Behgjet Pacolli: i suksesshëm në biznes, dështak në politikë

Opinione

Behgjet Pacolli: i suksesshëm në biznes, dështak në politikë

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 tetor 2024 Në ora: 08:10
Autori Faton Mehmeti

Aftësia e tij në biznes nuk arriti të manifestohet edhe në politikë, diçka e kuptueshme duke u bazuar në shumë raste të tjera. Politika është një art ku jo çdo njeri ka aftësi të mbijetojë, njësoj siç ndodh edhe në fusha të tjera të jetës. Megjithatë, ka raste ku disa njerëz të dhimbsen për mungesën e mbijetesës, e disa madje gëzohen që nuk arritën një gjë të tillë, pasi rënie e mirë ndaj shtetit kanë stagnuar.

Rast i tillë është ai i Behgjet Pacollit, njeriut më të pasur në Kosovë, i cili nuk e pati aq të lehtë në jetën politike sa në atë biznesore. Ndonëse me formimin e AKR-së, Pacolli kishte arritur të ishte forca e tretë politike në vend, gjatë zgjedhjeve lokale ai fitoi në dy komuna mjaft të rëndësishme të Kosovës: Mitrovicë dhe Gjakovë. Pikërisht mungesa e suksesit në këto dy komuna kishte zbehur besimin e qytetarëve ndaj AKR-së për ndryshimet e premtuara, sidomos në fushën e ekonomisë.

Gjithashtu, gabimet në nivelin qendror kishin zbehur mbështetjen, e cila u manifestua më pas në zgjedhjet pasuese, ku dalëngadalë AKR-ja filloi rënien e vazhdueshme. Në vitin 2010, parlamenti zgjodhi Behgjet Pacollin President të Kosovës, dhe këtu rezultoi të ishte shkëlqimi i Pacollit, por kjo zgjati vetëm 35 ditë, kur ai u detyrua të jepte dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se votimi ishte jokushtetues.

Nga këtu filloi rënia e Pacollit. AKR-së iu larguan disa figura të rëndësishme, dhe ajo pësoi humbje të thella në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj dhe Kaçanik në vitin 2011. Pacolli, tani një nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, u angazhua me çështjet “Mali dhe Nigeria”. Ai kishte sjellë një letër te presidenti i Malit për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, por që rezultoi të ishte letër fallso, e që pasoi me kritika të rrepta nga mediat dhe qytetarët.

Një njeri i tillë nuk është i besueshëm, ashtu siç nuk i ka besuar kurrë presidenti Rugova. LDK-ja bëri gabime dhe e futi në gjirin e saj një njeri që presidenti historik nuk e kishte besuar, e nuk është e habitshme që Pacolli i vuri thikën pas shpine LDK-së dhe kujdo tjetër. Pacolli është i "vdekur" politikisht; bën mirë të largohet nga politika, nga e cila nuk pati sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat