Esat Shala nderoi Kosovën, dëshmorët, viktimat e luftës, veten dhe familjen e tij

Opinione

Esat Shala nderoi Kosovën, dëshmorët, viktimat e luftës, veten dhe familjen e tij

Nga: Rexhep Torte Më: 8 tetor 2024 Në ora: 13:30
Autori Rexhep Torte

Dorëzimi nga Esat Shala i fotografive dhe incizimeve të krimeve tw luftws në Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë që shkaktoi Serbia gjenocidale gjatë agresionit të viteve 1998/99, të grumbulluara tashmë 20 vite, është veprim shembullor i atdhedashurisë dhe i dinjitetit shqiptar njerëzor ndaj atdheut.

Vlera e këtyre materialeve të grumbulluara që pasqyrojnë krimet makabre serbe në Kosovë është e një rëndësie të madhe kosovare e mbarë kombëtare shqiptare dhe shprehje e një, morali, karakteri dhe heroizmi të lartë njerëzor shqiptar, që e dëshmoi Esat Shala, edhe pse para disa vitesh, siç shkruante në WEB faqen “Bota Sot”, Serbia gjenocidale Esat Shalës i kishte ofruar 2 milionë euro si kundërvlerë që ky t’ia dorëzojë Serbisë këto materiale që dëshmojnë mizoritë serbe në Kosovë.

Është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar lartë vigjilenca, guximi dhe durimi i Esat Shalës për t’i ruajtur e mbrojtur kaq kohë këto materiale të krimeve serbe në Kosovë, që si dëshmi e krimeve me siguri ua kanë futur tmerrin Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve të saj, e cila tashmë është e gozhduar si lekura e qengjit për muri se për krimet e kryera në Kosovë domosdo do të përgjigjet.

Esat Shala për punën dhe gjestin që e ka bërë për grumbullimin e këtij materiali të madh dëshmues dhe dokumentues të krimeve serbe në Kosovë duhet të konsiderohet hero i gjallë i Kosovës, dhe përkundër modestisë së tij, duhet nderuar edhe me mirënjohje tjera shtetërore.

Për mua personalisht informacioni që e lexova në WEB faqen e “Bota Sot” në aktuale të datës 7 shtator 2024 qe një sihariq i madh, qe një lajm gëzimtar dhe tejet mrekullues e entuziazmues, që mban titullin“ Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës”.

Ku veç tjerash shkruan se, “Gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë, Esat Shala ishte 11 vjeçar. Dhe se është vëllai i dëshmores Luljeta Shala, për të cilën më 14 dhjetor të vitit 1998 në Krajkovë të Drenasit erdhi lajmi i kobshëm se Luljeta kishte rënë dëshmore në Gorozhup të Pashtrikut, kur nën komandën e komandant Mujë Krasniqit bashkë me të fejuarin Hysen Bujupin vriten nga një pritë serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar, që dëshmon se Esat Shala rrjedh nga një familje atdhetare.

Në këtë tekst të “Bota Sot” Esat Shala deklaron se, grumbullimin e kasetave dhe fotografive të krimeve serbe në Kosovë e ka fillua në vitet 2004-2005 në moshën 17 vjeçe dhe vazhdon ta kryejë edhe sot e këaj dite. Inspirim për këtë punë të vyer i ka dhënë fortoreporteri i huaj me nofkën Piter, i cili asokohe ka bërë shumë fotografi të luftës në Kosovë dhe të familjes së tij. Duke gjurmuar pas këtyre fotografive Esat Shala ka hasur edhe në incizime të ndryshme të luftës 20 vite radhazi. Sipas Esat Shalës derisot janë grumbulluar 8 mijë orë incizime duke hulumtuar në terren, dhe sipas tij ne popull ende ka incizime të luftës që duhen dorëzuar në Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë”.

Esat Shala tani këto materiale i dorëzoi në dorë të shtetit, përkatësisht në Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Institut i specializuar në të cilin është i është ofruar edhe një vend pune.

Kosova ka patur, ka dhe do të ketë nevojë për kësi njerëz të ndershëm dhe fisnikë si Esat Shala.

Opozita në Kosovë të mësojë nga shembulli i Esat Shalës

Esat Shala me punën e tij të palodhshme e të ndërgjegjshme e dëshmoi veten se për Kosovën është shumë më i vyer dhe më i rëndësishëm edhe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Agim Çeku e të ngjashëm si këta nga PDK-ja.

Shumë më i vyer dhe më i rëndësishëm se Isa Mustafa, Edita Tahiri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Agim Veliu e të ngjashëm si këta nga LDK-ja.

Shumë më i vyer dhe më i rëndësishëm se Ramush Haradinaj e të ngjashëm si ky nga AAK-ja. Shumë më i vyer dhe më i rëndësishëm se Fatmir Limaj dhe të ngjashëm si ky nga NISMA.

Shumë më i vyer dhe më i rëndësishëm edhe se shumë komandantë tjerë të UÇK-së, të cilët gjatë luftës dhe pas luftës e braktisën interesin e shtetit të Kosovës në liri dhe u dhanë pas vëllavrasjeve për pushtet, pas pasurisë multi milionëshe, pas bashkëpunimit me kapobandot serbe duke rrezikuar edhe integritetin dhe e sovranitetin e Kosovës.

Dhe sot Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Famir Limaj i NISMA pas të gjitha veprimeve të dëmshme ndaj Kosovës me paturpësinë më të madhe, me premtime mashtruese përpiqen të rikthehen në pushtet, dhe po e ritheksoj se kësaj opozite nuk ju intereson fare forcimi dhe prosperiteti i Kosovës, por ju intereson vetëm mbrojtja e pasurive multi milionëshe të vjedhura dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat