Si u “zhdukën” pesë milionë euro nga “fondi i 3%” a do të japin llogari Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi!?

Opinione

Si u “zhdukën” pesë milionë euro nga “fondi i 3%” a do të japin llogari Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi!?

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 shtator 2024 Në ora: 10:42
Autori Faton Mehmeti

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në ekzil, gjykimi në rastin “Fondi 3%” ka dështuar për herë të dytë. Ky rast është veçuar më shumë se gjashtë vjet më parë.

Në vitin 1993, në Tiranë u themelua “Banka Dardania”, e cila kishte si qëllim mbledhjen e kontributit prej 3% nga emigrantët shqiptarë për të mbështetur qeverinë e Kosovës. Kapitali i kësaj banke ishte regjistruar si pronësi e qeverisë së Kosovës, dhe deri në vitin 2002, ky fond kishte arritur vlerën e 5 milionë eurove.

Banka u shitet në vitin 2005 për 5 milionë euro një grupi italian të investimeve, me Bujar Bukoshin që firmosi si shitës. Megjithatë, ende nuk dihet se ku përfunduan këto para, kush i mori ato dhe ku shkuan. Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, ish-ministër në qeverinë e Bukoshit në ekzil, mund të zbulojnë këto mistere. Bukoshi ka refuzuar të japë qasje në dokumentet e fondit, duke thënë se kjo çështje është e mbyllur për të, ndërsa Isa Mustafa nuk ka pranuar të komentojë.

Prokuroria duhet të nxjerrë në dritë të vërtetën, pasi është përfolur shumë, por asnjëherë nuk ka dalë në shesh. Jo vetëm Bukoshi, por edhe Isa Mustafa duhet të thirren për “Fondi 3%”, dhe me çdo kusht duhet të japin llogari për të gjitha paratë që janë mbledhur në emër të luftës dhe nuk dihet ku kanë shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat