Brutaliteti i Rusisë, shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sulmet ndaj vendeve fqinje!

Opinione

Brutaliteti i Rusisë, shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sulmet ndaj vendeve fqinje!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 shtator 2024 Në ora: 21:20
Ilustrim

Forcat sovjetike çliruan pjesë të Finmarkut Lindor të Norvegjisë në tetorin e vitit 1944.

Disa studiues kryesorë norvegjezë tani theksojnë se kjo ishte më shumë pushtim, se sa një çlirim! Në të njëjtën kohë, është koha për të vlerësuar rezultatin dhe qëllimin e të gjitha memorialeve ruse që janë shfaqur në Finnmark vitet e fundit.

Ishte një Ushtri e Kuqe shumë etnike që kaloi kufirin në Grense Jakobselv më 18 tetorin e vitit 1944, me ushtarë gjithashtu nga Ukraina dhe pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik.

Në retrospektivë, autoritetet ruse kanë qenë shumë të etur për të shënuar këtë ditë dhe Ditën e Çlirimit Rus më 9 maj në Norvegji. Në të njëjtën kohë, ka pasur një nivel shumë të lartë të aktivitetit rus për ngritjen e memorialeve të luftës ruse në një numër vendesh në Finlandën Lindore.

Përkujtimore që vizitohen shpesh nga përfaqësuesit e konsullatës ruse në Kirkenes të shoqëruara nga priftërinjtë rusë dhe fëmijë të veshur si ushtarë nga Yunarmiya.

Yunarmiya është një organizatë “patriotike ruse” e fëmijëve e cila udhëhiqet nga Ministria Ruse e Mbrojtjes. Ata synojnë t'u mësojë fëmijëve rusë (deri në moshën 8 vjeç) për patriotizmin, historinë ushtarake dhe t'i trajnojë ata për të qenë personel ushtarak në të ardhmen, por nuk ka lëvizje nëpër mal!

Në familjen e NATO-s, Norvegjia, ndjehet shumë më mirë sepse marrëdhëniet midis Norvegjisë dhe Rusisë kanë ndryshuar plotësisht dhe për një kohë të gjatë, pasi që Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës.

Vitin e kaluar, përkujtimet e ditës së çlirimit kanë qenë të ndara, përderisa  konsulli rus në Kirkenes e ka drejtuar pjesën e tij si një përkujtim thjesht rus. Së fundmi, më 9 maj të këtij viti, ku shumica dërrmuese e audiencës, Konsulli i Përgjithshëm Konygin dhe njerëzit e tij mbajtën kurorën e Shën Georgit!

Kurora si hark hyri në përdorim përsëri kur Rusia filloi të festonte 60 vjetorin e fitores ndaj nazistëve. Tani ai përdoret nga të gjithë ushtarët pro-rusë në luftën e Ukrainës dhe është simboli i luftës kundër nazizmit, por  në mbështetje të "botës ruse", e cila shtrihet shumë përtej kufijve të Rusisë.

Në luftën e Rusisë kundër Ukrainës fqinje, autoritetet ruse deri më tani kanë sakrifikuar numër të madhë ushtarësh, vullnetarësh dhe komandantësh, flitet se pas 13 shtatorit të këtij viti, shifra ka kaluar 70 mijë persona,(janë të dhëna nga Meduza, Mediazona dhe BBC Russian Service).

Analiza të tjera besojnë se numri është shumë i lartë. Shumica nga të vrarët vijnë nga Gadishulli Kola, i cili përbën pjesën më të madhe të Oblastit Murmansk, rajoni që kufizohet me Norvegjinë. Kjo është gjithashtu zona më e rëndësishme e rekrutimit për ushtarët e rinj rusë që dërgohen në luftë në Ukrainë, por shumë të rinj rusë u arratisën që më parë nga Rusia për t’ju  shmangur dërgimit në luftë.

Politika ruse e kujtesës do të thotë se diçka po ndodh!

Ndërsa fronti i brendshëm dhe ("gutta på skauen") djemt në mal, kishin një rol të rëndësishëm në jug gjatë luftës, pak ose aspak nderim zyrtar norvegjez iu bë partizanëve në Finnmark.

Frika nga Bashkimi Sovjetik komunist e bëri të vështirë për shumë nga partizanët norvegjezë pasi që erdhi paqja. Lufta e Ftohtë ndryshoi imazhin e armikut, komunizmi dhe Bashkimi Sovjetik u bënë imazhi i ri i kërcënimit për autoritetet norvegjeze për shumë dekada.

Kështu që partizanët ranë viktimë e faktit se shërbimi ndaj Rusisë gjatë luftës shkatërroi reputacionin e tyre. Fotoja e re e mbikëqyrjes për autoritetet norvegjeze bëri që shumë partizanë të dyshonin. Është një turp që do të thotë se u desh shumë kohë para se partizanët të merrnin ndonjë njohje apo falënderim dhe nderim zyrtar nga autoritetet norvegjeze për përpjekjet e tyre gjatë luftës.

Për vendet e NATO-s dhe Norvegjinë, fjalimet e Putinit, për një rend të ri botëror, janë tani më shumë se një shkak për shqetësim. Një rend i ri botëror ku Rusia nuk po lufton vetëm për lirinë e Rusisë, por për atë që ai pretendon se është një botë e re e lirë. Sipas presidentit rus, diktatura nga SHBA/Perëndimi është gati të kalbet. Putini e ka përshkruar vazhdimisht luftën kundër Ukrainës si një provë prokure përpara betejës midis vendeve perëndimore dhe Moskës.

Prandaj, politika e përsëritur e qëllimshme dhe e synuar me përkujtime nga Putini është një kërcënim i ri, prandaj këtë duhet marrë seriozisht.

Qeveria ekspansioniste në Rusinë e sotme përbën rastin më të mirë, të një kërcënim të ri të madh të inteligjencës për vendin e NATO-s, Norvegjinë, kurse në rastin më të keq, edhe diçka shumë më serioze.

Përkujtimoret në Finmarkun Lindor përdoren qëllimisht nga autoritetet ruse për të konfirmuar një "përkatësi" gjeografike të Rusisë së sotme. Udhëtimet propagandistike të Konsullit të Përgjithshëm Konygin dhe njerëzve të tij deri në një memorial më të ri rus në Sørøya në West Finnmark kanë një kuptim dhe një vlerë për autoritetet ruse. Nuk bëhet fjalë për shënimin e përpjekjeve të partizanëve norvegjezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo për një përplasje të vetme avioni me një Katalina amerikane në ishullin jugor, ku vdiqën gjashtë pilotë sovjetikë me uniformë amerikane.

Lojë propagandistike e Putinit!

Udhëtimi në Finnmark me priftërinj ruso-ortodoksë dhe fëmijë ushtarë nga Yunarmiya ruse me uniforma ushtarake dhe me flamuj me shenja nga Flota Veriore është pjesë e një loje më të madhe propagandistike të Putinit. Jo rastëdisht ky synon Norvegjinë dhe norvegjezët, por edhe popullsinë dhe simpatizantët e tyre në Norvegji.

Që kur Vladimir Putin erdhi në pushtet, historia është përdorur për të ndërtuar ambiciet e reja të politikës së jashtme të Rusisë. Ajo vendos politikën agresive ruse të kujtesës, në vendet fqinje në një dritë të re. Në Balltik, Ukrainë, Poloni dhe Republikën Çeke, heqja ose ripërcaktimi i simboleve dhe monumenteve ruse është përdorur në propagandën e Kremlinit. Sipas Kremlinit, bëhet fjalë për një falsifikim me qëllim të keq nga forcat anti-ruse në Perëndim. Hulumtimet tregojnë se pranimi i heshtur i memorialeve ruse interpretohet në Rusi si pranim i narrativës së Kremlinit. A mund ta pranojnë këtë në Finnmark dhe Norvegji?

Kjo lojë ruse gjithashtu krijon trazira dhe mosmarrëveshje në Finnmark. Kjo ishte e lehtë të vërehej në një takim publik në Vardo, ku profesorët e historisë Kari Aga Myklebost dhe Stian Bones dhanë një leksion mbi politikën ruse të kujtesës në shtator.

Stian Bones filloi duke theksuar se autoritetet ruse kanë një politikë të ndërgjegjshme të kujtesës për të ndikuar në Norvegji edhe ndaj norvegjezëve. Ai theksoi se është e rëndësishme të pranohet se Norvegjia dhe Rusia ishin aleatë në luftën kundër Gjermanisë naziste. Sipas Bones, është po aq e rëndësishme njohja e partizanëve norvegjezë që morën pjesë në Finnmark kundër nazistëve, me udhëheqjen ruse.

Megjithatë, Bones theksoi qartë se ka një kufi për atë që mund të pranohet sot nga pala ruse. Ai theksoi se nuk mund të pranojmë për atë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, që sot kjo të shtrembërohet dhe keqpërdoret nga Rusia. Jo se kjo do të thotë se të gjithë rusët kanë këtë qëllim, porse autoritetet ruse padyshim e bëjnë këtë qëllimisht në aspektin propagandistik.

Tani bëhet fjalë thjesht për një politikë që ndiqet mbrenda në Rusi dhe njëkohësisht e njëjta shfrytëzon dhe manipulon qytetarët e saj. Këto falsifikime të historisë shoqërohen me sakrificën e një numri të madh ushtarësh të rinj në vijat e frontit.Të gjithë jemi në dijeni se kjo është duke ndodh në një Rusi, por zërat kritikë shuhen shpejt dhe njerëzit për habi bien nga dritaret ose zhduken nga faqja e dheut!

Një Rusi ku Sergej Karaganov, kreu i grupit rus të mendimit SVOP, së fundmi mbrojti "një sulm të kufizuar bërthamor" kundër një vendi të NATO-s.

Një sulm bërthamor që, sipas tij, do të tregojë se SHBA po nxjerr bllof kur pretendon se aleatët e vendit mbrohen nën një ombrellë bërthamore amerikane. Sipas Karaganov, një sulm i tillë bërthamor duhet t'u tregojë të gjithë armiqve aktualë të sotëm dhe të ardhshëm se Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore. Karaganov njihet si këshilltar i ngushtë i Putinit.

Përshkallëzimi i politikës së kujtesës!

Hulumtimet e fundit norvegjeze tregojnë se nuk ishte e rastësishme që Bashkimi Sovjetik u zhvendos në Finnmark për të shpëtuar popullsinë civile në vitin 1944. Sot dihet gjithashtu se Konsullata e Përgjithshme Ruse në Kirkenes intensifikoi shtytjen e  "politikës së kujtimit" në vitet 2015, 2016. dhe 2017. Më vonë, nga viti 2019, Konsulli i Përgjithshëm *Nikolaj Konygin zgjeroi edhe më tej politikën ruse të përkujtimit në veri, duke vendosur kurora lulesh pothuajse në të gjithë Norvegjinë veriore. Gjithçka e fotografuar dhe përshkruar siç duhet për publikun e shtëpisë, në Rusi.

Në shumë mënyra, komunat norvegjeze i kanë lejuar vetes të drejtohen për të marrë pjesë në një koncept të iniciuar nga Kremlini që "dëshmon" se komunat norvegjeze mbështetën narrativën e Rusisë dhe të Kremlinit se Rusia shpëtoi Evropën nga nazizmi është një rrëfim i përdorur për të justifikuar sulmin ndaj asaj që rusët e quajnë një Ukrainë naziste.

Ishte kjo politikë monumentale ruse përkujtimore që këshilli bashkiak në Vardø donte t'i jepte fund duke vendosur të heqë disa nga memorialet e iniciuara nga Rusia në këtë komunë, por mbështetja partizane në Kiberg është memoriali zyrtar norvegjez dhe duhet lejuar të qëndrojë, theksoi kryebashkiaku.

Në takimin në Vardo në shtator, profesorët e historisë Kari Aga Myklebost dhe Stian Bones ishin mjaft të qartë se Bashkimi Sovjetik po përpiqet të zgjerojë rëndësinë e përpjekjeve të Rusisë gjatë çlirimit të Finnmarkut. Më parë u tha edhe nga pala ruse se çlirimi vlente për të gjithë Finnmarkun, ose për të gjithë Norvegjinë Veriore.

Mesazhi themelor gjatë Luftës së Ftohtë, nga pala ruse, ishte se Bashkimi Sovjetik nuk ishte kërcënim për Norvegjinë veriore. Imazhet e kërcënimit që ekzistonin në marrëdhëniet me Rusinë ishin, sipas rusëve, të iniciuara nga pjesët jugore të Norvegjisë, të cilat ishin nën ndikimin amerikan.

Me Rusinë e sotme dhe Kremlinin të freskët në mendjet tona, është koha që të gjitha bashkitë në Finnmark të bëjnë një pastrim dhe orientim të realitetit, që lidhet me kontaktin e politikave të kujtesës dhe bashkëpunimin me Konsullatën e Përgjithshme Ruse.

Sot, mbi 65,000 ukrainas jetojnë në Norvegji. Shumë janë refugjatë nga një luftë mizore me humbje të mëdha nga të dyja palët.

Një protestë e dukshme kundër luftës së Putinit në Ukrainë simbolizon me një furgon verdhë-blu që është gjithmonë dukshëm i parkuar në vendet qendrore në Kirkenes. Ngjyrat e makinës janë flamuri ukrainas me tekstin "STOP WAR STOP PUTIN". 

Pronari i makinës jeton prej shumë vitesh në Norvegji, me rrënjë nga Shën Petersburgu rus. Ka pasur edhe disa protesta para konsullatës ruse në Kirkenes, që kur Rusia filloi luftën.

Protestat kundër dhe dënimi i luftës së pamëshirshme të Putinit kundër Ukrainës në Lindjen e Finnmaru,  janë ndjerë në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë... Frode N. Børfjord, redaktor politik për iFinnmark, Finnmarken, Finnmark Dagblad, Finnmarksposten, Sør-Varanger Avis dhe Hammerfestingen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat