Dӫshtimet e Pӫrparim Rames. A ka inspekcion Komuna e Prishtinӫs!...

Opinione

Dӫshtimet e Pӫrparim Rames. A ka inspekcion Komuna e Prishtinӫs!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:57
Ismail Muçiqi

Shӫndeti i qytetarӫve tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs po atakohet nga konsumimi i mallrave ushqimore tӫ dyshimta tӫ cilat importohen nga vendet e ndryshme pa ndonjӫ kontroll sanitare nga organet kompetente tӫ Shtetit. Se me tӫ vӫrtetӫ sӫmundjet e ndryshme kanӫ depӫrtuar nӫ familjet tona mӫ sӫ miri tregon gjendja nӫ klinikat e QKUK-sӫ nӫ Prishtinӫ. Qytetarӫt pӫr qdo ditӫ bredhin poshtӫ e lartӫ duke pritur radhӫn pӫr tӫ marrur shӫrbime shӫndetӫsore nga mjekӫt tӫ cilӫt mӫ shumӫ punojnӫ nӫ ordinancat private se sa nӫ klinikat spitalore ku e kanӫ vendin e punӫs. Qytetarӫt e Prishtinӫs po e rrezikojnӫ shӫndetin nga kaosi i gjendjes nӫ tregun e pemӫve dhe perimeve i cili ӫshtӫ shembulli mӫ i keq nӫ kohӫn nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ. Ky treg paraqet rrezikӫ pӫrmanent pӫr shӫndetin e qytetarӫve pӫr shkak tӫ gjendjes alarmante higjenike ku qytetarӫt furnizohen pӫrditӫ me artikuj tӫ nevojshӫm ushqimorӫ. Gjendja aspak mӫ e mirӫ nuk qӫndron edhe nӫ sektorin e furrave ku gatuhet dhe pergaditet buka pӫr qytetarӫt. Cilӫsia dhe kualiteti i bukӫs nӫ kryeqytetin e Kosovӫs ӫshtӫ pӫr tӫ dӫshiruar… Kjo mund tӫ vӫrtetohet kudo nӫpӫr furrat e bukӫs ku cilӫsia dhe kualiteti i gatimit tӫ bukӫs bӫhet shkel e shko duke u shitur buka e papjekur me plotӫ aditivӫ i cili e rrezikon shӫndetin e qytetarӫve. Shtrohet pyetja? A ka inspekcion Komuna e Prishtinӫs?! Me thote mendja se kjo qeverisje e ka humbur rrugӫn duke i anashkaluar detyrat dhe obligimet ligjore dhe Kushtetuese ndaj shӫndetit tӫ qytetarӫve. Nuk mbaj mend qӫ inspekcioni sanitarӫ ka kryer ndonjӫ punӫ nӫpӫr furrat e bukӫs apo nӫpӫr restaurantet ku pӫrgaditet ushqimi pӫr qytetarӫ pӫr tӫ kontrolluar gjendjen sanitare higjenike ku pӫrgaditet ushqimi. Paradoksi edhe mӫ i madh qӫndron tek qmimet e bukӫs dhe tӫ miellit. Gjatӫ shpӫrthimit tӫ virusit COVID-19 qmimi i mjellit u rrit gjithandej Kosovӫs pothuajse 50%, krahaz kӫsaj furrtarӫt e ngritӫn edhe qmimin e bukӫs. Por tani kur qmimi i mjellit ka ra mbi 30% furrtarӫt asnjӫherӫ nuk e zbritӫn qmimin e bukӫs por edhe tani bukӫn e shesin me qmime tӫ larta duke e goditur standartin jetӫsorӫ tӫ shumӫ familjeve tӫ varfӫra tӫ cilat jetojnӫ nӫ Prishtinӫ dhe gjithandej Kosovӫs. Nӫ fund po theksojmӫ se kryeqyteti i Kosovӫs Prishtina asnjӫherӫ nuk ka pasur qeverisje mӫ tӫ dobӫt, mӫ tӫ papӫrgjegjӫshme dhe ma tӫ dӫshtuar karshi qytetarӫve. Se deri kur do tӫ zgjasӫ kjo gjendje kaotike nӫ dӫmӫ tӫ qytetarӫve nuk dihet por dashtӫ zoti qӫ sa mӫ parӫ tӫ ngritet vetӫdija e qytetarӫve tӫ cilӫt po pӫrballen me vӫshtirӫsitӫ mӫ tӫ ndryshme ekonomike e shӫndetӫsore, tӫ kapitalizohet nӫ zgjedhjet e ardhshme duke e bojkotuar dhe braktisur tӫ gjithӫ ata politikaj qӫ e zhgӫnjyen popullin duke mos i votuar mӫ asnjӫherӫ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat