Shqipëria komuniste, si shteti i parë ateist në botë dhe në historinë botërore, na ka lënë trashëgim disa ateistë, që janë më origjinalët në botë. Ata janë bërë sot në demokraci teologë çerek fetarë dhe profesojnë me artikuj dhe libra idealin e tyre të ri për të hedhur një fe kundër tjetrës ose një sekt kundër fesë nga ka dalë ai sekt. Komike është përpjekja e tyre kur tjerrin edhe teori për fenë, që sulmojnë dhe madje vetedëklarohen teologë të asaj feje. Interesant është se kurrë nuk sulmojnë fenë e prindërve të tyre ortodoksë p.sh., por gjithmonë fenë e shumicës së popullit, të cilën as e njohin dhe as i përkasin.
Në debatin e sotëm për idenë idiote të “shtetit bektashi”, ateistët teologë janë bërë befas që të gjithë ithtarë të dalldisur ë bektashizmit. E bëjnë këtë nga fondamentalizmi i fesë së tyre të origjinës dhe nga urrejtja për fenë e shumicës së popullsisë, dhe sepse janë duaxhij të qeverisë. Nuk duket rastesi qe disa nga keta ateistë të sotëm kane origjina etnike ose biologjike të dyshimta.
Misionet e perçarjes së kombit shqiptar, sidomos në planin fetar, nuk janë vetëm fenomene të gjysmës së parë të shekullit 20. Janë të sponsorizuar edhe sot e kësaj dite në gjysmën e parë të shekullit 21, aq më tepër që sponsorizimi sot është në modë dhe qeveria është zemërgjërë me ateistët.
Gjithmonë shtetet armiq historikë të kombit shqiptar na kanë vrarë me dorën tonë.