Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpresin çdo komunikim me diktatorin Rama. Shqiptarët nuk mund të ngrihen dot, nuk e kanë më frymën vitale të qytetarisë perëndimore. Arsyeja është frika. Nuk ngrihen pasi këto gjyqe publike, nuk janë vetëm për të dënuar zërat më të ashpër karshi qeverisë, por edhe për të trembur masat. Në Shqipëri ka frikë, ka frikë totale, pasi askush nuk do t'i pritet rroga, vendi i punës, i nuses apo djalit etj., askush nuk do policinë tek dera. Rrezik kanë shohin nga mbrapa, kanë frikë të flasin, të ecin me duart në xhepa.
Gjyqet publike filluan që me aplikimin e sistemit të votimit në 2017, burgosjen e liderit të opozitës, marrjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, sot burgosjen e një tjetër deputeti. Të dënohesh në Shqipëri për shpifje është totalisht koncept kremlinian. Kjo është arsyeja që nga muri i rrjeteve të tia sociale, me një frymë propagandistike diktatori Rama foli për një kancer social, ku në fakt ai është babai i kancerit shqiptar.
Shumë masiv siç edhe është, rrudhaxhi e thinjaxhi i regresit, stanjacionit, burgosjeve dhe internimeve, bën për çdo ditë vepra penale, ku nëpërmjet mestastazave të tia ka prekur trurin e çdo shqiptari. Sot në Shqipëri metastazat e kancerit të diktatorit kanë kapur edhe institucionet themelore ,si, policia, prokuroria, gjykatat sikur të ishin ndërrmarrje prodhojnë ngjarje dhe dëshmitarë të rremë, kësisoj shqiptarëve u ka vajtur barku në kurriz.
Ka një mendësi totale prej frikës ku gjithkush mund të dënohet mjafton që diktatori t'a shpalli armikun e klasën. Nesër do dënojnë edhe Sali Berishën, hiqeni nga mendja se do ta gjykojnë drejt. Madje prej frikës do fërkojnë duart edhe masat, si e si t'i bëjnë qejfin vrazhdësisë me buzëqeshje të diktatorit. Shqiptarët janë budallepsur, u janë mpirë trutë, nuk e kanë më, idenë e drejtësisë. Duhet ta kuptoni përfundimisht se nuk mban më, diktatori Rama nuk përmbyset me asnjë palë zgjedhje, me asnjë sistem zgjedhor, me asnjë lloj debutimi gjoja të rinjsh e të vjetër, pasi demokracia aty nuk ekziston. Kësisoj duhe vendime të forta, protesta pa kufizime etj. Kur një qeveritar cënon territorin kombëtar, pa gajle, pa pjerdhur për kushtetutë etj., kokat e njerëzve i ka si kokrra rrushi. Eshtë koha t'i kthehemi parrullave, ja liri, ja vdekje. Asnjë marrëveshje me diktatorin!