Nëse klubi është i rreshtuar në anën e shtetit gjenocidal, Serbisë, jo të “urinoj” para dere por, do ta bëjë edhe “nevojën e madhe”

Opinione

Nëse klubi është i rreshtuar në anën e shtetit gjenocidal, Serbisë, jo të “urinoj” para dere por, do ta bëjë edhe “nevojën e madhe”

Nga: Hafiz Shala Më: 26 shtator 2024 Në ora: 10:05
Autori Hafiz Shala

Zoti Ambasador, po përdorni shprehje të pavend, duke i sjellë SHBA-të në atë klub të cilit nuk i takoni, por Bashkimit Evropian. Nëse ju doni ta pranoni statusin e atij klubi që është në kundërshtim me interesat e Dardanisë dhe parimet amerikane, atëherë ia pafshi hairin. Po iu pyes se, a do t’i përdorni këto shprehje ndaj Vuçiqit i cili pret të bëhet pjesë e atij klubi?! Pres përgjigjen.

“Nuk keni faj” se jeni mësuar me ish kasten hajduto - tradhtare të Republikës së Dardanisë të cilët, falën territore, e vjedhin pa meshirshëm shtetin e popullin e vet, duke u mbajtur e thirrur në emer të Amerikës. Ata, ishin në gjendje të bëjnë lëshime dhe koncesione ndaj Serbisë prandaj edhe nuk befasohem nga ish i dërguari special për Dardaninë, Richard Grenell kur deklaron se, si te vijë Donald Trump në pushtet do ta nxjerrim Hashim Thaçin nga burgu i Hagës. Po pse ai angazhim për Thaçin i cili i pranoi kërkesat e Serbisë për ndarje nën përkujdesjen e Donald Trump, mik i Putinit, Viktor Orbanit e Dodikut, i cili, nuk ishte i qartë kur u pyet gjatë debatit ne mes kandidatëve për President të SHBA-ve se, a jeni për fitoren e Ukrainës, ai u shpreh së, është për ndërprerje të luftës. Ambasador, sa po duket po shkoni gjurmëve të Richard Grenelit i cili bashku me opozitën me të cilin ju po bashkëpunoni për t’i sjellë në pushtet, bëri komplot duke e rrëzua Qeverinë Kurti i për t’u kthyer më e fuqishme në historinë e zgjedhjeve normale e demokratike në Republikën e Dardanisë.

Deklarata e juaj, është deklaratë, përçarëse të spektrit politik e shtetëror në mënyrë të hapur. Tani, opozita, të ashtuquajturit (b) analistë dhe disa mjete të informimit të financuara nga Serbia, do të ulërijnë pa ndërprerë duke u thirrur në deklaratën tuaj sikur të ishit Guvernator i Republikës së Dardanisë. Ambasador, edhe t’i edhe ambasadori Hill në Beograd, jeni rreshtuar sipas deklaratave tuaja, në anën e Serbisë kriminale e gjenocidale duke e akuzuar e duke i kërkuar viktimës e cila që 25 vite pret nga Serbia t’i kthejnë mbetjet mortore të mijëra viktimave nëpër varrezat masive për të cilat, me së miri i di ish ministri i (dez)informatave dhe bashkëveprimtari i krimeve ndaj shqiptarëve Sllobodan Millosheviqit, kryetari aktual serb Aleksandër Vuçiq.

Me vjen rëndë kur, Vuçiqi, tallët dhe sillet në menyrë poshtëruese ndaj SHBA-ve ambasador i të cilës je ti e unë shtetas i këtij vendi i cili, as nuk i përfill vendimet e juaja për personat e shpallur nongrata, as për tre shtetas amerikanë siç ishin vëllezërit Bytyqi të vrarë nga personi i cili lirisht shëtitet nepër Serbi si dhe, sulmit terrorist ndaj Dardanisë duke u mjaftuar me deklarata se, e gjykojme, kërkojme, sygjerojme etj. Shpesh edhe duke na barazuar si viktime ashtu siç bënë BE-ja e cila, tani pas takimeve maratonike të dështuara rreth bisedimeve Dardani-Serbi pasi, BE-ja haptas u rreshtuar në anën e Serbisë, duke na venë sanksione me tentim të shtimit edhe të tjera ndërsa, ju deklaroni si masë ndëshkuese shtesë edhe suspendimin e trajnimeve të përbashkëta të policisë me shtetet tjera. Rrena (qëllimisht po e them rrenë) publike në emer të Evropës së, “Serbia e ka tërhequr letrën e ish - Kryeministres Bernabiq që u vërtetua se ishte rrenë e Lajçakut njeriut të Serbisë, i cili bashkë me Borrel, të dytë të ardhur nga shtetet mosnjohëse të Dardanisë, që në start është parë qartë së do të dështojnë.

Ambasador Hovenier, me vështirësi po e dëgjojë të njëjten teori sikur atij të vasalit, tradhtarit dhe anti shqiptarit të përbetuar, Edvin Kristaq Rama, njeriu i përkëdhelur nga ju dhe Evropa për interesa tuaja gjeopolitike e në dëm, jo vetëm të shqiptarëve të Dardanisë por të kombit shqiptar, kur deklaron së Serbisë duhet dhenë diçka.

Çka është ajo diçka që po u dashka me i dhenë shtetit kriminal e gjenocidal ose, pakicës serbe e cila është pakica me e privilegjuar në rruzullin tokësor krahasuar me pakicën shqiptare në Dardaninë Lindore, Preshevé, Medvegj e Bujanovc të cilët ende nuk i gëzojnë të drejtat elementare, humane e njerëzore me qellim të eliminimit të tyre duke ua fshijë adresat, duke ua ndaluar përdorimin e gjuhës amtare dhe simbolet kombëtare.

Ambasador, me veprimet e juaja, thjeshtë jeni orientua krah opozitës hajdute që edhe ti ke informata për te gjitha veprimet e tyre por, si zakonisht, nëse doni të depërtoni me arritjen e qëllimeve për interesa gjeostrategjike për juve përmes kurrizit të krusur të Republikës së Dardanisë, atëherë si gjithmonë nga praktikat e deritanishme, bashkëpunoni dhe i afroni njerëzit të komprometuar, të korruptua e të shitur të armiku i ynë Serbia të cilët janë gjithnjë te gatshëm t’u thonë “lepe piqej zotëri”. Prandaj, kërkimi i kthimit të ish bashkëpunëtoreve të Serbisë dhe Shërbimit Sekret të Francës, premtuesja veriut të Dardanisë Serbisë në bashkëpunim me Hashim Thaçin në vitin 1999, e ndanë veriun duke vazhduar me zyrtarizmin me ndihmen e Trump e Grenel në Shtepinë e Bardhe por, për fat, Thaçit iu ndërpre udhetimi për hir të akuzave nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Hagës për të cilën ai ishte personalisht angazhuar që kjo gjykatë raciste të votohet në Parlament ashtu siç edhe ndodhi për ta shpëtuar lëkurën e tij ndaj akuzave të rënda, që dyshimet sa vinë e shtohen sepse ai disa herë fshehuri ishte shkuar në Hagë për ta shpjeguar gjoja pa fajësinë e tij. Dëshiroj që të dal i pa fajshëm ashtu siç edhe konsiderohet deri në përfundimin e epilogut.

Ambasador, me standarde të dyfishta gjithnjë në favor të Serbisë e cila, dje në seancën e OKB-së ua hodhi shqelmat duke iu thënë se “nuk është shërbëtor as i Rusisë e as i SHBA-ve”. Në të vërtetë ai është shërbëtori i Rusisë ndërsa, me juve tallët dhe u ngrehë për hunde duke iu mashtrua ashtu siç e bënë sipas zhdërvjelltësisë së sajë. Ambasador, deklaratat se jemi me popullin e Dardanisë duke e kundërshtuar shtrirjen e sovranitetit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit jo vetëm në veri, por në tërë territorin e Dardanisë, miratimi i Ligjit mbi Konfiskimin e Pasurisë së jashtëligjshme, i ka tërbuar opozitën e korruptuar e hajdute e pa meshirshme, të cilët, për ta shpëtuar pasurinë, në tentim të marrjes së pushtetit, janë në gjendje që, Serbisë t’ia bashkëngjiten veriun ashtu siç i falen 8200 hektarë Malit të Zi. Z. ambasador, nëse doni ta zgjidhni problemin me Serbinë, atëherë, e keni të sigurt, nëse këtë opozitë të dirigjuar nga udheheqësi i Kolonës së V-të shqiptare Edvin Kristaq Rama, do t’i realizoni synimet e juaja, ama, nuk jam shume i sigurt që populli shqiptar do t’ua voton.

Ambasador, mos e lejoni që SHBA-ja të nëpërkembët nga BE-ja e cila, jo e gjitha është kundër Rusisë hegjemoniste.

Qëndrimet e juaja, nuk koincidojnë me vullnetin dhe parimet e populli amerikan dhe përcaktimeve të Legjislativit, përfaqësuesve të popullit që përmes politikave të Departamentit të Shtetit, jo rrallë janë në diskrepancë.

Veprimet e Qeverisë dhe pushtetit, nuk janë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe parimit të shtetit demokratik dhe vendimeve paraprake ndërkombëtare siç janë marrëveshjet dhe pajtimet siç është rasti i urës simbol i ndarjes që sipas kërkesë suaj( mendoj në QUNT) nuk u hap në shenjë respekti dhe besoj situatës së shpjeguar nga Ambasadori Burns Drejtor i CIA-s.

Si do të veproni ju po të ishe i zgjedhuri i këtij populli z. Ambasador i cili edhe pas 25 viteve lirie të arritur edhe me ndihmën e SHBA-ve, duhet me iu nënshtrua kërkesave e apetiteve gllabëruese deri të ri-okupimi të Serbisë për çka, ky popull është i gatshëm të sakrifikoj çdo gjë ashtu siç bëri UÇK-ja.

Z. Ambasador, fjalori i juaj i përdorur publikisht, nuk përkon, as me rregullat demokratike, diplomatike e as parimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjegjësia e juaj si përfaqësues i shtetit me të fuqishëm në botë për fjalën publike në cilësinë në të cilën jeni, është e dëmshme me pasoja jo të vogla sepse, është mendim im i lirë dhe personal së, qëllimet, nuk janë në favor të Republikës së Dardanisë as popullit shqiptar i saj.

Presionet ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit, posaçërisht nga BE-ja, janë presion për të lëshuar pe para kërkesave të Serbisë përmes diktatit të Rusisë. Z. Ambasador, ne kemi thënë që jemi të gatshëm të falim por jo kurrë të harrojme, sikur Serbia të ishte shtet normal, human e njerëzor e cila do të pendohej e këronte falje, raportet në mes të dy shteteve, do të ishin krejtësisht ndryshe. Populli, kur janë në pyetje raportet me Serbinë dhe masat kundër krimit, korrupsionit dhe shtrirjes së sovranitetit, me të drejtë, do të jetë në anën e Qeverisë.

Kjo opozitë ka qenë në lidhje biznesore, politike dhe mafioze me kriminelin Radoiqiq i cili, nuk do të heshtë duke i zbuluar detalet që për ata që kanë bashkëpunuae ngushtë me të, do të jetë fatale për ta por, në të mirë të Republikës së Dardanisë.

Z. Ambasador, shpesh përmendni garancione rreth bisedimeve me Serbinë dhe statutin e rrezikuar të Dardanisë nga Serbia përmes pakicës serbe, kur e paramendoj garancionin ndaj Ukrainës i cili u shpërfill nga Rusia cariste e Putinit që rezultoi me këtë që po ndodhe Ukrainë, sitë mos jemi të shqetësuar.

Z. Ambasador, me ardhjen eventuale e Donald Trump në krye të Amerikës, Dardania mund të jetë e rrezikuar ashtu siç ishte e rrezikuar në vitin 2020.

Z. Ambasador, populli i Dardanisë kërkon nga ju asgjë tjetër, vetëm që të jeni real bile, edhe pse viktime, të kemi trajtim të barabartë në bisedimet e ardhshme të udhëhequr nga lidershipi i ri me shpresë, i pa anshëm e jo si deri tani. Ambasador, populli shqiptar, shpresën e ka pasur, e ka dhe do ta ketë në Amerikën, pa marrë parasysh sjelljet e disa “çinovnikëve” të Departamentit të Shtetit.

Hafiz Shala

New York

25 shtator 2924

PS. Autori është anëtar i Bordit Ekzekutiv i LQSHA më tepër se tri dekada, si dhe publicist e autor i katër librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat