Zogoviq, moti thuhet se Shqipërisë e keqja i vjen nga vetë shqiptarët, kjo po vërtetohet prej teje !

Opinione

Zogoviq, moti thuhet se Shqipërisë e keqja i vjen nga vetë shqiptarët, kjo po vërtetohet prej teje !

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 12 tetor 2024 Në ora: 23:42
Gani I. Mehmeti

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ti, Zogoviq, nga mbiemrin Zog dhe me prapashtesën sllave -oviq, shihet se je me prejardhje shqiptare. Mirëpo, një fqinji im thoshte gjatë viteve të 90-ta të shekullit 20, se ata të përzierit, apo ata të asimiluarit, janë më të rrezikshmit për popullin e vet.

Kjo po duket sheshazi edhe sot, pikërisht me deklaratën tuaj Zogoviq, i cili nuk është asgjë tjetër, përveç se shqiptar i asimiluar në malazez, komb që doli po nga shqiptarët, sipas vetë konfiguracionit të vendit ku jetuan shqiptarët, por që nga të tjerët u nda dhe u quajt malazez, dhe gradualisht u largua nga trungu, që tani veprojnë kundër të parëve të tyre - shqiptarëve.

Një diçka e tillë, po përpiqet edhe sot të bëhet me Kosovën si shtet, që nga shqiptarët të formohet një komb tjetër – ai kosovar, me qëllim dobësimi e zvogëlimi të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik, dhe, pas sa vitesh, të mos njihen më për shqiptarë banorët e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë, siç u krijua edhe populli malazez, për çka tregojnë të vetë mbiemrat e malazezëve. Të tjerët banorë të Malit të Zi janë serbë.

Edhe Millun Zogoviq është tani vetëm me emrin serb, por jo edhe me mbiemrin. Prandaj, sulmon shqiptarët për të fituar besimin tek shteti ku jeton se është më serb se vetë serbët, pra nuk e njeh Republikën e Kosovës, duke e quajtur krahinë jugore të Serbisë!

Kështu, Shqipëria dhe shqiptarët, janë të rrezikuar nga vetë shqiptarënt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat