Hipja sipër dhe çakëllima

Opinione

Hipja sipër dhe çakëllima

Nga: Bekim Rexhepi Më: 25 shtator 2024 Në ora: 21:55
Bekim Rexhepi

Nëse Enver Hoxha dikur dhe i vetëm e mbajti Shqipërinë në jetë ishte nën siglën: “Drapër e Çekan”. Kurse Edi Rama sot dhe jo i vetëm po e mbanë Shqipërinë në jetë nën siglën: “Kanabis dhe Drogë”  Një Shqipëri me një ekonomi të vogël nuk premton një hovë shtetëror, një Shqipëri që mbijeton, pa kultivimin e Drogës dhe Kanabisit.

Intervista e radhës në mediat jo shqiptare e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi zgjoi frustërim të thellë tek shqiptarët e Kosovës sepse Rama tha se: ” ka ardhur koha qe Serbisë ti epim atë çfarë i takon në Kosovë, duhet mos vonuar që ti epet assosacionin serb të komunave me shumicë”.  Thua ti se Rama është 100% zëdhënës i Vuqiçit dhe përkatësisht i Serbisë. Këtu në vend se të shqetësohet për shqiptaret e komuna ve shumicë shqiptare në Serbi, për ta të fliste për ndonjë asosacion atje, jo këtë nuk e bënë sepse duhet dëshmuar se është zëdhënës i Vuqiçit.

Se agjenda e Edi Ramës nuk është shqiptare edhe përse është në krye të shtetit tregon edhe insiativa e tij për e çmendur e “Krijimit të shtetit bektashi në Tiranë, e ngjashme si ajo me shtetin e  Vatikanin”. Pra definitivisht një çmenduri e njeriut që i prinë shtetit Shqiptar, pra Shqipëria prej një shteti ateist duket se do të përfundoi tek një shtet islamik. Le të pyesim se kujt i shërben kjo insiativë, padyshim dhe pa hamendje se i shërben Serbisë sepse Serbia kur nuk mund të kaloi politikisht në Kosovë provon me religjion.

A e ka nxitur Vuqiçi, për këtë insativë Ramën në mënyrë që të përmbush synimin serb? A është një parapërgatitje e Edi Ramës që pas mandatit të ikën në Serbi, sepse vetëm atëherë kur të ketë përmbushur synimet e Serbisë mund të garantohet strehimi i tij në Serbi?. Këtu harron Rama se Serbia me Gjingjiqin e dërgoi në Hagë Millosheviqin, pra gabohet me premtimin e Serbisë në rastin më të keq të strehimit të tij në Serbi. Hasmëria e tij më Kosovën ka marrë neveritje kombëtare, por qe atij vetvetiu i duket kompleksitet politik i shqiptarëve qe se kuptojnë politikën siç duhet dhe si ay.

Nëse Enver Hoxha dikur dhe i vetëm e mbajti Shqipërinë në jetë ishte nën siglën: “Drapër e Çekan”. Kurse Edi Rama sot dhe jo i vetëm po e mbanë Shqipërinë në jetë nën siglën: “Kanabis dhe Drogë”  Një Shqipëri me një ekonomi të vogël nuk premton një hovë shtetëror, një Shqipëri që mbijeton, pa kultivimin e Drogës dhe Kanabisit.

Nuk arrij të kuptoi se si shpatarët e Shqipërisë janë kaq të vrarë në moralin e tyre politik, heshtja përballë realitetit të Shqipërisë dhe jo vetëm fatit të saj do të duhej të mos i lente të qetë. Qetësia e shqiptarëve po e vret Shqipërinë nga brenda, ata po tregohen inferior me politikën e Edi Ramës dhe të Shqipërisë karshi fatit kombëtar në Ballkan. Hipja sipër shtetit dhe çakëllima e tij politik prej një sensasivi antishqiptar përbën rrezik për të ardhmen, kjo mund të mos besohet sot por realisht nesër bëhet realitet sepse puna tij po shihet përditë e me diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat