Rama e tejkaloi sfidën: Mori hapin vendimtar në themelimin e shtetit Bektashian

Opinione

Rama e tejkaloi sfidën: Mori hapin vendimtar në themelimin e shtetit Bektashian

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:56
Sherif Ramabaja

Në orbitën e Ballkanit secili tërhiqet në lëkurën e tij. Gjithsecili mundohet vetëm të rrëmbej, e askujt si shkon mendja të ndaj diçka me tjetrin. Grabitja sikur është në egon e të gjithëve. Si duket për atë ia kanë ndërruar edhe emrin nga Iliri (shqip) në Ballkan (anadollake) .

I vetmi Rama është ai i cili përpiqet për një bashkëjetese, integrim , kufij të hapur, zhvillim, mirëqenie dhe përparim për të gjithë.

Me një lule vështirë të qelë pranvera, po dikush duhet ta bëjë hapin e parë. Përpjekjen e parë e bëri me Albin Kurtin. I propozoi ndarjen. I propozoi Ballkanin e Hapur, I propozoi Asociacionin. Ia hartoi personalisht Draftëstatutin. Dhe, skish kush që e lëvizë nga vendi.

 E qortuan të gjithë. Në këmbë u ngritën ambasadorët Grenell e Hill, Emisarët Eskobar, Borrell, Lajcak etj. dhe s´lëvizi se s´lëvizi.

Askush nuk dinte se ç´kishte. Haradinaj ishte ai i cili më së shumti merakosej për Kurtin. mendonte t´i shkruanin te hoxha, te prifti, te pastori, te djalli, te shtrigat dhe gjithkund, vetëm t´i gjendet ilaçi. Dikush tha, do të ishte mirë që t´i shkruanin te Dallaj Lama në Himalaje, po cili të hipte në 8.000 e më shumë metra.

Të gjithë u dorëzuan: Amerika, Evropa, Azia, Afrika, Amerika Latine, Australia,  Arabia, Lindja e Afërt dhe e Largë, Izraeli, Japonia etj.

Rama kur e vërejti se puna është tejet seriozisht, të rrosh apo të mos rrosh, vendosi ta bëjë përpjekjen e fundit.

Gjithçka donte ta mbante në fshehtësi. Nuk dinin gjë as CIA, as AMAZON, as Holliwood – i, as NASA, as KGB, as SHIKU, e as UDB – ja.

Së pari Rama, në fshehtësi të plotë, e kishte kontaktuar Baba Mondin. Ia kishte qarë hallin e Albin Kurtit. Baba Mondi pa humbur kohë ishte ngjitur në majën e Tomorit. Fluturonte nga njëra kodër në tjetrën, derisa e kishte takuar zotin. Ai shkurt ia kishte propozuar zgjidhjen.

Rama rrëzë Tomorit e priste Baba Mondin, t´ia sillte përgjigjen. Sapo zbriti, Baba Mondi ia tha në vesh.

Rama hipi në aeroplanin që e gjeti dhe drejt e në selinë e OKB. Para gjithë botës e shpalosi zgjidhjen. Shqipëria do ta themeloi Vatikanin mysliman, deklaroi pa e trembur syrin, para të gjithëve .

Ndoshta më quani të çmendur, po aq më bënë. Ne botës i kemi dhënë figura të shquara, kurse tash duam t´ia japim edhe Baba Mondin, zoti i të cilit ndodhet në malin e Tomorit, mal të cilit i ka kënduar Naimi e Çajupi.

Vatikani mysliman i Shqipërisë do të jetë shembull se si duhet trajtuar komunitetet me dashuri. Ata do të kenë të drejtë që ta kenë administratën e tyre, flamurin, vulën, sigurimin inteligjencë, por nuk u lejohet të kenë polici dhe ushtri. Do t´u lejojmë që të mbjellin perime, të kenë blegtori, të merren me bletari, vreshtari për raki dhe pemëtari.

Erdha që t´ua komunikoja këto gjëra para OKB, që ta dijë e tërë bota se cilët janë shqiptarët, përfundoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat