O Albin,
“Krenaria e tepruar është budallaki e kuptuar dhe humbje e sakrificës për secilin njeri.” Të kam thënë, s’mundesh me kriju ekip. Nuk e ke pranuar! Pse? Veç nga krenaria e tepruar. S’ka njeri që di të gjitha, di gjithçka. Përndryshe, kuptohet si “budalla”!
Hapja e derës në LVV, për këdo, mund të quhet në politikë; ok, na duhen vota! Mirëpo, (JO) mundësi për ligjvënës, pa asnjë kriter.
Me votën e qytetarëve bëhet ndryshimi, u kuptua nga LVV kur morët pjesë në zgjedhje për herën e parë, dhe këtë e pranove apo e lejove me qëllim të caktuar, pasi e kuptove apo arritë qëllimin, për bindje ndaj një individi, që Ai jeni ju personalisht!
Po e shoh që nuk po mjafton as arritja e mbi 51% të votave, edhe pse në koalicion, me një personalitet për të cilin asnjëherë nuk jeni pajtuar për një çështje të caktuar, ngase ideja juaj për VETËVENDOSJE dhe programi i Lëvizjes s’ka qenë kurrë e pranuar nga znj. Presidente Vjosa Osmani.
Gjithçka bëhet për interes personal dhe jo për qytetar; shpërthen dhe nuk zgjat shumë.
“Katrahur” e keqe e përjetuam për 20 vjet. Premtimet ishin megallomane nga ju, Albin dhe Vjosa Osmani. Çfarë u arrit? Sa njohje i ka Kosova prej se Vjosa është zgjedhur Presidente, ku dihet fakti që është udhëheqëse dhe përgjegjëse e Politikës së Jashtme?
Për këto vite në pushtet, Albin, çfarë u ndryshua në arsim, shëndetësi, drejtësi, punësim dhe zhvillim?!
Gojën plot premtime dhe akuza: (hajnat në burg, gjipat e zinj, kushërinjtë në dasma, kapja e shtetit, korrupsioni, etj...)
Të gjitha këto mbetën premtime boshe nga ju, Albin dhe Vjosa, me një populizëm të shfrenuar dhe asgjë pa u realizuar.