Albin Kurti rrit pensionet 5 herë më shumë se Edi Rama!

Opinione

Albin Kurti rrit pensionet 5 herë më shumë se Edi Rama!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 9 tetor 2024 Në ora: 09:52
Xhevat Mustafa

e Kosovës, ato proqeveritare më me zë të lartë e ato filoopozitare me zë të ulët apo si me vete, njoftuan se qeveria e Albin Kurtit vendosi më 7 tetor 2024 për rritjen e pensioneve nga 1 janari 2025 me rreth 20%! Siç sqaroi vetë kryeministri Albin Kurti do të rriten me 20% pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht, për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Ai theksoi se “Te këto kategori, për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të të zhdukurve të UÇK-së, që kanë më shumë se një dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshohet edhe formula e pensionit, duke e rritur për 50% të pensionit bazë për çdo dëshmor apo të zhdukur tjetër që ka familja, e jo të rritet me nga 20% apo 10% siç ka qenë deri më tani.

E njëjta formulë do të përdoret edhe për familjet e viktimave dhe të zhdukurve civilë, ku për çdo viktimë apo të zhdukur tjetër që ka familja, pensioni do të rritet për 50% të pensionit bazë.” Pra, hiqet dorë nga praktika e përdorur nga qeveritë e mëparshme të partive në opozitë prej më shumë se 3 vjet e gjysmë, domethënë nga LDK, PDK, AAK, AKR, Lista Serbe..., me rritje në rreth 10-20% për familjet e dëshmorëve e të zhdukurve! Nga ana e tij, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky ndryshim prek një numër prej 304,016 përfitues që do të ndikohen nga kjo rritje, ndërkaq impakti i tërësishëm buxhetor për tërë vitin fiskal parashihet të jetë në shumën prej 100 milionë euro shtesë.

E megjithatë, kapur fort tek aspekti kohor se kjo rritje e ndjeshme pensionesh përfitohet nga pensionistët e Kosovës rreth 6 javë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, liderë, politikanë, deputetë dhe publicistë...opozitarë, me paga 5 -10 herë më të larta se sa pensionistët, filluan, si në një kor korbash e sorrash, të ankohen përse ky akt u ndërmor nga Qeveria Kurti më 7 tetor 2024 e jo 6-12,24... muaj më herët???!!! Këta bëhen edhe jo seriozë e të papërgjegjshëm, edhe qesharakë, edhe më tepër të pabesueshëm, ndoshta edhe nga njerëz të familjeve të tyre, përfitues nga kjo rritje e re e pensioneve. Sidomos, për faktin se bëjnë sikur “harrojnë” se çfarë kanë bërë vetë kur ishin në pushtet, për mbi 20 vjet apo se kjo, fatkeqësisht është traditë apo përvojë me shtrirje botërore e ndodh jo rrallë edhe në vende me demokraci të përparuara e të konsoliduara!?

Bile, edhe gjatë 10 muajve të vitit 2024 nga Joe Biden e Kamala Harris në Uashington, që nuk po lënë mënyrë e formë pa përdorur për të fituar mbi Donald Trump! Këtë ka kohë që po e bën, duke pasur si parësore edhe traditën dhe praktikën e vota-blerje-vjedhjes me shumicë, edhe Edi Rama me tufat e tij partiake e qeveritare si dhe me ushtritë me shtim të vazhdueshëm, të pajustifikueshëm e të paligjshëm të administratës dhe të patronazhistëve!? Neve këndej nga Shqipëria socialisto-rilindase, kujtesa dhe rëndimi këputës në mes i kuletave dhe xhepave, na çuan ndërmend se edhe Edi Rama ua rriti pensionistëve në Shqipëri pensionet... me 4.1% më 1 tetor 2024, që koincidoi edhe me Festën Kombëtare të Kinës “motër të Enverit”!!!

Ndoshta pensionistëve në Kosovë, me të drejtë, u duken fare pak 4.111111% ose rreth 5-10 euro shtesë në muaj...??? Vërtetë rritja e pensioneve në Shqipëri është saktësisht, 5 herë më pak se sa e Albin Kurtit për pensionistët në Kosovë! Po, merret me mend arsyeja! Shqipëria, edhe pse shtet prej 112 vitesh “nuk i ka mundësitë ekonomike, financiare, sociale...” të Kosovës! Nga ana e saj, Kosova "është shtet më i zhvilluar dhe shumë më i pasur se Shqipëria...!" Shqipëria ia kalon Kosovës vetëm për dy detet, për bume turistikë me fitime sa një simite në ditë, për...korrupsion dhe për... shtatlartësinë e jetëgjatësinë në post të kryeministrit! Me një dozë më të fortë humori: bobo, do të bëhet xheloz Edi Rama e për inat të Albin Kurtit, siç ka dëshmuar shpesh herë për arsye e motive politike, do ta shtrijë hakmarrjen e tij edhe në fushën sociale, duke i rritur pensionet në Shqipëri deri në...200%!?

Po të na e bëjë këtë “gjëmë” na mbetet të ulërijmë deri sa të dëgjohet edhe në Surrel e më larg, në Bruksel: mjer ne si do t'i harxhojmë gjithë këto lekë shtesë...!!! Për më keq, kur, sipas një “tradite tashmë të moçme”, disa ditë para fillimit të tërheqjes së pensioneve me shumën “marramendëse” të rritjeve, nëpër supermarkete, dyqane, kioska, tregje trotuaresh...nisin turravrapin drejt majave të reja, edhe çmimet!? Këto do të na i bëjnë të pavlefshme e të pandjeshme "rritjet stratosferike" të pensioneve nga Edi Rama, që si piktor e kryeministër, “për të ngritur kulla kanabizi edhe mbi sheshe, teatro e e lulishte; për të sajuar bume e suksese; për t’i qarë hallet shumicës së popullit e për t’ua lehtësuar bijve e bijave të tij rrugët e emigracionit” drejt Italisë, Gjermanisë, Anglisë..., "nuk bën të dytë nana..."!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat