Tmerri nga shtetet fqinje, posaçërisht i Serbisë dhe Greqisë, gjatë pushtimit të territoreve shqiptare

Opinione

Tmerri nga shtetet fqinje, posaçërisht i Serbisë dhe Greqisë, gjatë pushtimit të territoreve shqiptare

Nga: Sami Arifi Më: 8 tetor 2024 Në ora: 09:46
Sami Arifi

Për spastrimet e elementit shqiptar, nga trojet e tyre, në formë ditari ka shkruar: Dimitrie Mita Petroviq, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në ato ngjarje të viteve 1877-1878. Luftimet në marrjen e Prokuples, Kurshumlisë dhe për Betejën e Samakovës, citon në faqen e 59 të librit të përkthyer shqip: Batalioni i karanovcit duke depërtuar në anën e bregut të Toplicës, në të djathtas kishin lumin, duke depërtuar në anën e majtë në thellësi dy orë rrugë, në drejtimin e tillë, ky batalion spastroi gjashtë fshtra arrnaute, nëpër të cilat fshatra kishte mjaft luftime të rrepta.

Arrnautët iknin bregut të lumit Kosanicë në drejtim të Prishtinës. Deri në mbrëmje batalioni kishte arritur në Bjeshkët e Sokolit mbi Kosanicë. Lishanini vepronte me batalionin e dytë, i cili sulmoi Toplicën në të cilën, gjatë luftimeve, u mbytën tridhjetë arrnautë që kishin kundërshtuar me zjarr pushkësh. Përmes dërgimit të një njësiti dhjetë personash fshati u rrethua duke sulmuar në fshatë pastaj tërë masa ushtarësh, kështu që trembëdhjetë prej fshatarëve arrnaut u zunë të gjallë, aty u zu edhe djali i Fekës së pasur, të cilën e mbyti vet administratori i kompanisë, Avram Popoviqi, duke i rënë me kondak pushke në qafë.

Fshatarët u mbytën nëpër shtëpi, një numër nga ta u dorzuan në Prokuple tek komandanti i divizionit i cili i gjykoi të gjithë me vdekje. Në Samakovë dhe Kurshumli pati humbje edhe ushtria serbe 2042 të vrarë, 2999 të plagosur dhe 159 të zhdukur. Ushtrisë serbe po i printe Gjeneral Majori rus, Mihail Qernajev, dhe shumë vullnetarë tjerë që kishin ardhur për ta ndihmuar Serbinë për çlirim dhe bashkim, politikisht, ushtarakisht dhe në mënyra tjera.

U bënë krime të paskrupullta ndaj shqiptarëve në regjionin e Nishit, sipas raporteve britanik dhe osman.

Me rënjen e Nishit nën pushtetin serb bëhen ndryshime në strukturën e popullsisë, por edhe në planin urbanistik. Lagje ku kishin jetuar shqiptarë dhe turq, Arnaut Mahallësi dhe Arnaut Pazari, përskaj lumit u rrënuan objektet tërsisht, popullësia u dëbuar, pasuria tjetërsohej dhe u shitej me çmim simbolik serbëve të ardhur, ndërsa nga pesëmbdhjetë xhamit egzistuese kishin mbetur vetëm tri pa u rrënuar. Leshkofça/ Leskovci kishte 87 fshatra, 16.327 banorë, të shpërngulur 13.862, shtëpi 2.445, të vrarë shqiptarë 511, ndërsa Toplica/Prokuplja kishte fshatra 72, banorë 13.289, të shpërngulur 12.468, shtëpi 1.785, të vrarë 711. Kurshumlia kishte fshatra 68, banorë 12.734, të shpërngulur 11.924, shtëpi 1.563, shqiptarë të vrarë 810.

Politika serbe në ndaj territoreve fqinje ishte në konformitet të plot me politikat ruse. Serbia e përkrahur nga Rusia së bashku vepronin në përgatitje për aneksimin e Bosnje-Hercegovinës, Dalmacisë dhe pjestë veriore të Shqipërisë, Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, me përjashtim të Vlorës, e cila ishte kafshatë për Italinë, pra Serbia t’i mbroj me vendosmëri tokat e pushtuara: Sanxhakun dhe „Serbinë e Vjetër“, me një dalje të domosdoshme në Detin Ariatik.

Sjellja e Rusisë i shkonte për shtati hegjemonisë serbe dhe përkrahësve të saj në Ballkan, sipas rusve, vetëm me eleminimin e faktorit shqiptar sigurohet qetësi në këto hapësira. Kjo qetësi u arrit dhe arrihet vetëm me masakra ndaj shqiptarëve duke i ndarë territoret e tyre shteteve fqinje. Masakrat ndaj shqiptarëve përmes gazetës “Kievskaja Mils” i raporton gazetari Leon Trock, posaçërisht ngjarjet në Shkup gjatë viteve 1912-1913. Serbia pas pushtimeve të trojeve shqiptare, vendbanimet e tyre i emërton me emra serb.

Fatin e njejt e përjetuan edhe shqiptarët e Çamërisë, edhe se revolucioni në vitet 1821-1829 u organizua dhe u realizuar nga Arvanitasit të cilin revolucion historiografia greke e përshkroi si revolucion grek. Si Naçertaia (Projekti) serbe, në të njejtin vitë më 1844 u projektua edhe Megali Idea (Idea e Madhe) greke me qëllime të njejta, gllabrimin e territoreve shqiptare, pra ishin synime ekspansioniste ndaj tokave shqiptare si të serbëve ashtu edhe të grekëve.

Shtypi serb i kohës si “Rad” i Beogradit lidhur me vrasjet dhe masakrat e datës 5 gusht 1925 shkruan: Ka ca ditë që shtëpit e shqiptarëve digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë me qëllim që të plaqkiten. Ndaj viseve të arrnautllukëve jetojnë pushkët, tazirat e ngjajshme vlojnë edhe në vise tjera të arrnautëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat