Vuvuzelat e Klan Kosovës

Opinione

Vuvuzelat e Klan Kosovës

Nga: Gani Mehmetaj Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:18
Autori Gani Mehmetaj

Klan Kosova i prinë propagandës islamike. Në debatin e fundit në njërën anë ishin tre shqiptarët e Dardanisë, Arben Gashi, pastor Artur Krasniqi dhe përfaqësuesi i Shqiptarisë, Basri Beka, ndërsa në anën tjetër tre “pakistanezo-arabë”, me pamje e me qëndrime: një hoxhë dhe dy gazetarë, që miku im, Bëni i rrëmbyer, i quante “talibanë”.

Dy gazetarët vuvuzela, i prinin zhurmimit, duke e penguar çdo formulim të qartë të mendimeve të tre shqiptarëve për lirinë fetare. Ndërkaq, i jepnin vend qendror hoxhës aziatik nga Shqipëria që fliste si të ishte nipi i Haxhi Qamilit: shpifës, akuzues dhe zhurmues. Ai i zëvendësoi hoxhët e Dardanisë që nuk erdhën se s’kishin ç’të thoshin, sepse në debatet e deritashme qenë treguar primitiv, të paarsimuar dhe arrogantë. Por hoxha i “talibanizuar” e akuzoi fashiste Lëvizjen e Deçanit, duke menduar shkretani se jemi nën okupimin e Serbisë dhe pas kësaj akuze do t’i arrestonin “fajtorët”.

Të thuash se nuk jam më mysliman, qenka fashizëm? Ku jeton ky shpellor?

Qëllimi i tij ishte të mbulonte turpet e Bashkësisë Islame me lum fjalësh e akuzash, me parulla të gënjeshtërta, me këmbënguljen që t’i pengonte të tjerët të flisnin.

Kulmi ishte kur Klan Kosova e bënë sondazhin: A është lëvizja e Deçanit e financuar nga Serbia? Duhej të ishin idiotë ata që e shtruan këtë pyetje, sepse pritej përgjigja e falsifikuar.

Ndërkaq, gazetarja e Klan Islamia gati u shkri kënaqësish kur e kumtoi rezultatin e falsifikimit.

Jemi në hallë me kolonët aziatikë, që na i solli dhe ua dha tokat shqiptare Perandoria Osmane. Pas tokave tona e kanë pushtuar BIK-un, shumicën e xhamive, portalet e televizionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat