Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë?

Opinione

Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë?

Nga: Ilir Levonja Më: 29 shtator 2024 Në ora: 15:08
Ilir Levonja

Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor t'a spjegosh, ndaj të vjen të ulërasësh. Zonja dhe zotërinj demokratë, data 6 tetor është vonë, dilni në rrugë pa kompromis. Që sot, që nesër menatë, greva, dhe protesta. O ndizeni atë mut fitili, o hiqni dorë. Nuk e kuptoni, makineria e propagandës po punon fuqishëm, duke filluar me daljet dhe presionet bajate të diktatorit në OKB deri tek ish berishistët a ish demokratët karrikehumbur, që po e kthejnë çështjen Salianji në një konfuzion social. Po e kthejnë në raport personal të një individi me emrin Babale, a në një raport rozë të një dashurie mes atij dhe Grida Dumës.

Diktatori i pari, si dirigjent, fillon e pështyn, bërtetë, hakërrohet duke ngjallur frikë me imponimet e tia tashmë sa vulgare aq edhe të papranueshme në demokraci. Një diktator mizor i cili më tepër se për shqiptarët kujdeset për performancën e vet dhe të zonjës së tij, si grua e fortë, në panelet e revistave europiane. Këto nuk bëhen pa para, duan xhixhe të thata, nuk të publikon kush kot kur ti i shkon tek dera. Ato janë paratë e shqiptarëve, nuk janë paratë e Imelda Markosit.

Shqiptarët nuk e dinë akoma, se çfarë po ndodh me drejtësinë shqiptare. Nuk janë të sqaruar, janë konfuz pasi propaganda të ha. Ndaj sillen me murmurima karshi shoqi-shoqit aq sa e banalizojnë opozitarizmin me termin babale dhe dashnori i Gridës. Këto janë frytet e presionit diktatorial. Ka vdekur përfundimisht drejtësia dhe ata nuk e dinë, nuk janë të sqaruar, pasi të çan sytë propaganda. Njerëzve gjithçka po u serviret si një çështje langaraqësh opozitarësh që kanë pasuri dhe dashnore, askush nuk e di se pikërisht personi që u denoncua, jo kallëzuar penalisht, është sot në burg.

Propaganda merret sa me shkatërrimin e llogjikës, aq edhe çoroditjen, aq edhe presionin social, me imponimin e të fortit, frikën. Në fakt nuk është aspak çështje babale, por opozitarizmi. Eshtë parim i cili duhet të mbrojtur me të gjitha mënyrat e mundshme nëse e duam demokrcinë dhe vendin. Diktatori do ta zhbëj denoncimin, madje e ka zëvendësuar me termin shpifje, do ligj për shpifje, nuk e do mendimin ndryshe as brenda shtëpisë së vet. Këto burgosje me urdhër janë jo vetëm vrasja publike e dy shtyllave bazë të demokracise, opozitarizmit dhe drejtësisë, por edhe pragnisja ''ligjore'' e një lufte të hapur karshi çdo shpirti kundërshtar. Nga sirtari i tij lista e ndëshkime sapo është hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat