Anashkalimi i RMV-së nga BE-ja dëmton vetë maqedonasit jo shqiptarët, bullgarët e grekët

Opinione

Anashkalimi i RMV-së nga BE-ja dëmton vetë maqedonasit jo shqiptarët, bullgarët e grekët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 shtator 2024 Në ora: 21:18
Sulejman Mehazi

 

Pranimi i Shqipërisë në BE dhe mohimi i Verimaqedonisë nga BE-ja padyshim është në dëm të maqedonasve, me anëtarësimin e Shqipërisë në BE qytetarët shqiptarë nuk do rrinë të ngulfatur me teket e qeverisë së Mickoskit, por do jenë të detyruar të marrin shtetësinë shqiptare me anë të pasaportave të Shqipërisë për t'u integruar në BE, kështu do veprojnë  dhe maqedonasit me prejardhje bullgare dhe shqiptare, po dhe shumë maqedonas të tjerë që për shkak kushteve sociale dhe ekonomike do detyrohen të marrin pasaporta bullgare.

Inatet politike maqedonase do shkatërrojnë vetveten duke u bërë pakicë në RMV.

Nëse 600 mijë shqiptarë marrin shtetësi shqiptare atëherë logjikisht, politikisht e ligjërisht pjesa ku do jetojnë qytetarët shqiptarë në RMV do bëhet territor i Shqipërisë, poashtu do ndodh edhe me qytetarët maqedonas që për shkak izolimit të RMV, do jenë të detyruar të marrin pasaporta bullgare për t'u integruar në BE, kështu që me pasaportet bullgare logjikisht, politikisht e ligjërisht pjesa ku do jetojnë maqedonasit me pasaportë bullgare në RMV do bëhet territor i Bullgarisë.

Mos të bisedojmë për grekët që jetojnë në RMV të cilët thuajse të gjithë kanë pasaporta greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat