Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë

Opinione

Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë

Nga: Nue Oroshi Më: 2 tetor 2024 Në ora: 10:14
Nue Oroshi

Këtë shkrim po e filloj me një dëshmi të një mikut tim të ndjerë Ali Ademi i cili jetonte, punonte dhe vepronte nga Hamburgu i Gjermanisë,porë që vepronte në gjithë Gjermaninë për pavarësinë e Kosovës, i cili para luftës së Kosovës e kishte mbajtur dhe shoqëruar për rreth dy javë një politikan të Kosovës. Pas çlirimit mërgimtari ishte kthyer pas shumë viteve në Kosovë se nuk kishte pasur të drejtë të shkonte për shkak të aktivitetit të tij kombtarë dhe i njëjti politikan që e kishte shoqëruar për rreth dy javë në Gjermani, në Kosovë jo që nuk e kishte pritur fare por as që e kishte përshëndetur nga mendjemadhësia se nuk rrin me çdo kënd.

Kështu ndodhë edhe me shumë të tjerë mërgimtarë të cilët harxhojnë mund,mjete dhe sakrifikojnë bukur shumë për të pritë dhe përcjellë politikanët e Kosovës e kur shkojnë në Kosovë nuk i presin ata ose i bëjnë grumbullë nga 50 apo 60 sa për një fotografi të përbashkët. Meqenëse më 9 shkurt 2025 do të mbahën zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës të gjithë partitë politike pa dallim e kanë, kapluar mërgatën shqiptare. Ata tani përpiqen që të marrin sa më tepër vota të mërgatës shqiptare më qëllim që të forcojnë pozicionin e tyre politikë. Por shtrohët pyetja në këto takime ku marrin pjesë mërgimtarët shqiptarë a flitet për temat e mërgatës? Në 95 % të rastëve as që flitët për mërgatën shqiptare, dhe problemet që ka mërgata jonë. E mërgata ka probleme të shumta.

Nuk vijohet sa duhët mësimi i gjuhës shqipe, nuk ia japin mundësinë mërgatës shqiptare që të realizojnë projektët  që ka për Kosovën, nuk i përkrahin intelektualët shqiptarë që kanë projekte për shkencën, historinë, kulturën, ekonominë dhe shumë e shumë projekte tjera. Kërkesat që bëjnë intelektualët mërgimtar që të përkrahën projektët e tyre ato refuzohen dhe çka është më e keqja ato në shumë raste  nuk shqyrtohën fare. Në këtë rast dëshiroj të pyes partitë politike të Kosovës por edhe mërgimtarët që ju shkojnë pas atyre në organizime politike se a kanë të shkruar ndonjë projekt për mërgatën? Nga lista e tyre prej 110 kandidateve për deputet në Parlamentin e Kosovës a i kanë se paku 30 apo 40 kandidatë nga mërgata?Tash që ligji i ri ka ndryshuar dhe çdo votues ka të drejtë të votoj 10 kandidatë pse politikanët e Kosovës nuk i vendosin së paku nga 10 kandidatë në listat e partive te tyre politike dhe mërgata ti votoj kandidatët e vetë që ta përfaqësojnë atë në Parlamentin e ri të Republikës së Kosovës.

Një fjalë popullore thotë :”Se nuk është në rregull dy persona me dashtë një njeri”. Unë duaj ty e ti duaj vetën kjo nuk shkon. Për të ekzistuar një dashuri e mirëfilltë apo një barazi nuk bën që dy vetë ta duan një person por dashuria duhet te ndahët. E tash veprimtarët e mërgatës bëjnë qindra e mijëra kilometra rrugë harxhojnë kot mijëra e mijëra euro dhe pas 9 shkurtit 2025 ata harrohen për 4 vite dhe ju mbyllën dyert e takimeve nga funksionarët e vjetër apo të rinj politikë. Apo ja bëjnë ndonjë pritje në formë të turmave sa për të thënë se i pritëm mërgatën.Partitë politike të Kosovës tash e 25 vjet më radhë ato kanë shikuar vetëm interesat e tyre politike dhe asnjëherë nuk kanë bërë diçka konkrete për mërgatën shqiptare.

Kanë mbyllur dyert dhe do ti mbyllin prapë edhe pas 9 shkurtit 2025 deri sa të kemi vetdijësim të mërgatës se qeveritë duhet ti japin mërgatës përkrahje e jo vetëm ta konsiderojnë atë si hambarë për mbledhjën e votave apo bankomat për grumbullimin e mjeteve për fushata elektorale. Por vërtetë ta përkrahin mërgatën në shumë vështirsi që po kalon ajo. Dhe derisa përfundoja këtë shkrim me kujtohen ato fytyra të vranta të mërgimtarve shqiptarë që zgjohën shumë herët për të shkuar dhe për të punuar shumica prej tyre punët shumë të rënda.Shoh ata burra dhe gra punëtore që asnjëherë nuk ndalën vetëm e vetëm për ta ndihmuar familjën,fëmijët dhe vendlindjën, një pjesë e të cilëve nga punët e gjata dhë të rënda kanë pasur edhe lëndime të ndryshme fizike që ju kanë lënë pasoja shumë të rënda shëndetit të tyre.E shumica prej tyre e thonë qartë: ´´E kemi pritë një Kosovë ndryshe.E kemi pritë një Kosovë ku do të funksionoj shteti ligjor,drejtësia dhe demokracia.´´ Por prap se prap asnjëherë nuk heqim dorë nga përkrahja për Republikën e Kosovës që është shteti jonë që e kemi ndërtuar me gjakun e shumë heronjëve nëpër periudha te ndryshme historike dhe me mundin dhe sakrificën e shumë atdhetarëve shqiptarë ku kontributi i mërgatës në formimin e shtetit të Kosovës ishte shumë i madh. Në mesin e shumë mërgimtarëve shqiptarë hyn edhe atdhetari Ali Ademi i cili përmbi katër dekada derisa vdiq çdo gjë shkriu për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës dhe jam i bindur se baca Ali siç e thërrisnim ne më të rinjët që vepronim bashkarisht me ta as që i është ndarë ndonjë mirënjohje familjes së tij nga institucionet tona shtetërore. Lakmia e partive politike të Kosovës për pushtët dhe harresa që bëjnë për mërgatën dhe veprimtarët e mërgatës është një sindrom që e ka kapluar shoqërinë tonë tash e më shumë se dy dekada.Veprimtarët atdhetar siç ishte Ali Ademi dhe shumë veprimtarë të tjerë i që dhanë jetën Kosovës duke e derdhur mundin dhe gjakun e tyre pika- pika dhe jo për njëherë siç e dhanë heronjët e Kosovës ata duhet të kujtohen dhe vlerësohen.Por partitë politike të Kosovës kanë vetëm një qëllim ata tash e njohin vetëm një datë 9 shkurtin 2025 dhe votat që do ti vijnë nga mërgata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat