Blerta Kllokoqi-Rugova - viktima më e fundit e Edi Ramës!

Opinione

Blerta Kllokoqi-Rugova - viktima më e fundit e Edi Ramës!

Milaim Nela Nga Milaim Nela Më 6 tetor 2024 Në ora: 21:43
Blerta Kllokoqi-Rugova

Edi Rama mund të intervistojë edhe djemtë e Rugovës jo vetëm gratë e tyre por kjo nuk e bën pis emrin dhe figurën e Presidentit Historik të Kosovës.

Edi Rama mund të intervistojë Blerta Kllokoqi Rugovën por kjo nuk e bën Edi Ramën as pro-shqiptar e aq më pak pro Kosovës, pa le më pro RUGOVËS.

Edi Rama ngelet aleat i Vuçiqit kundër Kosovës, e kjo është provuar dhe stërprovuar.

Edi Rama mund të intervistojë të renë e presidentit historik por kjo nuk e ndryshon faktin që ai ngelet një nga armiqtë më të betuar të Ibrahim Rugovës rolin e të cilit e injoroi kaq keq në paraqitjen e parë të tij në Kuvendin e Kosovës!

Edi Rama me këtë intervistë përpiqet të godasë ashpër dhe me urrejtje emrin e Presidentit Historik sepse sa ai ishte gjallë nuk arritën as ta rivalizojnë e as ta dëmtojnë politikisht!

Kjo intervistë malinje në llojin e saj dhe e pështirë synon të godasë Kosovën bash në nervin e identitetit të saj siç është emri i madh dhe trashēgimia historike dhe shtet-formuese e Kosovës, Ibrahim RUGOVA!

Kjo intervistë synon të godasë qeverinë e Kosovës bash në momentet kur ajo është jo vetëm përballë Serbisë Gjenocidale por edhe të gjithë aleatëve të saj një prej të cilëve dhe më kryesorëve është Edi Rama!

Edi Rama me këtë shfaqje bajate do t'u thotë shqiptarëve të Kosovës se ai është në anën e tyre e Albin Kurti kundër interesave të Kosovës!

Duke parë këtë intervistë perfide të Edi Ramës me të renë e Presidentit Historik shqiptarët e dinë se çdo shtëpi përfshi edhe atë të Rugovës e ka nga një nevojtore bile sot në kohët moderne kanë më shumë se një!.

Por Edi Rama harron një gjë bazike dhe elementare, që manovrat e tij, edhe kur janë kaq perfide dhe të sofistikuara nuk e ndryshojnë dot mendimin e kthjellët të shumicës absolute të shqiptarëve se ai kurrë nuk mund të jetë në anën e interesit shqiptar sepse këtë e ai e ka dëshmuar në çdo hap apo vendim politik që ka marrë ndaj Kosovës për 12 vjet në pushtet!

Blerta Kllokoqi duhet ta dijë dhe nëse akoma nuk e di, ta mësojë se intervistuesi i saj është ai që i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia bëri dot Kosovës Milosheviqi dhe ministri i tij i propagandës në luftën e fundit.

Edi Rama i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues që nga dita e pavarësisë së Shqipërisë.

Edi Rama me keq qeverisjen e tij ka përzënë nga Shqiperia mbi 1 milionë shqiptarë!

Shqetësimi më i madh i Ibrahim Rugovës ka qenë zbrazja e trojeve shqiptare gjë të cilën me sukeses po e realizon Edi Rama!

I këshilloj zonjës të paktën të mësojë historinë e familjes së burrit të saj!

Blerta Kllokoqi Rugova duhet ta dijë se marifete të tilla me skenarë të paradhënë nga Edi Rama se ajo është demek shumë e shqetësuar për "prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me faktorin nderkombëtar" nuk i blen publiku i shëndoshë shqiptar.

Blerta Kllokoqi Rugova nuk mund të na tregojë neve se sa është zhvilluar Shqipëria dhe Tirana me ndërtesa të larta në kohën e Edi Rames sepse këtë e dinë të gjithë shqiptarët që vuajnë "arritjet" e Edi Ramës.

Blerta Kllokoqi-Rugova duhet ta dijë se sot Shqipëria e Edi Ramës është shumë herë më keq se Kosova kur ishte nēn pushtimin serb sepse shqiptarët e Kosovës atëherë kishin shpresë, e Rama e ka vra shpresën.

Blerta Kllokoqi-Rugova duhet ta dijë se atë që Edi Rama i ka bërë opozitës shqiptare sot, nuk ia ka bërë Milosheviqi LDK-se që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

Blerta Kllokoqi Rugova duhet ta dijë nese përdor autobanin për të ardhur në Tiranë, se çdo shqiptar i Kosovës dhe një pjese të veriut të Shqipërisë duhet të paguajë gjobë tē majme për të shkuar në Tiranë!

Ata trajtohen minimumi si qytetarë të dorës së dytë për të mos thënë se përçmohen keq.

Për fund, shqiptarët e Kosovës duhet ta dinë dhe besoj se janë të qartë se Edi Rama dhe klani i tij antishqiptar Sorosian mund të blejnë Lumir Abdixhikun siç e kanë blerë, mund të blejnë edhe familjarë të familjes së Presidentit Historik por nuk do të mund ta blejnë kurrë shpirtin shqiptar dhe shqiptarizmin e shqiptarëve tē Kosovës!

Kurrë JO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat