Bombardimet e Izraelit në jug të Libanit dhe sulmet e Iranit mbi Izraelin, janë fillimi i një lufte rajonale, fundi i të cilës është vështirë të parashikohet!

Opinione

Bombardimet e Izraelit në jug të Libanit dhe sulmet e Iranit mbi Izraelin, janë fillimi i një lufte rajonale, fundi i të cilës është vështirë të parashikohet!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 5 tetor 2024 Në ora: 14:50
Harta

Për fat të keq, jemi dëshmitarë se lufta e filluar para një viti mes palestinezëve të okupuar dhe Izraelit okupator, me 6 tetor 2023, muajve të fundit po merr dimensione të një konflikti të zgjeruar rajonal, i cili pas sulmit raketor të Izraelit në Teheran, ku mizorisht në dhomën e hotelit u vra lideri politik i Hamas-it, Ismail Haniyeh, me 31 korrik të këtij viti, vazhdimi i sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj Hezbullaht në jug të Libanit, si dhe vrasja e liderit të saj, Hassan Nasrallahut para 6 ditësh, pastaj hakmarrja dhe sulmi raketor i Iranit mbi Izraelin, lirisht mund të thuhet, se tani më Lindja e mesme ka hyrë në një luftë të gjerë rajonale, fundi i të cilës është vështirë të parashikohet.

Ndërsa, në anën tjetër, të gjitha këto zhvillime tragjike dhe shkatërruese, të cilat i ka ndërmarr Izraeli ndaj palestinezëve qe një vit, dhe tani bombardimet kundër Hezbullahut në jug të Libanit, analistë dhe ekspertë të shumtë arabë, njohës të çështjeve politike dhe ushtarake si, Dr. Abdel Bari Atwan, Dr. Vidah Hanfer, koloneli Faiz Duwejr dhe të tjerë, i shpjegojnë këto ngjarje në një kontekst krejtësisht tjetër, ku sipas tyre, kemi të bëjmë me skenarin e vjetër të cionistëve izraelit, i cili u hartua në Kongresin e parë të tyre, të mbajtur në gusht të vitit 1897 në Basel të Zvicrës, i udhëhequr nga Theodor Herzel, skenar i cili edhe çoi në formimin e shtetit të Izraelit pas deklaratës së Balforit me 1917, së pari formimin e shtetit izraelit në Palestinë, dhe pastaj zgjerimin e tij nga lumi Nil në Egjipt, e deri në lumin Eufrat në Irak, me qëllim për ta formuar Izraelin e madh, duke pushtuar në ndërkohë, pjesë të Egjiptit deri në lumin Nil, Jordaninë, Sirinë, Arabinë Saudite e deri në Mekë, me synim të ndryshimit të Islamit dhe përshtatjen e tij me interesat pushtuese hebraike dhe çifute në rajonin e gadishullit arabik.

Po ashtu, politikanët dhe analistët e shumtë arabë-islam, janë unik në qëndrimin, se për të gjitha krimet e Izraelit që i ka bërë në Gaza, qe nga tetori i vitit 2023, ku ka vrarë mbi 70 mijë dhe plagos mbi 170 mijë palestinezë, dhe tani me sulmet në jug të Libanit, ku çdo ditë po vret civilë të pafajshëm, fajtorë kryesorë për këtë janë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe Anglia, të cilat, sipas tyre, po i qëndrojnë fuqishëm pas Izraelit, duke e furnizuar me armë te të gjitha kalibrave. Përndryshe, siç thonë ata, Izraeli i vetëm nuk do mund ta vazhdonte luftën me arabët as edhe për një javë..!?

Ndërsa, sa i përket frikës dhe vlerësimeve, se tani më Lufta e Tretë Botërore, veçse ka filluar në Lindjen e mesme, ndërsa kjo sipas teorisë dhe doktrinave të luftërave botërore, ekspertë politik dhe ushtarak botëror, thonë se ajo ende nuk ka filluar, edhe pranë luftës dyvjeçare në Ukrainë dhe kësaj në Lindjen e mesme, sepse interesat e dy superfuqive botërore, Amerikës dhe Rusisë, nuk janë cenuar ende, prandaj dhe nuk mund të ketë luftë me përmasa botërore.

Por, sa qëndrojnë këto pohime, se nuk do ketë Luftë të Tretë Botërore pa prishjen e fuqive të mëdha mes vete, të cilat madje deri tash nuk janë përplasur drejtpërdrejtë ushtarakisht, besohet se nuk do të ketë as luftë me përmasa botërore.

Se si do rrjedhin ngjarjet në Ukrainë dhe Lindjen e mesme, është vështirë të jepen gjykime dhe parashikime të sakta, por një gjë është e sigurt, se lufta mes Izraelit dhe Iranit, si dhe sulmet izraelite në jug të Libanit, do zgjasin për aq sa ajo do u shkon për shtati interesave amerikane dhe ruse në këtë rajon të botës, meqë rast çmimin më të madh po e paguan populli palestinez, libanez dhe ai izraelit, të cilët vazhdojnë të jenë viktima të një konflikti, në thelb fetar, por me premisa kryekëput ekonomike, eksploatuese dhe dominuese në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat