Edi Rama, krye baba-kurthi shqiptar

Opinione

Edi Rama, krye baba-kurthi shqiptar

Nga: Dedë Preqi Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:29
Autori Dedë Preqi

Nuk mund të mos i referohemi një fantazie të shpikur të Edi Ramës, i cili e shfaq në pushtetin e tij të pafundmë, kriteret e të cilit nuk burojnë nga mësimet e arsyeshme njerëzore, por janë shfaqje jo rastësisht në rrethana të prekshme dhe të kryqëzuara ku do në shoqërinë tonë shqiptare.

Edi Rama, e hap një kapitull të ri të historisë shqiptare sa i përket kompetencave të religjionit, duke propozuar Sovranitetin e Urdhrit Bektashi, brenda shtetit shqiptar, dhe atë për ta njohur ndërkombëtarisht këtë sekt fetar në Tiranë, që ka domethënien e krijimit të një shteti brenda shtetit shqiptar, në modelin e « Vatikanit ».

Kryeministri shqiptar Edi Rama, shkon deri edhe në Njujork, dhe në OKB, duke e propozuar një projekt të tillë brenda shtetit shqiptar, duke e ndezë dhe më shumë urrejtjen nder fetare në mes myslimanëve dhe bektashianëve, por edhe duke shpërfaqë një gjendje rreziku edhe për vendet e rajonit, ku atmosferat e rrymave të tilla fetare janë duke e pritë një shpërthim të mundshëm për të realizuar programet dhe shtetin e tyre.

Nuk do mbushet mend ky njeri, duke e lozur shpeshherë edhe rrolin e djallit, si dhe të psikopatit, për deri sa përmes lojërave të tilla i lejohet të nëpërkëmbët kombi shqiptar dhe sikur nuk ekziston e mundur një negirencë që e parandalon me ekzibicione të tilla antikombëtare, duke e konsideruar si të pa prekshëm dhe shqiptarëve duke ua përcaktuar rrugëtimin dhe të ardhmen e tyre.

Nuk mund t’i besohet në këtë mënyrë rroli i një kryeministri të tillë, i cili akoma nuk e ka të qartë rrolin e vet, që në realitet edhe këtë besim, ky kryeministër nuk e ka fituar me meritë dhe me votën e lirë të qytetarëve, por dredhitë dhe prapaskenat e tij kanë realizuar qëllimin e këtij kryeministri, i cili për të mbetur i përjetshëm me gafet e tij e shpiki edhe një monstrum të llojit të tillë, duke futur përçarje ndër fetare.

Nëse përqendrohemi në rrolin e kryeministrit Rama, drejtë situatës dhe problemeve të Kosovës me me Serbinë, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, një « mik » i veçantë i Edi Ramës, përmes të cilit luhen lojra të pista dhe të dyshimta karshi Kosovës, duke pasur parasysh se kush është Vuçiqi, i cili po luan edhe me fatin e shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë edhe me fatin e tërë Ballkanit perëndimor, ku bënë pjesë Kosova edhe Shqipëria.

E gjithë kjo që duket në sipërfaqe të politikës serbe është më shumë se një humnerë e përgjithshme e kombit shqiptarë pa dallim, dhe përveç asaj që fshihet brenda kopertinave të planeve të Edi Ramës, i cili së bashku me Hashim Thaçin, bënë plane ta ndajnë Kosovën, pastaj të krijojnë një «minishengen » me Vuçiqin, përmes « Ballkanit të hapur » dhe mbas këtyre dështimeve, Edi Rama, krijon idenë e krijimit të një shteti Bektashie, brenda shtetit shqiptar, që është lufta e tij e fundit, për të ia lidhë « thesin » historisë së të zezave të tij.

Filozofia dhe largëpamësia e Edi Ramës, duket aq e gjerë sa nuk sheh para hundëve të veta, duke aluduar se bota përkufizohet në forma të përcaktuara dhe sipas ëndjeve dhe dëshirave personale, ku edhe marrëdhëniet ndër njerëzore organizohen në bazë të këtyre paragjykimeve, duke harruar se astronomia ka zbuluar edhe më shumë se aq, se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo dielli rreth tokës.

Edi Rama, po shihet qartë se, sikur po rrotullohet rreth « mullarit » të Vuçiqit, duke e kthyer rrolin e tij në shërbim të këtij krimineli serb, i cili e ndien vetën të fortë dhe të guximshëm të përballet me tërë bashkësinë ndërkombëtare për të mos u bindur interesave dhe sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, që po bënë një luftë të pa drejtë ndaj popullit të Ukrainës.

Edi Rama, sikur do mbetët i pa harruar në historinë shqiptare, në rend të parë si një tradhtar i pa shoq ndaj proceseve të Kosovës, dhe marrëdhënieve me Serbinë, duke u dëshmuar si një mik i ngushtë përkrah Vuçiqit, armikut më të famshëm dhe më të rrezikshëm të shqiptarëve pa dallim, njëherazi Edi Rama, do mbetët në analet e historisë kombëtare si « krye- kurthi » e këtij populli dhe kombi.

Përveç kësaj te Edi Rama, gjejmë një pabesi të pa fundme në kohën moderne të shqiptarëve, dhe një lojë e dyfishtë, e cila në njërën anë e mohon fetarinë si besim të caktuar, ndërsa në anën tjetër i lë vetës meritat e një personaliteti të madh, gjë që e bënë të pa sigurt një rrugëtim të tillë, të cilin e ka shpikur për të përfituar ndoshta një ditë ndonjë titull të madh fetar, sepse tituj politik i kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat