Vuçiqit nuk i besohet kur thot se nuk do të ketë konflikt në Kosovë, sikur ujkut me ia varë në qafë mishin e qengjit. Të marrim në konsideratë të gjitha konfliktet dhe luftërat e fundit në Ballkanin Perëndimor, flasin qartë se kush ishte lokomativa kryesore e gjitha këtyre të bëmave dhe gjenocideve në rajon, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke përfunduar në Kosovë.
Dhe sot Serbia, nuk ka ndryshuar dhe është e njëjtë, e cila përsëri bëhët lider i problemeve kryesore dhe i destabilitetit në rajon, e cila Kosovën, e merr pretekst të nxitjeve të konflikteve, duke e kërcënuar përditë me luftë.
Përderi sa ky vend nuk disiplinohet me negociata dhe marrëveshje paqësore, Kosova dhe rajoni do mbetën të shqetësuar dhe të tensionuar, duke mos pasur stabilitet dhe siguri, apo duke mbetur nën hijen e kësaj politike hegjemoniste serbe dhe Evropa, po hakmerret me Kosovën, duke e sanksionuar me masa të pa drejta.
Nuk mund ta lëmë në një anë dhe në as një çast dhunimin e çdo të vërtete dhe dinjiteti të popullit shqiptarë të Kosovës, siq ka qenë ushtruar deri më tani shekuj me radhë nga Serbia dhe regjimi i egër i saj hegjemonist, dhe pse e menduam se e gjithë kjo periudhë do të përfundonte me luftën e fundit 1999, duke e ngritë në këmbë pothuaj gjithë botën demokratike në krye me NATO-n.
Mirëpo, Serbia në krye me Vuçiqin, mbetët e njejtë dhe e pa ndryshuar në raport me marrëdhëniet dhe paqën me Kosovën, i cili për të realizuar planin ku e ka lënë Millosheviqi, ky ndoshta po ia tejkalon, duke i keqpërdor qytetarët serb të Kosovës, të cilët i angazhon edhe në mënyrë të dhunshme për të destabilizuar shtetin e Kosovës.
Vuçiqi, po i bënë zehire BE-së, të cilën po e rrotullon në gisht, duke ia caktuar detyrat Brukselit, se si duhet të sjellët me Kosovën, ku e ardhmja për qytetarët e këtij vendi do të ishte ndryshe dhe shumë më e favorshme, sikur komuniteti serb i veriut të këtij vendi, do t’a pranonte Kosovën, si shtetin e vet, ku do integrohen dhe bashkëjetojnë së bashku me etnitetet tjera të këtij vendi.
Aleksandër Vuçiqi, përmes një urrejtëje patologjike, që zbatohet me fenatizëm kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, për të realizuar çëllimet e tij politike kundër shtetësisë së Kosovës, qytetarët serb në veriun e Kosovës, i angazhon dhe i frymëzon me «patriotizëm», duke i paguar apo duke i shpërblyer me ndonjë premtim mashtrimi, që mos t’u binden ligjeve dhe Kushtetutës së këtij vendi.
Kjo është politika e Vuçiqit, i cili me Listen serbe dhe grupet e tyre radikale, po e radikalizojnë dhe tensionojnë situatën ndëretnike në mes serbëve dhe shqiptareve, sikur është e pa mundur të gjindet një model dhe të krijohen kushte për bashkëjetesë në këto rrethana.
Shteti i Kosovës, dhe qeveria e saj, dukshëm po bëjnë përpjekje përmes negociatave që të përmirësojnë marrëdhëniet në mes palëve, por edhe të përafrohen deri te një marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke me njëra-tjetren.
Mirëpo, Vuçiqi, nuk e dëshiron të ndodh një gjë e tillë, sepse është një lider i çmendur serb, ndoshta edhe më i çmendur se Millosheviqi, i cili në mënyrë dinake, apo edhe të hapur, po i organizon dhe stimulon organizmat e vet ushtarak dhe paraushtarak, duke i stervitur terroristat serb afër kufirit me Kosovën, ma në fund duke e pritur vetëm një urdhër të një sulmi dinak drejt Kosovës.
Aleksandër Vuçiq, sikur nuk po ndalet, i cili po i tregon përditë forcat e veta ushtarake rreth kufirit të Kosovës, dhe po tregon se është i gatshëm për një luftë të mundshme për t’a pushtuar veriun e Kosovës, kjo do të thotë se jemi para diçkaje që Serbia, mund të veprojë me luftë, por sikur e ka harruar se ajo luftë do ti kushtojë Serbisë, sepse NATO, nuk do të qëndrojë duarkryq, dhe Kosova, nuk është pa një polici dhe ushtri të konsiliduar dhe të përgaditur për ta mbrojtur vetëvetën.
Kosova dhe populli i këtij vendi, janë të përgaditur për paqë, por në rast nevoje për të mbrojtë dhe ruajt integritetin dhe sovranitetin e vendit të vet, nuk do të rrinte duarkryq apo të dorëzohet pa luftë mbrojtëse, edhe pse luftën ua ka lënë agresoreve, atyre që historinë e ndërtojnë me gjak dhe mashtrime dhe i japin gjithëherë fitore vetëvetës edhe atëherë kur humbjet janë të tyre.
Kosova dhe udhëheqja e saj në krye me Albin Kurtin, nuk është kundër këshillave dhe kordinimeve me BE-në, e në veçanti me SHBA-të, që shkëmbejnë marrëdhënie dhe ide bashkërënditëse , për një marrëveshje paqësore dhe përfundimtare me Serbinë, për të realizuar njohjen reciproke në qendër.
Dredhitë e Vuçiqit, janë të pa pranueshme dhe luftënxitëse, duke mos marrë parasysh ndryshimet dhe vendimet e ligjshme të shtetit të Kosovës, që cilat paraqesin thëmelet e çdo shteti dhe shoqërie demokratike, që kanë për çëllim ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore e ndërfqinjësore, duke marrë parasysh edhe respektimin e multi etnicitetit, me çrast etnia serbe në Kosovë, posedon një privilegj të veçantë dhe më të madh se asnjë etni tjetër në Kosovë.
Edhe nëse qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, në shenjë respekti ndaj SHBA-ve dhe BE-së, duhet të bëjë një akordim, kjo nuk do të thotë se po tejkalohet një krizë e tillë, të cilën po e shkakëton vetë Vuçiqi dhe shteti serb ndaj qytetarëve serb të këtij vendi, por në të kundërtën, një kohëzgjatje e tillë po i jep kohë Serbisë, që të vazhdojë politikat e saj luft¨üenxitëse.
Vuçiqit nuk i besohet, ky është vetëm një prototip i Millosheviqit, i cili e ka një recept të njëjtë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, i cili nuk dëshmon fare në asnjë marrëveshje se i njëjti është ndër burrështetasit që nuk i kontribuon paqës ndërnjerëzore dhe aq më pak paqës në mes serbëve dhe shqiptarëve.
SHBA-të, dhe BE-, duhet me kujdes ti trajtojnë lojrat e ndyta të politikës së Vuçiqit, sepse janë të rrezikshme dhe pasojat mund të jenë të pa parashikueshme, kur kemi të bëjmë me një president dinak, kontravers dhe luftënxitës, i cili e ka dëshmuar rrolin e vet si bashkëmentor i krimit dhe gjenocidit me Millosheviqin, në veçanti për zhdukjen e shqiptarëve deri në masë.