SHBA, BE, Serbia gjenocidale dhe opozita e sotme

Opinione

SHBA, BE, Serbia gjenocidale dhe opozita e sotme

Nga: Rexhep Torte Më: 5 tetor 2024 Në ora: 15:34
Autori Rexhep Torte

Ky tekst është reagim i botuar në gusht të vitit 2000 në gazetën “Fakti” të Shkupit që paqyron tentativën e Patrijarkut Pavle, Episkopit Artemije dhe Momçillo Trajkoviqit, të cilët kishin përgatitur në Graçanicë një Program për kantonizimin e Kosovës dhe themelimin e Korpusit serb për gjoja mbrojtjen e pakicës serbe.

Ky tekst shpalos lojën perfide me Mitrovicën dhe kërkesën e Beogradit në OKB-ë për instalimin e ushtarëve serbë për gjoja mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Serbia gjenocidale edhe sot pas 24 viteve nga çlirimi i Kosovës nuk ka ndryshuar fare dhe para syve të SHBA-ve e BEsë po e shantazhon dhe e kërcënon Kosovën tashmë shtet të lire i pavarur demokratik e paqedashës.

Opozita e sotme mjerane në Kosovë PDK, LDK, AAK dhe Nisma, edhe pse të dështuara e të korruptuara në qeverisjet në 20 vitet e kaluara, për ta mbrojtur pasurinë multi milionëshe të arritur me korrupsion, si dhe për të shpëtuar nga drejtësia për tradhtitë e hajnitë kryera, në vend që t’u bashkohen Albin Kurtit-Kryeministër dhe Vjosa Osmanit, që janë të përkushtuar për mbrojtjen e iintegritetit dhe sovranitetit të Kosovës, kjo opozitë vetëm për tu rikthyer në pushtet me pa të drejtë dhe me mashtrime u është vërsulur me ashpërsinë më të madhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit, edhe pse vota ështrë në dorë e popullit në dorë e sovranit!

Në vijim tekstin im i botuar në gusht të vitit 2000 në gazetën “Fakti”ë Shkupit

Arroganca serbe përsëri po depërton nëpër plasaritjet e faktorit

politik shqiptar

Liria e shumëpritur e Kosovës që e solli UÇK sëbashku me NATO-n është sihariqi më i mirë pas sa shekujve të përgjakur të shqiptarëve, të cilët edhe pse jetonin në trojet e tyre shekullore patën fatin e kobshëm të jetojnë nën kthetrat serbe të ardhur nga Karpatet.

Kjo liri e shtrenjtë dhe e shenjtë, e lindur mbi gjakun e më shumë se 15 mijë shqiptatëve të vrarë, të masakruar, të djegur, liri që lindi mbi fshatrat e qytetet e shkatërruara dhe të djegura, liri që lindi mbi gjëmën e kokave të prera të fëmijëve nga hanxharët serbë , që lindi mbi trupin e vashave të përdhunuara e të poshtëruara shqiptare, i ngjan një luleje të bukur, por të përgjakur.

Trumbetimi nga ana e serbëve nga takimi i tyre i fundit në Graçanicë në gusht të vitit 2000 për gjoja përgatitjen e një Programi për kantonizimin e Kosovës dhe për themeliimin Korpusit serb gjoja për mbrojtjen e pakicës serbe, lojërat perfide me Mitrovicën, kërkesa e Beogradit e këtyre ditëve drejtuar Kombeve të Bashkuara për instalimin e ushtarëve serbë në Kosovë gjoja për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë, janë manovër e dhelprës dinake dhe një porosi e qartë sidomos për faktorin politik shqiptar në Kosovë dhe për faktorin politik mbarë shqiptar, se është çasti i fundit t’i lënë anash përçarjet dhe interesat e ngushta e të veprojmë dhe flasin me një zë për të mbrojtur lirinë e Kosovës, për të mos u lënë shteg veprimi Patrijarkut Pavle, Episkopit Artemije dhe Momçillo Trajkoviqit, këtyre tre ujqve të tërbuar serbë, të cilët gjithnjë demonstruan urrejtje paologjike antishqiptare dhe me veprimet dhe deklaratat e deritashme dëshmuan qartë se janë dora e zgjatur e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe zbatues të skenarit famëkeq të Akademisë të Shkencave Serbe për Kosovën.

Sllobodan Millosheviqi nuk bënte asgjë në Kosovë pa bekimin e këtyre dy klerikëve orthodoksë serbë dhe pa Momçillo Trajkoviqin, protagonistin kryesor të heqjes së autonomisë të Kosovës dhe nxitësin e masakrave serbe ndaj shqiptarëve të pambrojtur e të pafajshëm të Kosovës, për çka ekzistojnë edhe deklaratat dhe diskutimet e tij në Kuvendin e atëhershëm të Serbisë.

Ky shans i yni historik nuk do të përsëritet më, ku pas disa shekujsh bota iu qas me një qëndrim realist dhe racional çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare duke e goditur për vdekje kuçedrën serbe të Ballkanit dhe i korrigjoi sadopak mëkatet ndaj shqiptarëve që nga Kongresi i Berlinit në 1978, që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe që nga Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1920/1921.

Ne shqiptarët ndër shekuj patëm lotin më përvëlues në botë, dhembjen dhe vuajtjet më të mëdha në botë dhe durimin më të madh dhe admirues.

Krimet dhe masakrat monstruoze serbe ndaj shqiptarëve Kosovë nuk do t’i bënte as bisha e egër te tërbuar, as gjarpri më helmues, as luani, as tigri, as hijena, as ariu, as ujku dhe as qeni australian Dingo.

Turpin e madh të popullit të egësr e gjenocidal serb nuk mund ta lajnë, mbulojnë e fshehin as këta klerikë orthodoksë serbë dhe as këta politikanë duarpërgjakur serbë. Këtë turp dhe mëkat njerëzor nuk mund ta lajnë as lumenjtë, as detet e oqeanet, kyturp dhe mëkat serb ndaj shqiptarëve do të mbetet i shkruar në faqet më të zeza të historisë botërore.

Për këtë turp dhe mëkat serb më së miri flasin varrezat masive, që po zbulohen çdo ditë në Kosovë, Serbi e gjetiu, varreza që dëshmojnë egërsinë shtazarake serbe ndaj shqiptarëve, duke mos i kursyer as femrat, as fëmijët dhe e as pleqtë. Për këtë flasin më se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar, për këtë flasim shtëpitë e djegura, të shkatërruara dhe tëvjedhura, për këtë flasin mijëra shqiptarë të arrestuarforcërisht që mbahen peng nëpër burgjet serbe, për këtë flët tërë Kosova e njomur me gjakun e shqiptarëve.

Të gjitha këto fakte e dëshmi flasin qartë se sot o kurrë shqiptarët duhet të flasin me një zë, që politikanët tanë së paku të korrigjohen dhe afrohen pranë njëri tjetrit për të larë ndërgjegjen e tyre para vetes, kombit shqiptar dhe historisë shqiptare, sepse kështu të përçarë nuk i vyejnë as dreqit e jo më çastit vendimtar për Kosovën.

Në këto çaste vendimtare për Kosovën nevojitet një aktivitet dhe kreativitet pune më i madh i intelektualëve tanë, i shkrimtarëve, shkencëtarëve, i profesorëve, i gazetarëve dhe i tërë shqiptarëve që mund të kontribuojnë në këtë drejtim, për ta hequr qafe oportunizmin dhe për të demaskuar politikanët, diplomatët dhe Akademinë e Shkencave Serbe, për të bindur vazhdimisht opinionin botëror demokratik për kërkësat e drejta të shqiptarëve, për fisnikërinë dhe bujarinë shqiptare, për faktin se shqiptarët asnjëherë gjatë historisë së tyre nuk kanë sulmuar dhe cënuar asnjë popull, nuk e kanë filluar asnjë luftë, por vazhdimisht kanë qenë vikrimë e apetiteve gllabëruese serbe dhe me shekuj është dashur t’i mbrojnë trojet denbabaden shqiptare.

Nuk duhet të lejojmë aspak hapësirë veprimi për dokrat boshe të serbëve, të cilët bënë krime, i vranë dhe i masakruan shqiptarët, ua dogjën dhe vodhën të gjitha të mirat materiale dhe dëbuan nga Kosova shumë se një milion shqiptarë, duke bërë një gjënocid të paparë gjer më sot për nga brutaliteti dhe agresiviteti, dhe tani pa asfarë turpi dhe me një arrogancë që e kanë vetëm serbët, mundohen të bëjnë kantonizimin e Kosovës dhe themelimin e Korpusit serb, program që Këshilli Kombëtar i Serbëve të Kosovës e miratoi këtyre ditëve në Graçanicë, në vëndin ku para sa vitesh Sllobodan Millosheviqi mbolli farrën e nacionalizmit serb dhe ngjalli edhe më shumë shovenizmin serb ndaj shqiptarëve.

Kjo nismë e Patrijarkut Pavle, Episkopit Artemije dhe e dinakut Momçillo Trajkoviq për të kantonizuar Kosovën dhe për të themeluar Korpusin serb në Kosovë është e habitshme dhe e rrezikshme, sepse të njejtit ishin kundër autonomisë së Kosovës dhe kundër çdo të drejte sado e vogël që i takonte popullit autokton dy milionësh shqiptar në Kosovë, aqë më tepër kur dihet se serbët në Kosovë nuk ikin nga shqiptarët, por ata ikin nga fakti se i kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve, kanë vjedhur e grabitur pasurinë e shqiptarëve dhe nuk kanë asnjë dromcë morale, shpirtërore apo të ndërgjegjes njerëzore që pas të gjitha atyre krimeve që i kanë bërë ndaj shqiptarëve, të mund të jetojnë pranë shqiptarëve.

Egërsia serbe po dëshmohet edhe me dhjetëra mijëra mina të vendosura anëekënd Kosovës prej të cilave rrezikohen shqiptarët dhe fëmijët e pafajshën shqiptarë të cilët që për çdo ditë vriten apo edhe bëhen invalidë.

Krerët serbë në Serbi me lotë krokodoli trokasin dyerve të botës përendimore për të kërkuar naftë për tu ngrohur këtij dimri.

E ç’të thonë shqiptarët që dimrin e kaluar e kaluan maleve të ndjekur nga soldateska serbe me armët nga më të sofistikuarat, duke lënë shtëpi të djegura dhe të vrarë e të plagosur dhe duke u dëbuar me forcë jashtë Kosovës qindra mijëra kosovarë, vetëm për fajin se ishin shqiptarë.

Edhe këtë dimër 600 mijë shqiptarë pritet ta kalojnë nën tenda, se për të ngrohur as që mendohet sepse me ditë dhe orë të tëra vendbanimet në Kosovë kanë mangësi të energjisë elektrike.

Shqiptarët e Kosovës edhe këtë dimër pritet ta kalojnë jashtë me të ftohtë dhe me zemër e me shpirt të plagosur, sepse çdo familje shqiptare në Kosovë ka dikend të vrarë, të plagosur rëndë apo të mbajtur peng në burgjet serbe.

U përpoqëm të hedhim më shumë dritë mbi gjenin monstruoz të serbëve dhe Serbisë gjenocidale serbo orthodokse, për të kuptuar opinioni demokratik botëror më shumë për kombin gjenocidal serb, për të hequr dorë nga paternalizmi i tepruar ndaj serbëve, sepse populli serb për të gjitha ato krime e mizori që i ka bërë në Kosovë duhet sanksionuar e riedukuar kolektivisht, për të aderuar në botën demokratike, sepse populli gjenocidal serb është i infektuar thellë në shpirt. Kjo bishë e tëbuar dhe ky gjarpër helmues do shtypur mirë, ky kancer i Ballkanit duhet çrrënnjosur, sepse sa më të butë që të tregohemi ndaj tij, ai do ringjallet përsëri. Vrasësit dhe grabitqarët serbë nuk mund ta kuptojnë demokracinë me duart e përlyera me gjakun e shqiptarëve, ata duhet kapur dhe dënuar në Gjykatën e Hagës.

Kosova demokratike dhe shqiptarët gjithnjë do të jenë të hapur, por jo edhe për bishat serbe.

Rexhep TORTE-Dibër gusht i vitit 2000

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat