Sukseset e gjeopolitike të Shqipërisë Ramiste!

Opinione

Sukseset e gjeopolitike të Shqipërisë Ramiste!

Nga: lir Levonja Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:22
lir Levonja

1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan me Shqipërinë, një marrëveshje për refugjatët (2023 dimër). Po atë vit kjo Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje me një vend fqinj të Shqipërisë, Serbinë. Madje nga aty nis një lobim të fort për anëtarësimin e Serbisë në Europë. Marëveshja ka të bëj me prodhimin makinave elektrike, Fiat Panda, një koperim tashmë italiano-francez. Pra, me Shqipërinë marrëveshje refugjatësh, ca magazina, ku si përfitim, Shqipëria merr ca bonuse në dorë etj. Dhe siç doli më vonë, e gjitha ishte një kërkesë e vet Shqipërisë, kurse me Serbinë investimet. Që dmth, Shqipërisë jepi ca para dhe lëri kafeve, Serbise hapi një treg të ri pune. Tani bëjeni vet dallimin.

2) Dy ditë më parë, me paratë e Turqisë dhe të një sundimtari tjetër si Erdogan, u inagurua në mes të Tiranës xhamia e madhe e Namasgjasë. Inagurimi u shty tri herë dhe siç përflitet, kjo për disa mosmarrëveshje se kush do e drejtoj këtë xhami, po qe se e drejtojnë shqiptarët, Erdogani nuk vjen. Po qe se e drejtojnë turqit do vi. Dhe afërmendsh, shqitarët kurrë nuk e kuptuan se ai që të jep paratë, nuk t'i jep kot. Si përfundim Erdogani erdhi, na dha një xhami ku e nga e gjitha kuptuam se drejtimi i përket një bordi tashmë ku bëjnë pjesë edhe disa klerikë turq etj. Megjithatë një ditë mbrapa, dje, Erdogani që Shqipërisë i ''dhuron'' xhamia, urrejtjen për gylenistët, nënshkruan me Serbinë një marrëveshje për..., ''zhvillimin në industrinë e mbrojtjes''. Që dmth, investim i pastër, punësim dhe përfitime të vyera në armatimin dhe modernizimin e ushtrive respektive. Tek ne depot apo magazinat e ushtrisë i mori bijtë e partisë për ''investime stragjike'', turizëm si rasti i deputetes Xhaçka. Sazanin do ia japim dhëndrrit të Donald Trumpit, se gjoja shqiptarët e urrejnë devizën e Enverit kur thoshte se, ''pa patur frikë se bëjmë ndonjë gabim politik, Sazani dhe Karaburuni janë hekur dhe beton''. Nuk e di nëse e kuptojnë shqiptarët këtë, por e thënë thjesht, nga Meloni morëm ca para dhe jo punë, jo investime, ku të punonin të rinjtë dhe të rejat shqiptare, por thjesht ca bakshishe të rëndomta me të cilat nga ekonomia 85% informale, pensionet u rritën, gjysëm buke, 100gr djath, 2 kokrra domate. etj. Madje Italia dhe Perëndimi tashmë janë vende sekondare në raport me investimet tek ne, pasi Lindja me krye Turqinë, ka dalë në polposition. Kurse nga Erdogani një xhami e cila u inagurua me flamuj shtetërorë, paçka se në Kushtetutë jemi shtet laik.

3) Sot besimet shqiptare janë totalisht jo më pronë shpirtërore shqiptare, pasi kishën orthodokse na drejton Greqia, Xhaminë Turqia. Ku për më keq në studiot shqiptare ka një përplasje rrymash, pa përjashtur dhe konfliktin me gylenistët. Kishën katolike na e ka marrë Vatikani. Dhe një kishe shqiptare që ngriti Fan Noli, mbeti në mërgim ashtu si vet i zoti. Madje as që përmendet dhe as përkujtohet pasi përshpirtjet thuhen sa greqisht, aq latinisht dhe po aq arabisht. Tirana, Shkupi, Tetova, Prishtina, janë një paraqitje e metropoleve të lindjes, Anadollit, ku ferexheja sapo ka nisur një pranverë të re. Ndonjëherë pyes veten, mirë termocentralë nuk prodhojmë dot, po as mure kishash, apo xhamish nuk dimë të ndërtojmë. Nuk kemi fare gur apo tulla gjëkundi? Si është e mundur? Njerëzve u pëlqen të identifikohen fort vetëm në dy drejtime, fetarisht dhe politikisht. Sa i përket shqiptarisë, ajo tashmë është një relike në bufetë 7 mijë lekshe të socializmës.

4) Eshtë kjo arsyeja që Shqipëria po vdes pak e nga pak. Dhe askush nuk do ta kuptoj. Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk pranon fajin. Gjithkush bën me faj tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat