Dagsavisen /Ulrik Øen Jonsen
“Ne rezervojmë të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast të agresionit kundër Rusisë dhe Bjellorusisë!!! Putini u ka kërkuar specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve të tjera qeveritare që të kryejnë një rishikim të plotë njëvjeçar të doktrinës bërthamore të vendit.
Kjo mund të ndikojë në vendimin e SHBA-ve!
-Tom Røseth është një profesor i asociuar në Forsvarets høgskole (FHS), ku ai është mësuesi kryesor në inteligjencën. Røseth ka një doktoraturë nga Universiteti i Oslos për marrëdhëniet e Rusisë me Kinën. Ai beson se mund të ketë disa qëllime me doktrinën e zgjeruar bërthamore të Rusisë, por dëshira e Rusisë është të pengojë dhe të ndikojë te politika amerikane! Kjo është diskutuar shpesh herë nga telallët e Kremlinit, ku ata duan një doktrinë me një prag më të ulët për përdorimin e armëve bërthamore e ashtuquajtur "strategji e përshtatur me realitetet e reja". Rusia, vërtet nuk ka nevojë për këtë, sepse pragu të jetë më i lartë. Kjo duhet parë kryesisht për të penguar SHBA-në në lejimin e raketave me rreze të gjatë, për të arritur objektivat e mëtejshme në territorin rus të njohur ndërkombëtarisht, shkruan Røseth në një SMS për Dagsavisen.
- Si do të reagojë Perëndimi ndaj këtij ndryshimi?
- Parandalimi i Rusisë ka funksionuar shpesh, para se politika ruse të zhvishej në këtë luftë. Linjat e kuqe ruse të përsëritura kanë funksionuar, pra janë vonuar mbështetjet perëndimore. Ky ëshzë qëllimi!
Rusia thjesht nuk mund të kërkojë rregulla të ndryshme për Ukrainën nga ato që zbaton ajo dhe çfarë lejon ligji ndërkombëtar. Rusia gjuan me armë nga Koreja e Veriut dhe Irani thellë brenda territorit ukrainas. Mendoj se ndryshimi në këtë doktrinë, për fat të keq mund të funksionojë në vendimin amerikan, por ndoshta më së shumti për Presidentin Biden, i cili nuk do të lejojë që ai të bëhet një çështje kryesore në fushatën zgjedhore, thotë Røseth.
A e dimë nëse ka ndonjë kontakt mes SHBA-së dhe Rusisë për armët bërthamore?
- Herë pas here flitet për armët bërthamore, kohë më parë pati një paralajmërim të fortë amerikan për pasojat e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike.Kjo ishte e ndërmjetësuar drejtpërdrejt nëpërmjet Kinës, thotë Røseth.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i quan ndryshimin, si një sinjal dhe një paralajmërim për vendet perëndimore për pasojat nëse sulmojnë Rusinë, shkruan NTB.
-Frode Nilssen është profesor në Shkollën e Biznesit në Universitetin Nord. Ai ka punuar gjithashtu në Ambasadën Norvegjeze në Moskë si këshilltar peshkimi. Nilssen beson se nevoja e Putinit për retorikë të re bërthamore vjen nga fakti se ai është nën presion, sepse Putini është ndoshta gjithnjë e më shumë i mbështetur në një qoshe. Lufta nuk është kah i shkon mirë. Ai e humb mundësinë në luftën për pushtet kundër Perëndimit. Putini ka kërcënuar edhe më heret, se do të rrëzonte avionët luftarakë F-16, gjithashtu mbi territoret e vendeve të tjera kur Ukrainës iu dhanë këto. Kjo nuk la ndodhë! Putini nuk ka të tjera opsione, përpos të kërcënojë me armët bërthamore, kështu ka bërë edhe në të kaluarën. Është e natyrshme ta shohim këtë në kontekstin e raketave me rreze të gjatë që Ukraina dëshiron të përdorë në luftë, thotë Nilssen.
Në të njëjtën kohë, Nilssen beson se partnerët tregtarë të Rusisë, siç janë Kina dhe India do ta shohin përdorimin e këtyre fjalëve nga Vladimir Putin si diçka negative.
- Çfarë mendoni se partnerët tregtarë aleatë të ngushtë të Rusisë mendojnë për përdorimin e këtyre fjalëve nga ana Putinit?
- Kina nuk do ta mbështesë këtë, ndoshta as India. Armët bërthamore do të shihen si një kufi që nuk mund të kalohet nga askush! Është e vështirë të thuhet ndonjë gjë e arsyeshme nëse ka ndonjë seriozitet pas veprimeve të Putinit. Ju nuk dëshironi të jetë e vërtetë kjo, që ai në të vërtetë dëshiron të shtypë "butonin bërthamor". Pastaj ekziston edhe një sistem rreth Putinit, ai nuk është plotësisht i vetëm. Kina është bërë një partner tregtar shumë i rëndësishëm për Rusinë në pesë deri në dhjetë vitet e fundit, prandaj atyre u duhen shumë nga ato që Rusia mund t’u sigurojë (siç janë mineralet por edhe energjia)! Ndërsa Rusia gjithashtu ka nevojë për një pjesë të paketave mbështetëse që Kina mund të ofrojë, thotë Nilssen.