Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së “Namaz – Gjasë”!

Opinione

Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së “Namaz – Gjasë”!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:02
Autori Sherif Ramabaja

Mund të quhet ngjarje e shekullit. Për herë të parë në Ballkan dhe në trojet shqiptare, po inaugurohet një objekt i tillë kapital. Xhamia e Namaz – Gjasë do ta ketë kapacitetin për 5.000 veta.

Për inaugurimin e saj, personalisht drejt Shqipërisë, kishte fluturuar presidenti Erdogan me bashkëshorten e tij.

Sidomos i impresionuar vërehej kryeministri Rama i cili në këto kohë të vështira, kur opozita ka marr teposhtën dhe me dhunë po përpiqet që t’ia imponoi qeverinë teknike, ai e takoi mikun e tij të shpirtit zotin Erdoganin.

Që të dy në praninë e mysafirëve të shumtë, sidomos të krerëve fetarë mysliman nga Kosova, Lugina, Sanxhaku, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, SHBA etj. bënë inaugurimin e këtij tempulli madhështor, për pjesëtarët e këtij komuniteti.

Rama personalisht besimtarëve ua hapi dyert duke i përgëzuar dhe uruar me fjalët më të ngrohta: tash e tutje nuk keni pse të dilni shesheve për lutje, kur e keni tempullin e juaj me 5.000 vende të lira.

Këtu ju mund të faleni natë e ditë, pa pasur nevojë të brengoseni se shteti do ua ndaloi fenë. Për t´iu siguruar personalisht nga Turqia ka ardhur edhe miku im i çmuar zoti Erdogan. Së bashku ne po përgatisim edhe një dhuratë tjetër për popullin shqiptar, që do të jetë po ashtu një befasi e këndshme. Shpresojmë që së shpejti do ua shpalosim edhe këtë surprizë.

Pas Ramës fjalën e mori edhe mysafiri i tij, zoti Erdogan. Pasi i përuroi besimtarët për këtë dhuratë të zotit, me ndihmën financiare të vëllezërve mysliman të Turqisë e Arabisë, masës iu drejtua edhe me një apel: Armiku i përbashkët i juaji dhe i yni është Fethullah Gulen, në të cilin dikur përbetohesha, po ai e lëshoi rrugën e zotit dhe të myslimanizmit, prandaj sot e kam armik numër një.

Derisa unë atë e urrej dhe e kam armik, po ashtu edhe ju duhet ta urreni, ta luftoni dhe ta ndiqni nga vendi i juaj.

Armiku numër dy i imi është Izraeli. Ju po e shihni se ç´po bënë sot në Gaza, në Liban, e kush e din se çdo të bëj nesër. Dikush duhet ta ndal atë, prandaj ju kisha lutur që të jemi të bashkuar dhe armiqtë tanë t´i luftojmë së bashku.

Deri më tash ne kemi ndërtuar më shumë se 1.000 xhami në Kosovë, duke mos i numëruar ato që i kemi ndërtuar në Luginë, Maqedoni, Sanxhak, Bosnje dhe Mal të Zi, gjithkah kah shtrihen shqiptarët. Sot ne e përuruam xhaminë e Namaz – Gjasë në Tiranë, që është më e madhja në Ballkan, dhuratë për ju.

Po ju premtoi se ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi vëllezër si dikur që ishim.

Shqipëria do jetë e paprekshme, për këtë ua solla edhe dronët kamikaz, që të flini të sigurtë.

Ta gëzoni pra xhaminë e Namaz – Gjasë, kurse tash po e marr rrugën për Serbi. Atje më pret miku im dhe i Ramës Vuçiqi. Rrofshin dy popujt tanë të vëllazëruar, me mua dhe Ramën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat