“Kapitulloi Albini” – “Albini u fundos” – “Kurti i ka punët pus e dri” –“Albinit ja futën sanksionet”…

Opinione

“Kapitulloi Albini” – “Albini u fundos” – “Kurti i ka punët pus e dri” –“Albinit ja futën sanksionet”…

Nga: Gëzim Mekuli Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:04
Autori Gëzim Mekuli

Gazetaria shqipe ka shumë, tepër shumë probleme. Ajo është e përqendruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqendrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politikë a ekonomike nga deputetët e parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajnë e përqendrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për Kryeministrin, Ministrat e për individët partiak; “Harrohet” populli i varfër, harrohet, shkelet, shtypet e përbuzet femra shqiptare, harrohet e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë: për fëmijët tanë.

Gazetaria normale duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve politik a partiak.

Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos, Enverit dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.

Të nderuar lexues,

propaganda e orkestruar kundër çdo gjëje që ka simbolikë shqiptare është duke bërë kërdinë. Manipulimi me lajmin, me fotografinë dhe me gjuhën (tekstin), është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe aktivistë partiak dhe oligarkë) janë duke bërë çmos që shqiptarja si politikë, si frymë, si shpresë, si kulturë, si dashuri, si shtet dhe si komb të shtrembërohet, të t’huajësohet e të zbehet.

E them hapur dhe me fakte, se lufta e medias së korruptuar shqipe është barrikaduar kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e shumë, shumë pak e ndoshta aspak kundër Beogradit fashist.

Ja ca shembuj nga titujt e disa portaleve të Prishtinës dhe të Tiranës:

“Albin Kurti para Serbisë nuk ja del”,

“Kurti i ka keq punët në bisedime me Serbinë”,

“Albin Kurtit ja futën sanksionet”,

“Kurti humbës para Serbisë”,

“Kurti kapitulloj”,

"Kurti nuk e kontrollon Veriun",

"Veriu nuk është i Kurtit", etj., etj.

Rrjedhimisht vërejmë se përqendrimi i gazetarëve në person, e jo në veprim apo çështje ka rëndësi të madhe për median shqipe.

Paçka këto portale e televizione, sikur e dëshirojnë dhe e thonë: Le të vdes shteti i Kosovës, s’ka problem! Le të humbë territor Kosova, s’ka problem! Le të hyjë Serbia në Veri, s’ka kurrfarë problemi, por me rëndësi, shumë me rëndësi është ta dëbojmë Albinin nga Qeveria, ta dobësojmë Albin Kurtin si politikë e si individ, ta dobësojmë VV-në!

Të nderuar lexues,

Kjo gazetari e sëmurë, këta gazetarë e gazetare po dëshmojnë se kanë telashe, janë të këqinjë, shumë të këqinjë, shumë të cunguar, të pashkolluar, të palexuar, dhe, të punësuar tek oligarkia, partia e jo në media të hapura, objektive, etike, profesionale e mbi të gjitha humane.

Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, (e theksoj gazetaria shqipe në Kosovë, sepse gazetaria serbe në Kosovë, shumica prej tyre, ka si orientim Serbinë (Beogradin), e jo individin partiak serb, në një masë të tejmadhe), ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset e vështira politike që po kalon Kosova çelike sot.

E këtë gazetari të keqe, të sëmurë, të njëanshme, joprofesionale, jo- etike, gazetari biznesi e oligarkie, me të madhe, është duke e sponzoruar paraja e bizneseve të regjistruara nëpër Serbi dhe paraja e vjedhur për 20 vjet nga toka e nga trupi i lodhur i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat