Vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE - Pse kryesuesi aktual me BE-në e viziton vetëm Shkupin e jo edhe Tiranën

Opinione

Vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE - Pse kryesuesi aktual me BE-në e viziton vetëm Shkupin e jo edhe Tiranën

Nga: Ejup Berisha Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:55
Autori Ejup Berisha

BE sa i përket çështjes së zgjerimit të saj me shtetet e rajonit ka sjellë vendim që Shqipëria mund ti hap bisedimet për anëtarësim në gjirin e saj e shteti ynë Maqedonia e Veriut jo, pra në saje të këtij vendimi ne nuk do te mund ti hapim bisedimet për tu bërë shtet anëtar i BE-s Lajmin e mirë për Shqipërinë dhe lajmin e keq për Maqedoninë dje në Shkup i ka kumtuar Viktor Orban Kryeministër i Hungarisë vendi i të cilit tani është kryesues edhe me Këshillin e Bashkimit Evropian. Dhe në vend që Orban ti viziton të dyja shtetet e rajonit kandidate për anëtarësim ky vendos qe ta viziton vetëm se Republikën e Maqedonisë së Veriut duke e anashkaluar Republikën e Shqipërisë. Vlerësoj se Orban dje duhej të ishte për vizitë pune edhe në Tiranë e jo vetëm në Shkup.

Se di pse kryesuesi me BE-në kur ka këso zhvillimesh pozitive si për Bashkimin Evropian por edhe për një shtet kandidat të rajonit siç është rasti me Shqipërinë kur bëhet fjalë për vendimin pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e organizatës të cilën tani e kryeson Hungaria dhe ai si njeriu i parë që kryeson me BE-në ne emër te saj nuk e viziton njëkohësisht edhe vendin që ka marrë dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE pra në rastin konkret Shqipërinë. Por i njëjti e viziton vetëm njërin shtet të rajonit apo vetëm se RMV-në e cila fatkeqësisht nuk arriti të merr dritë jeshile nga institucionet e BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në të. Mendoj se Hungaria sa i përket çështjes së punëve dhe aktiviteteve të kryesimit me BE-në duhet ti përfaqëson interesat e përgjithshme të BE-së e jo përparësi ti ketë vetëm se interesat e saj personale. Pra edhe pse Hungaria tani është kryesuese me BE-në unë nuk besoj se agjendën e aktivistëve dhe të lëvizjeve zyrtare në emër të Brukselit zyrtar Hungaria e bën fillim e fund kokë më vete pa u konsultuar edhe me liderët e shteteve tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Nëse BE është një organizatë e madhe dhe unike ndërkombëtare atëherë liderët e saj është dashur që Orbanit ti sugjeronin që krahas Shkupit ky njëkohësisht ta vizitonte edhe Tiranën me qëllim që si Kryesues aktual i BE-së ky të shkon edhe atje dhe liderëve institucional politik por dhe qytetarëve shqiptar tua kumton lajmin pozitiv e të madh për Shqipërinë. Orban të paktën është dashur që vizitën në Shkup ta fillon pas vizitës së shkurtë që është dashur t'ia bënte Tiranës zyrtare. Ai këtë është dashur ta bën sepse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria drejt integrimeve evropiane një kohë

ishin duke udhëtuar bashkë në të njëjtin vagon të trenit evropian. Më tej sa i përket zhvillimeve negative për Shkupin në rrugën e saj të integrimeve evropiane apo vendimit negativ që shteti ynë e morri që të mos mund ti fillon bisedimet me BE-në për anëtarësim në gjirin e saj është shumë mire dhe tejet pozitive që Orban dje ka ardhur ne Shkup. Edhe pse është për keqardhje që ky nuk ka ardhur të na kumton lajm pozitiv megjithatë përsëris është mirë që po na viziton për të na dëshmuar se edhe përkundë

r zhvillimeve të pafavorshme për ne sa i përket integrimit evropian megjithatë BE do të vazhdon te jetë akoma me ne dhe përkrah nesh ne këtë rrugëtim tonin. Edhe pse duhet kuptuar se lajmi negativ për Maqedoninë është real dhe i pritshëm pasi që ne si shtet për fajin konkret të dikuj këtu te ne nuk mund ti fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE së bashku me Shqipërinë sepse ne për fat të keq nuk i kemi plotësuar kushtet e nevojshme që të mund ti fillojmë ato bisedime për anëtarësim në BE e Shqipëria fatmirësisht po. Sa i përket Maqedonisë kjo është një ngjarje për keqardhje për të gjithë ne që jetojmë në këtë shtet. Me këtë vendim edhe njëher u dëshmua se liderët institucional politik që ishin në skenën qendrore dhe lokale politike këtu te ne në katërmbëdhjetë

ë vitet e fundit që ishin kyçe për procesin e anëtarësimit në BE nuk bënë shumë apo dhe mjaftueshëm për të mundësuar që shteti ynë të merr vendim pozitiv nga Këshilli i Bashkimit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e saj. Kjo fatkeqësisht është një kohë bukur e gjatë dhe tejet e rëndësishme e humbur për të gjithë ne qytetarët e vendit. Një minus i madh për politikanët e të gjitha spektreve politike të përfaqësuara gjatë kohë në Kuvend në Qeveri si dhe në pushtetin lokal. Fatkeqësisht dje ka filluar dita e zisë për të gjithë ne që jetojmë këtu në RMV siç thashë me fajin e politikanëve vendor për faktin që nuk u arrit që të merret vendimi pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Kjo zi nuk duhet të mbahet një ditë por deri sa të krijohen kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme që vendi ti fillon bisedimet për anëtarësim. Si duket që një gjë e tillë që të ndodh detyrimisht për këtë gjë do të duhet një punë më serioze, më e përkushtuar si dhe më e vendosur e politikanëve të vendit tonë për krijimin e kushteve për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Dhe për fund si duket për të ndodhur kjo gjë edhe për ne sikurse që ndodhi për Shqipërinë do të na duhet një pritje pak më e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat