Kush janë këta matrapazë, dështak në ngjarjet e rëndësishme të Historisë më të re të Kosovës që marrin guximin të thirren në emër të Grupit të Deçanit?

Opinione

Kush janë këta matrapazë, dështak në ngjarjet e rëndësishme të Historisë më të re të Kosovës që marrin guximin të thirren në emër të Grupit të Deçanit?

Nga: Saim Tahiraj Më: 7 tetor 2024 Në ora: 20:18
Saim Tahiraj

 Dalin pa fie turpi me propozime në emër të Grupit të Deçani! Mos u fsheni pas Grupit të Deçanit po dilni në emrin tuaj dhe organizatave tuaja. Kush janë dhe kujt i shërbejn disa portale dhe televisione të cilat shërbehen me gënjeshtra dhe dezinformojn opinjonin për Grupin e Deçanit?

Grupi i Deçanit është unik dhe është pjesë përbërse e bërthamës së „Lëvizjes së Deçanit“ e cila ka një zyre legale në Prishtinë. Askush nuk e ka të drejtën të flas në emër të Grupit të Deçanit përpos anëtarët që e përbëjn këtë grup. Gjithashtu askush nuk e ka të drejtën të jap deklarata dhe propozime në emër të „Lëvizjes së Deçanit“ pa autorizimin e Zyres së saj që është në Prishtinë.

Të gjitha këto deklarata dhe propozime që dalin nga individë karrierist dhe të pandërgjegjshëm, portale dhe televisione që i shfrytzojnë ato me dezinformue opinionin, kanë të vetmin qëllim, të dëmtojnë autoritetin e „Lëvizjes së Deçanit“. Autoritetin e madh që ka fituar „Lëvizja e Deçanit“ në Kosovë, në Shqipëri, në mbarë trojet shqiptare dhe mërgat, i ka tmerruar Islamin Politik Radikal, andaj janë hudhur në ofenzivë kundër „Lëvizjes së Deçanit“.

Nuk po pyesin për metodat, por po i përdorin edhe ato më të ultatat për ta sulmuar dhe dëmtuar atë. Matrapazët, karrieristët dhe përfituesit, po përpiqën që me paraqitjet e tyre publike, nëpër portale dhe televisione që janë në shërbim të Islamit Politik Radikal, të përfitojnë nga autoriteti i madhë që gëzon „Lëvizja e Deçanit“. Të tillët janë bërë krah i fuqishëm i Islamit Politik Radikal. „Lëvizja e Deçanit“ do vazhdoj e palëkundur nė misionin e saj historik në mbrojten e vlerave më fundamentale të Shqiptarizmës, duke u bazuar fuqishëm në Deklaratën e saj.

I paralajmëroj të gjithë ata matrapaz, karrierist dhe përfitues, të gjitha ato portale, media dhe televisione që t’i ndërpresin dezinformimet në emër dhe për „Lëvizjen e Deçanit“. Nëse nuk ndalen do i ndjekim rrugët ligjore për t’i ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat