Vjosa Osmani presidente dhe Albin Kurti kryeministër i Kosovës janë binomi unik dhe simbioza e moralit dhe e krakterit dinjitoz shqiptar,janë simbol i atdhetarizmit,unitetit kombëtar shqiptar.Këta dy udhëheqës aktual të Kosovës janë gardianë të pathyeshëm në mrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën,janë dëshmi e intelektualizmit të niveleve botërore,dhe se është vetëm çështje xhelozie e shpirtngushtësie fakti duam apo s’duam t’ua pranojmë,duan apo s’duan t’ua pranojnë të gjithë homologët e tyre ndërkombëtarë qofshin miq apo armiq të Kosovës.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me ndershmërinë dhe guximin e tyre janë bërë diamant i pathyeshëm i mbrojtjes së lirisë,demokracisë,integritetit e sovranitetit të Kosovës ku çdo ditë Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve Alkesandër Vuçiq,Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin ky diamant po ua thyen dhëmbët edhe Rusisë gjenocidale dhe kriminelit Vladimir Putin.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me pozicionimin e tyre pro të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës u dhanë flakareshë të nxëhtë pro serbëve Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga BE-ja,si edhe pro serbëve Antony Blinken,Mathew Palmer,Gabriel Escobar,James O’Brien,por edhe diplomatëve skandalozë pro serbë Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier nga SHBA-të,si edhe ambasadorëve tjerë të QUINt-it.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti vendosmërisht janë pozicionuar më së miri edhe në shtrirjen e sovranitetit në mbarë Kosovën mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.Albin Kurti si ekzekutues dhe shpatallues i bandave ilegale serbe në Veri të Kosovës,shpartallues i agresionit terrorist serb vitin që shkoi te Mnastiri Orthodoks serb Banjskë në Zveçan,shpatallues i isntitucooneve komunale paralele ilegale serbe,shpatallues i filialeve ilegale postare serbe,vendosës i euros valutë shtetërore në Kosovë dhe konfiskues i pasurisë të patundshme të kryeterroristit Milan Radojçiq në Veri të Kosovës.
Vjosa Osmani veprimet e Albin Kurtit në shtrirjen e sovranitetit në Veri të Kosovës i vlerëson legjitime dhe ligjore,dhe me një zgjuarësi të shkëlqyer po i amortizon kritikat të SHBA-ve,të BE-së dhe aleatëve tjerë perëndimorë,të cilët me shpresë se do ta shkepusin Serbinë gjenocidale nga Rusia për ta tërhequr Serbinë kah Perëndimi,këto veprime të Albin Kurtit në Veri të Kosovës padrejtësisht i quajnë të njëanshme dhe të pa koordinuara me Përëndimin.
SHBA dhe BE realisht duhej ta përgëzonin Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për eliminimin e bandave terroriste dhe kontabandiste ilegale serbe,për eliminimin e strukturave dhe insitucioneve ilegale serbe që ekzistonin tashmë 25 vite pas çlirimit të Kosovës,si edhe mposhtjen e agresionit terrorist serb te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan në shtator të vitit 2023.
Memli Krasniqi me PDK-në,Lumir Abdixhiku me LDK-në,Ramush Haradinaj me AAK-në dhe Fatmir Limaj me Nisma,nëse rikthehen në pushtet do ta kthejnë Kosovën çerek shekulli prapa.
Tradhtia,vëllvrasja për pushtet,vrasja e gazetarëve për fjalën e vërtetë,hajnia,korrupsioni dhe mashtrimi janë vetitë më të ulta dhe më të liga të njeriut,e këto veti pa mëdyshje i kanë PDK,LDK,AAK dhe Nisma me udhëheqësit e tyre në Kosovë.
Opozita mjerane e Kosovës e verbur pas iluzioneve të saj për tu rikthyer në pushtet nuk arrin dot ta kuptojë rolin diplomatik me partnerët tanë në këto rethana që po e luajnë aktualisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në të mirë të shtetit të Kosovës.
Opozita mjerane e Kosovës veprimet dhe ngulmin e saj për tu rikthyer në pushtet nuk e bëjnë në të mirë të Kosovës,jo assesi jo,por e bëjnë me shpresë për ta shpëtuar pasurinë e vjedhur multi milionëshe me korrupsion,si edhe të shpëtuar nga përgjegjësia e tyre para ligjit,të cilat i ka paralajmëruar Byroja për Justifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,Byro e cila në të gjiha mënyrat po pengohet nga PDK,LDK,AAK dhe Nisma.
Kritikat e opozitës mjerane ndaj Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë qesharake,të shpifura,të pavërteta dhe dashakeqe për Kosovën.
Opozita tradhtare Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin i quan tradhtarë,opozita vëllavrasëse për pushtet Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin i quan vrasës,opozita hajdute dhe e korruptuar multi milionëshe Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin i quan hajdutë dhe të korruptuar,edhe pse as vjosa Osmani edhe as Albin Kurti nuk kanë vjedhur asgjë.
Opozita po e mbron tradhtinë vëllavrasjen dhe dhe hajninë
Opozita në Kosovë i ngjan thënies filozofike popullore “Ujku qimen e ndërron,por vesin kurrë se harron”.
PDK-ja dhe Memli Krasniqi,klyshë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të cilët me akuza të rënda ndodhen në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë,në vend që të distancohen nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli për tradhtitë dhe hajnitë multi milionëshe të tyre,ata ëndërojnë që të rikthehen në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025,për ta udhëheqin Kosovën me tradhtarët dhe të dështakët si Vlora Çitaku,Enver Hoxhaj,Bedri Hamza e të tjerë si këta,edhe pse Hashim Thaçi,Kadri Veseli Xhavit Haliti e të tjerë si anëtarë të “Klanit Rogner”në Tiranë mbajnë mbi shpinë vrasjen e gazetarit Ali Uka,të kolonelit Ahmet Kraniqi,të Salih Çekajt luftëtarit trim e të devotshëm të UÇK-së etj.Mbajnë mbi shpinë keqpërdorimin e miliona eurove që mërgimtarët tanë i dërgonin për ta ndihmuar luftën e UÇK-së.PDK dhe Memli Krasniqi pa marrë parasysh premtimet mashtruese parazgjedhore për gjoja një rrugë të re,duhet të kuptojnë se pa u distancuar nga e kaluara e zezë dhe pa u reformuar rrënjësisht si parti,me këta kuadro të vetra si thëngjilla të shuar,në asnjë mënyrë në zgjedhjet e ardhshme nuk mund të shpresojnë në fitore.
LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku me Isa Mustafën kryetar nderi,pa e reformuar partinë e cila e ka humbur tërë frymën dhe imazhin e Ibrahim Rugovës,e cila për qëllime karieriste hoqi dorë nga zbardhja e vrasjeve pas shpine të qindra aktivistëve të saj dhe nga nxjerrja para drejtësisë e dorasësve,pa u ndëshkuar Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi për 3 milionë eurot e vjedhura që mërgata shqiptare i dërgoi për ta ndihmuar UÇK-në,është e pamundur që të shpresojnë në fitore të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 9 shkurt 2025 në Kosovë.
Ndryshimi që po propagandon dhe mashtron LDK-ja nuk mund ta sjellin kuadrot e kompromituara si Isa Mustafa që në Bruksel e nënshkruajti themelimine Asociacionit serb në Kosovë,nuk mund ta sjellën Edita Tahiri që si negociatore e pranoi fusnotën pë Kosovën,nuk mund ta sjellën Lutfi Haziri që i themeloi komunat serbe në Kosovë,nuk mund ta sjellën Avdulklah Hoti që si kryeministër u mashtrua nga Richard Grenel dhe e nëshkruajti Marrëveshjen Kosovë-Serbi në Sallën Ovale në Nju Jork para ish Presidentit Donald Trump,I cili kishte synim ndarjen e Kosovës.
AAK-ja dhe Ramush Haradinaj,pëkundër përpjekjeve patologjike që janë duke i bërë për tu rikthyer në pushtet,këtë nuk mund ta realizonjë kurrë më,përderisa kjo parti fare nuk është reformuar,përderisa Ramush Haradinaj sipas mediave në vazhdimësi akuzohet për hajni dhe korrupsion me çka është bërë milioner i pas luftës.Përderisa akuzohet që në kohën kur kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 20 hektarë bjeshkë të Kosovës,përderisa akuzohet për lidhjet e tij me kapo bandot serbe Radojçiq e Veselinoviq ne Veri të Kosovës.Përderisa me ligësi tejmase e akuzon Albin Kurtin padrejtësisht si të rekrutuar nga Serbia gjersa ishte i burgosur në burgjet serbe.Përderisa Ramush Haradinaj harron se gjersa ishte i arrestuar vite më parë në Francë dhe ishte në dorën e Sherbimit Informativ Frances DGSE dhe BIA-s Serbe,dhe siç deklaron Naim Miftari-ish e pror i lartë UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut,Ramush Haradinajn në qeli në Francë shpesh e vizitonte një femër bjonde.Ramush Haradinaj gadi çdo ditë po bën homazhe para varreve dhe lapidarëve të heronjve të UÇK-së,ndërsa pas lufte me hajni e korrupsion u bë milioner dhe ka kontribuar që sëbashku me Agim Çekun,nëpërmjet mitos të regjistrohen më shumë se 40 mijë veteranë të rrejshëm të luftës në Kosovë,kur dihet se UÇK nuk kishte më shumë se 15 mijë luftëtarë.
NISMA dhe Fatmir Limaj në zgjedhjet e kaluara nuk arriti ta kalojë as pragun,e tani pa u reformuar dhe e korruptuar në koalicion me AAK-në,po e sulmon e akuon padrejtësisht Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij,edhe pse votuesit në Kosovë i dine mire dhe i kanë vath në vesh bëmat e liga dhe korrupsionin e Fatmir Limajt.
Opozita mjerane në Kosovë e ka shumë gabim kur mbështetet te Edi Rama-Kryeministri aktual i Shqipërisë,tradhëtari,Kali i Trojës në Shqipëri dhe armiku më i madh i mbarë shqiptarëve,kapoja i narko drogës,pro greku që ia fali 15 milje të Detit Jon Greqisë ,pro serbi që e dëshiron copëtimin e Kosovës,anti shqipari që e zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët,ky Edi Rama që e mbron “Ballkani i Hapur” për ta futur Kosovën nën kthetra të Serbisë,ky që po i mashtron shqiptarët e Maqedonisë,është ky që se lodh kokën për shqiptarët e Luginëssë Preshevës vetëm e vetëm për t’iu’vënë në krah të Serbisë,ky surogat,as mish e as peshk shqiptar,është ky piktor abdall i Shqipërisë,i vetmi kryeministër piktor në rruzullin tokësor!
Edi Rama,ky tradhtar i Shqipërisë në intervistën e tij dhënë gazetës amerikane “New Yok Times” si edhe në fjalimin e tij që mbajti sesionin e 79 të Asamblesë së Pëgjithshme në OKB,më 21 shtator 2024,me paturpësinë dhe papërgjegjësinë më të madhe deklaroi se,“Brenda territorit të Tiranës-kryeqytetit të Shqipërisë do të krijohet një shtet,enklavë e stilit të Vatikanit që do të qeveriset nga bektashinjtë dhe do të drejtohet nga kleriku Baba Mondi”.Këtë nismë Edi Rama tradhtari e bën pë t’i hapur rrugë kriminelit Aleksandër Vuçq për të kërkuar minishtete edhe pë kishat orthodokse serbe në Kosovë.
O Edi Rama,o Isa Mustafa,o Memli Krasniqi,o Lumir Abdixhiku,o Ramush Haradinaj,o Fatmir Limaj,ndaleni turrin armiqësor ndaj Vjosa Osmanit e Albin Kurtit,ndaleni turrin ndaj Kosovës martire se ka me ju thye shtamba e do të ndëshkoheni për tradhtitë e kryera,dhe s’do keni ku të fshiheni.Shqipërisë,Kosovës,dhe mbarë kombit shqiptar u keni shkaktuar shumë dëme dhe domosdo se do të përgjigjeni një për një dhe po se po,sepse ju me këto veprime dëshmoni se nuk keni as komb,dhe as atdhe,dhe gjykojeni veten pse?!