Vrasja në fofër (1948), e dy atdhetarëve të mdhenj, me bukë në gojë nga pabesia

Opinione

Vrasja në fofër (1948), e dy atdhetarëve të mdhenj, me bukë në gojë nga pabesia

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 30 shtator 2024 Në ora: 10:44
Azem Jashanica (1914-1948) dhe Musli Dumoshi (1904-1948)

Azem Jashanica dhe Musli Dumoshi ishin shokë të pandashëm në veprimtarinë e kauzës së madhe kombëtare. Që të dytë rrjedhnin nga familjet me tradita kombëtare.

Atdhetari Azem Jashanica u lind në qershor të vitit 1914 në Bardh të Madh, ai shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe në Mesbardh (ish Pomozotin). Azem Jashanica në vitin 1935/36 e mbaron shkollën e mesme të komunikacionit hekurudhor, ku edhe kishte punuar si i ri në hekurudhë në Fushë Kosovë. Azemi në vitin 1942/43 mbaroi shkollën e lartë të komunikacionit hekurudhor dhe pas kësaj caktohet mbikëqyrës i vijës hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë, aty qëndroi derisa u zbulua veprimtaria ne tij ilegale që nga fillimi i vitit 1946.

Atdhetari, Azem Jashanica, e ndihmoi gjatë luftës Shaban Palluzhën me logjistikë, ndërsa pas luftës së Dytë Botërore (LDB) Azemi kishte punësuar një numër bashkëluftëtarësh të Shaban Palluzhës me qëllim të shpëtimit të tyre nga OZNA.

Musli Dumoshi, u lind në fshatin Dumosh të Podujevës më 1904. Musliu rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, i cili dinte shkrim-lexim edhe në gjuhën shqipe, ai luftoi për mbrojtjen e kufijve etik, ai gjatë një kohe ishte komandant i xhandarmerisë në Podujevë. Atdhetari, Musli Dumoshi, pas nëntorit të vitit 1944 kaloi në ilegalitet ku kishte formuar grupin për veprim atdhetar, por ai veproi edhe me shokë jashtë grupit të tij si ishte rasti së bashku me Azem Jashanicën. Atdhetari, Musli Dumoshi, ishte burgosur në vitin 1945 nga pushteti serbo-jugosllav komunist, por që nga burgu kishte paur sukses të ikëte, ai pas ikjes kishte ngritur një bunker në Shajkovc.

Atdhetarët Azemi e Musliu ishin në kontakte edhe me Ajet Gërgurin. Azemi ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizreniti dhe organizator i luftës kundër partizanëve në rajonin e tij, ai në vitin 1945 i bashkohet komitetit të porsaformuar në Prishtinë të LNDSH-së dhe caktohet zëvendës i Jusuf Fetahur në Organizatën nr.3, ndërsa më 9 mars 1946 i bashkohet Organizatës LNDSH nr.2, të Ajet Gërgurit.

Para vrasjes së tyre, Musli Dumoshi dhe Azem Jashanica kishin qenë në Tërnavë te Brahim Zhinipotoku, ku Musliu e kishte aty mbesën e martuar. Të nesërmen u nisën për në Prapashticë te një shok i Azemit. Musliu e Azemi përndryshe ishin shokë të pandarë. Pasi Maliqi (Kllapaji) fsh Prapashticë i kishte përshëndetur dhe iu kishte dëshiruar mirëseardhje, iu kishte shtruar sofrën, kishin filluar të hanë bukë, por në anën tjetër Maliqi kishte dërguar një djalë për të lajmëruar milicinë e shtetit serbo-sllavo-komunist, e cila milici vijnë dhe Musliun bashkë me Azemin i vranë me bukë në gojë në sofër. Musli Dumoshin të nesërmen që ishte ditë tregu, pushteti okupues e ekspozojnë në Podujevë”.

Bazuar në librin e Adem Ajvazit, LNDSH-ja në Llap..., fq,152,164; Mr. Ahmet Qeriqi, luftarë të LNDSH-së *1944-1950); dhenë librin e autorit Mehmet Gërguri, Ajet Gërguri dhe LNDSH-ja (1945-1947), fq,310,336. Prishtinë,2007.

-----------

Ish Presidenti i SHBA-ve Gjon F. Kenedi thoshte:

“Armiqtë duhet të falen, por emrat e tyre kurrë të mos harrohen”.

Lavdi e përjetëshme dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat