Edi Rama, si Erdogani e Putini, kundërshtarët politikë i burgos

Opinione

Edi Rama, si Erdogani e Putini, kundërshtarët politikë i burgos

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 tetor 2024 Në ora: 17:42
Autori Faton Mehmeti

Përveç Turqisë e Rusisë, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që mban të burgosur politikë. Lideri i PD-së, forcës kryesore opozitare, mbahet në arrest shtëpie, ndërsa deputeti i opozitës është në burg. Me të drejtë, opozita ka nisur mosbindjen civile ndaj regjimit të Edi Ramës, e cila u reflektua me protestën masive të një nate më parë. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dha një mesazh të fortë, duke treguar se ata janë të lodhur nga një regjim që për vete ka ndërtuar lluks, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.

Siç paralajmëroi lideri i opozitës, Dr. Berisha, aksioni i opozitës pritet të pasohet me ngujime e greva deri në dorëzimin e Ramës për një qeveri teknike. Vetëm me një qeveri teknike, pa Edi Ramën, ka shanse për zgjedhje të lira e të ndershme; ndryshe, Rama do të vazhdojë të vjedhë, siç ka vepruar gjithmonë. Shqiptarët janë të lodhur nga një regjim që i ka katandisur si mos më keq.

Pazaret e tij me Vuçiçin, në dëm të Kosovës e interesit kombëtar, janë gjithashtu arsye të mjaftueshme që Edi Rama të ikë. Sa më parë të largohet Rama, aq më të pakta do të jenë dëmet ndaj shqiptarëve në dy anët e kufirit. Nuk mjafton vetëm vota; regjimet nuk përmbysen me vota, por vetëm me qëndresë dhe betejë dhëmb për dhëmb.

Aksioni i opozitës nuk duhet të ndalet deri sa Edi Rama të largohet, të krijohet një qeveri teknike dhe pastaj të shkohet në zgjedhje. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, është i pranuar çdo rezultat; nëse shqiptarët votojnë Ramën, le ta mbajnë; nëse jo, ai duhet të shporret nga ka ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat