Ato banda qe po i pregatit rreth kufirit të Kosovës, për kë janë? Vuçiqi, atëhëre kur praqitet qengj duhet të përgatitemi si për ujk. Njeri artist qe di ta emitojë viktimën edhe atëhere kur i viktimizon të tjerët.
Por: Uji fle, armiku s’fle! – thotë një fjalë e urtë popullore.
Pra, Vuçiqit, nuk i besohet edhe kur thot se nuk do të ketë konfilkt në Kosovë.
Vuçiqi, i cili sa herë është kërcënuar, sa herë u është drejtuar edhe ndërkombëtarëve se nuk do e njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës, sot paska deklaruar se nuk do të ketë lkonflikt në Kosovë, edhe pse Kurti po «provokuaka»!
Por « Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.
E, shikuar nga ky citat i deklaratës së tij, sërish lufta është në prag, deri sa ai kërkon «mbrojtjen» e popullit serb pa e sulmuar askush, sepse, kështu nisin luftërat, kur edhe pa të sulmuar askush, ti i thua se po më sulmon e kjo është vetëm për të zënë shkas. «Për vendin tonë në Kosovë» - vazhdon, duke e llogaritur Kosovën si pjesë të Serbisë, edhe pse më shumë se gjysma e shteteve të botës e kanë njohur e pranuar shtetin e Kosovës, duke mos qenë më kurrë pjes e Serbisë.
Mirëpo, Vuçiqi nuk ka të drejtën ta quajë si pjesë të Serrbisë Kosovën,
Sepse, Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, jo njëanshëm, siç e thotë Vuçiqi, por bashkarisht me shumë shtete të botës, e kanë njohur 117 shtete në botë, nga 193, përfshirë edhe Kosovën sa ka gjithsej, ose 61% e shteteve të botës,
Sepse, Gjykata Ndërkombëtare e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, në të cilën Gjëkatë vetë Serbia e pati dërguar, dhe tani, po të ishin sado pak të arësyeshëm, që nga shpallja e GJND-së, është dashur ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës, duke hequr inatin. Dhe, kjo do të ishte fundi i dialoguit, kur ende nuk pati nisur.
Sepse, Kushtetuta e Ahtisarit, serbëve të Kosovës u ka dhënë të drejtat më të mëdha që kanë minoritetet.
Sepse, Vuçiqi dhe serbët të gjithë e dinë se Kosova ka qenë e pushtuar, jo se ishte ndonjëherë tokë e tyure, përkundër që ata e qajnë dhe dëshirojnë të jetë e tyre.
Sepse, në të jeton populli shqiptar nga kur është krijuar bota, pra, nuk është djepi i serbëve, siç e thonë ata, por pikërisht i shqiptërve
Sepse, serbët kanë bërë masakra çnjerëzore në popullin shqiptar në përgjithësi, veçanërisht në Kosovë, Sanxhak të Novi Pazarit, Kosovë Lindore, që sot meritojnë të jenë të lirë në tokën e tyre.
Për të gjtha këto e shumë tjera që nuk janë thënë, Vuçiqi do duhej pranuar sa më parë Pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që, vërtet edhe serbët e Kosovës do të ndjeheshin fare të lirë, sepse ata do të integroheshin me të tjerët në të gjithë shtetine Kosovës pa pengesa.
E, sa i përket Albin Kurtit, ai nuk është duke provokuar, është duke u përpjekur të zbatojë ligjin në të gjithë Kosovën, për çka ju po e pengoni me pa të drejtë.
Prandaj, çdo konflikt në Kosovë, do të ishte i panevojshëm dhe i paarsyeshëm.