Avokati i të drejtave të njeriut, Geoffrey Robertson, ka shkruar një libër për mënyrën se si duhet të veprojnë kundër Putinit, që veprat e tij të dënohen edhe në mungesë!

Opinione

Avokati i të drejtave të njeriut, Geoffrey Robertson, ka shkruar një libër për mënyrën se si duhet të veprojnë kundër Putinit, që veprat e tij të dënohen edhe në mungesë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:01
Geoffrey Robertson

Avokati i të drejtave të njeriut Geoffrey Robertson beson se Vladimir Putin duhet të gjykohet në mungesë, dmth,  pa qenë prezent në gjykatë!

Kështu shkruan Robertson në librin e tij të ri “The Trial of Vladimir Putin”.

Ai beson se Putini ka kryer krimin "Krim agresionin" ose luftën agresive, kur një shtet shkon në sulm të armatosur ndaj një shteti tjetër sovran dhe okupon! Kjo është e jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, shkruan The New York Times!

- Ne e dimë se çfarë bëri ai!

Robertson ka qenë më parë pjesë e dënimit të një kryetari shteti.

Ai ishte gjyqtari i apelit në çështjen kundër ish-presidentit të Liberisë, Charles Taylor, i cili ishte një komandant lufte gjatë pjesëve të luftës civile të Sierra Leones në vitet 1990, kurse tani vuan një dënim prej pesëdhjetë vjetësh, me burg për krimet që ishte përgjegjës!

Robertson beson se një gjyq kundër Putinit do të përfundojë me dënim. Unë nuk mendoj se Putini mund të thotë shumë, sepse ne kemi dëshmi të mjaftueshme, fotografi të tankeve që rrotullohen në drejtim të Kievit! Ne e dimë saktësisht se çfarë ka bërë ai dhe çfarë ka urdhëruar, thotë avokati për The New York Times.

Robertson beson se alternativa më e mirë për ta mbajtur Putinin përgjegjës është mbajtja e një gjyqi pa praninë e tij.

- Kjo është më e mira që mund të bëjmë! Gjyqi kundër Putinit do të jetë publik, kurse vendimi do të jetë i qartë dhe dënues, beson avokati.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti kundër Putinit dhe përfaqsueses së fëmijëve Maria Lvova-Belova, në bazë të kindapimit dhe rrëmbimit të mijëra fëmijëve ukrainas, sipas UiO.

- Ndoshta ka shumë ukrainas që besojnë se është krejtësisht e kotë të ndëshkosh Putinin, nëse nuk do ta ndëshkosh për atë që ka shkuar në luftë. Në një farë mënyre, ky shihet si mëkati fillestar, sepse duke shkuar në luftë gjithësesi hapet shumë çka tjetër e tmerrshme, thekson profesoresha  Kjersti Lohne nga UiO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat