CEFTA duhet thënë se kjo është Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë e cila përfshinë Evropën Qendrore, e cila përbëhet nga shtatë shtete anëtare që nga 1 janari 2007: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia (vendet e Ballkanit) si dhe Moldavia. Qëllimi i CEFTA-së është ulja e tarifave (doganore) dhe barrierave jotarifore për tregtinë. Pjesëmarrja në CEFTA konsiderohet si parakusht për anëtarësimin e mundshëm në Bashkimin Evropian (BE). Shtetet e mëposhtme të CEFTA-së kanë statusin e kandidatit për në BE në vitin 2023 ishin: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Moldavia (negociatat e anëtarësimit në BE thuhet se është dashtë të zhvillohen në vitin 2023, por nuk kanë përfunduar me: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë). Para anëtarësimit në BE, shumë shtete të mëvonshme anëtare janë futur së fundi në ekonominë e BE-së përmes CEFTA-s (përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kroacinë, Hungarinë).

Pra, absurditeti i llojit shihet se Kosova nuk figuron askund se do nis bisedimet për anëtarësim me BE-në, ndërsa dëshirojnë që ta ndëshkojnë në vend se ta shpërblejnë për luftën kundër korrupsionit, ekonomisë informale dhe kontrabandës me mallra dhe importime që e rrezikojnë sigurinë në vend. Tani për tani nuk thuhet as nuk parashihet askund se Kosova do të jetë kandidat për anëtarësimin në BE. Sikur po bëhet që njëherë të aterojë Serbia në BE dhe pastaj Kosova si pjesë e saj, përndryshe nuk kuptohet kjo sjellje jokorrekte ndaj Kosovës. Si në aspektin e CEFTA-së, por edhe të anëtarësimit në BE Kosova trajtohet jo si shtet por vetëm në kuptim të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Harrohet se Kosova është shpallur shtet i pavarur, i njohur nga 117 shtete dhe vendimin e GJND-së. Berlini zyrtar akoma nuk ka dal me një deklarim sesi do të veprojë në këte rast më 14 tetor të këtij viti kur do të mbahet takimi i radhës në Berlin.

Politologu gjerman Alexander Rhotert ka shkruar për gazetën gjermane "Berliner Zeitung" (19.09.2024) duke thekësuar se situata e sigurisë në Kosovë u përkeqësua aq shumë vitin e kaluar, saqë Uashingtoni ndërhyri diplomatikisht. Gazeta shkruan se kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dërgoi njësi ushtarake në Kosovë, SHBA-të ndërhynë. Dislokimi serb përfshinte një dislokim "të paprecedentë" të artilerisë dhe tankeve dhe është "destabilizues", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas ndërhyrjes telefonike të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken, Beogradi tërhoqi trupat e tij. Rritja e forcave mbrojtëse të NATO-së KFOR nga 4000 në 5000 dhe shtimi i patrullave kufitare qetësuan situatën.

Tani e tutje është koha e fundit që perëndimi të përfundojë masat ndaj Kosovës dhe t’i kthehet realitetit në terren. Sa më herët aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat