Në demokraci,vota e sovranit është kontratë për të zgjedhurit

Opinione

Në demokraci,vota e sovranit është kontratë për të zgjedhurit

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:49
Skënder Karaçica

Flitet se...Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti i kanë ndarë rrugët politike dhe të drejtimit të shtetit të Kosovës, përmes përqarjeve dhe të mos durimit të luftës demokratike të mendimeve për kahet e reja të shtetit.

Po e ritheksojmë dhe e kanë thënë se,në demokraci vota e lirë e sovranit është kontratë  për të zgjedhurit.Pse kemi përqarje nga të zgjedhurit në krye të shtetit të Kosovës...?Kujt i duhet kolovajza politike e përqarjeve dhe,po e harrojnë kontratën e votës së lirë të sovranit para katër vjetësh(sic!).

Kjo nuk është tipar i vlerës së demokracisë dhe të kaheve të shtetndërtimit të Kosovës,që përqarjet politike në krye të shtetit tashmë janë bër ,,gripi i stinës,,(sic!).Në kohën kur të zgjedhurit e harrojnë dhe e lënë në tovolinën e zyrës në Prishtinë,kontratën e votës së lirë me sovranin e,bëjnë e veprojnë me flamurin e përqarjeve...!

Nëse nuk mund të bashkëveprojnë kreu i shtetit të Kosovës dhe e kanë harruar kontratën me votën e lirë të sovranit për zgjedhjen e tyre,atëherë mënyra më e mirë në frymën e etikës në politikë do të duhej,që,përmes dorëheqjes të lëshojnë udhën të tjerëve dhe mos të jenë pengesë e kaheve të shtetndrëtimit përmes flamurit të përqarjeve Presidentja Vjosa Osmani-Kryemistri  Albin Kurti në institucionet e shtetit  të Kosovës.

Bota sot është në krizë të thellë politike,ekonomike dhe të konflikteve në përmasën e luftërave,që e bëjnë planetin të pa sigurt për njerëzimin.Në ketë rrafsh,udhëheqja e shtetit të Kosovës kalon në betejën e përqarjeve deri në skandalin politik,ku ata nuk flasin dhe nuk bashkëveprojnë për kahet e shtetit në fushat e shtetndërtimit.

Sakaq,këto përqarje e dëmtojnë shtetndërtimin dhe rritën problemet në fushat e zhvillimit ekonomik,për të ardhuarat  e ulëta,të pensioneve në mëshirë të ditës,të rritjes së çmimeve të shportës së konsumatorëve e,krerët e shtetit në Prishtinë i kanë ndarë rrugët politike dhe me sy të mbyllur e shohin njëri-tjetrin në korridorët e Kuvendit të Kosovës(sic!).

Për fund fare,mos harroni,frymën e kontratës së lirë të votës së sovranit për zgjedhjen tuaj në institucionet e shtetit të Kosovës!

Çikago,më 4 tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat