Masat e sigurisë gjatë përdorimit të armëve

Opinione

Masat e sigurisë gjatë përdorimit të armëve

Nga: Prof.dr.Muhamet Racaj, gjeneral major Më: 13 tetor 2024 Në ora: 06:34
Prof.dr.Muhamet Racaj, gjeneral major

Nga aksidentet e njohura vijmë në konkludim se "armra e zbrasur gjithmonë qëllon në njerëz, zakonisht tek kolegët dhe anëtarët e familjes"

Një lodër vdekjeprurëse për të pamaturit dhe të paskrupullt.Duke qenë se për më shumë se dy dekada në vazhdimësi kam ligjiruar lëndën Përdorimi i armëve në akademin ushtarake në Shkup dhe në universitetet Fon dhe Universiteti Tetovës jamë munduar të ushqejë dhe ngrej kulturën e përdorimit të armëve te studentet dhe kadetet qe sot janë oficer ne ARMV edhe FSK dhe udhëheqës në policinë e RMV-s, vendosa të japë kontribut në temën e përdorimit të sigurt të armëve pas disa aksidenteve. Aksidentet e ndodhura, të shkaktuara nga gjuetarë, ushtarë, policë, posedues të armëve me përvojë, na informojnë në mënyrë të kthjellët se për trajtimin e sigurt të armëve duhet shkruar, folur dhe edukuar çdo ditë...

Është një fushë ku nuk ka të gjithëdijshëm dhe të pagabueshëm. Të pagabueshëm janë vetëm ata që ndjekin me përpikëri procedurën e përcaktuar, të përgjegjshëm, të kujdesshëm, asnjëherë me vetëbesim të tepruar, si dhe nga ata që sjellja e tyre bie ndesh me këto qëndrime.

Gishtin kurrë kurrë mos e mbaj në këmbëzë të armës qe e posedon.

Përpara procedurave specifike të sigurisë në situata të caktuara të armëve, ne do të përmendim disa postulate themelore që absolutisht duhet të respektohen dhe të mbahen gjithmonë parasysh për dikë që bie në kontakt me armët.

Mijëra manuale për trajtimin e sigurt të armëve në mbarë botën fillojnë me një shënim që thotë:TRAJTONI ÇDO ARMË ME TE CILËN BINI NE KONTAKT SIKUR TE E JET E  MBUSHUR,E KURDISUR DHE GATI PËR TË QËLLUAR.
NGA AKCIDENTET E NJOHURA VIMË NE KONKLUDIM SE "ARMA E ZBRAUR GJITHMONË QELLON NË NJERËZ,ZAKONISHT TEK KOLEGET DHE TE ANËTARET E FAMIJES".

" MOS TRAJNONI FËIJËT DHE TË MITURIT ME ARMË LUTARAKE SEPSE MUNDË TI SHËNDRRONI NE VRASËS TË MASHATAREVE TE TYRE OSE TE ANËTAREVE TË FAMILJES"

Kur e pranojmë këtë dhe e shohim çdo armë si një objekt të rrezikshëm që mund të shkaktojë menjëherë një aksident, atëherë i afrohemi duke respektuar rregullat e mëposhtme:

-kthejeni tytën vetëm në një drejtim të sigurt dhe mos e vendosni kurrë gishtin në këmbëzë.

Çfarë kemi pasur deri tani? Armën që kemi përballë e trajtojmë si të mbushur-ngarkuar dhe të zbrazur-shkarkuar, tytën e kemi kthyer në drejtim të sigurt dhe gishti nuk është në këmbëzë. Tashmë kemi ndezur të gjitha sistemet e alarmit në vetvete dhe vazhdojmë të bëjmë hapat e mëtejshëm me vëmendje maksimale.

Duhet ti referohemi faktit që jemi në një mjedis të sigurt, ku nuk ka persona të tjerë ne drejtim të tytes, pastaj kontrollojmë mbushjen e armës (tytën,rreahësin, krëhërin-karikatorin) dhe e sjellim armën në drejtin të padëmshëm dhe në gjendje te padëmshme. Këto pak veprime të thjeshta të miratuara janë baza për përmirësimin e mëtejshëm në trajtimin dhe përdorimit te sigurt të armëve. Profesionist në përdorimin e armëve janë vetëm ata që ndjekin me përpikëri procedurën e përcaktuar, të përgjegjshëm, të kujdesshëm, asnjëherë me vetëbesim të tepruar.

Ndërsa një armë për të qëlluar në një objektiv, ajo përfshin një sërë ligjesh sigurie, të cilat ne duhet t'i zbatojmë më përpikshmeri.

*Duke kontrolluar tytën, duke parë në folenë e  fishekut dhe shtratin e tytes nese ka apo jo fishek apo mbeturina ,shmangim aksidentin për shkak të fishekëve ose të mbeturave në tytë. Këto mund të jenë lecka ose furça të mbetura nga mjetet e pastrimit, si dhe bora, balta, papastërtitë e shkaktuara nga rënia, pakujdesia, kushtet atmosferike dhe kushte të tjera.

Armët duhet të mbushën dhe të  ngarkohen gjithmonë në vendin e caktuar, me tytën e drejtuar në drejtim të sigurt dhe me municione të sigurta të përcaktuara. Mbushja dhe ngarkimi i armëve në poligonin e qitjes dhe në terrenet e gjuetisë lejohet nga operatori i poligonit ose udhërrëfyesi i gjuetisë. Pas mbushjes dhe ngarkimit arma frenohet në varësi të dizajnit, arma është e pajisur me frenim. Por mos u mbështetni shumë te frena!

Një shembull i një arme të siguruar mirë.

Së pari, nuk do të anulojë dhe eliminojë gabimin tonë të mundshëm, dhe së dyti - frenat shumë reallë sigurojnë të gjitha pjesët e mekanizmit për shkrepje të armës, të cilat marrin pjesë në shkrepjen e plumbit. Në rastin e armëve gjahu, frena zakonisht sigurohet nga këmbëza, ndërsa gjithçka tjetër është e lirë dhe pushka mund të shkrepë për shkak të rënies. Pra, ne përdorim frenimin, por nuk mbështetemi tepër tek ai. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur gjuani, kur lëvizni ose gjatë një mëngjesi gjuetie. Mbushja  e pushkës dhe mbështetja e saj në një pemë gjatë mëngjesit të gjuetisë është e barabartë me shkaktimin e një aksidenti... Një qen gjuetie i zgidhur kalon mbi  pushkë dhe e keqja është në horizont. Në atë situatë, arma zbrazet dhe thyhet, në mënyrë që të shihet se është e padëmshme. Dhe qentë e gjuetisë, lidhen larg gjahtarëve dhe armëve.

Në poligonin e qitjes, është e rëndësishme t'u tregoni të gjithëve të pranishëm se arma e  juaj është e padëmshme. Kjo do të thotë që shuli është në pozicionin e fundit, një shënues - një flamur me ngjyra të qelur- vendoset në folenë e plumbit, për të treguar se nuk ka asnjë plumb në tytë. Çdo lloj gjuajtjeje nënkupton që  gjuajtësit, para se të tërhiqet këmbëza, të mendon se çfarë mund te ketë pas objektivit.

Rregullat strikte

Asnjëherë nuk duhët të shikojmë vetëm cakun apo objektivin, por edhe atë që fshihet pas. Gjatë gjuetisë, duhet pasur kujdes që të mos qëllohet ne zhurmë ose lëvizje, por në cak gjuetie të përcaktuar qartë, duke marrë parasysh rikoshetimin dhe humbjen e mundshme dhe zonën ku mund të shkojnë të gjithë plumbat ose gjuajtjet. Një e shtënë e gabuar nga një karabinë, pistoletë ose revolver  mund të shkaktojë një tragjedi dhe ketë duhet ta keni parasysh! Edhe një gjuajtje horizontale në terrene të akullta ose shkëmbore, në kushtet kur predha ose gjuajtja bënë rikoshetim, mund të çojë në një aksident.

RIKOSHTIMI ËSHTË DEVIJIMI I PREDHËS NGA DREJTIMI I DHËNË PAS GODITJES NË NDONJË OBJEKT TJETER.

Ne ahënge të ndryshme nga përdorimi jo profesional i armës dhe nga rikoshtimi kemi shumë aksidente.

"Prandaj ju lusë mos përdorni armë në ahenget e juaja sepse gëzimin mud ta shndërroni ne piklëlim".

Çdo zotërues i armës duhet të kujdeset vetë për shkrepjen e plumbit, numrin e qitjeve dhe forcën  dhe trysnin e armës. Nëse ndonjë nga këto ndodh me një intensitet të pazakontë: një e shtënë, një zmbrapsje, ndaloni menjëherë të shtënat, prisni rreth tridhjetë sekonda dhe më pas kontrolloni gjithçka, predhën, shtratin e plumbit, të gjithë rrugën e brendshme të tytës. E njëjta gjë vlen edhe për ecjen nën degë të forta të pyllit, pasi një gjahtar bie aksidentalisht ose një armë bie në tokë. Gjithmonë kontrolloni tyten dhe çdo trup të huaj në të.

Spërkatja e gëzhojes apo kapsulës janë dukuri që ndodhin relativisht shpesh. Prandaj duhet të qëlloni gjithmonë me syze mbrojtëse gjatë trajnimeve. Te mbrojmë dëgjimin tuaj duke përdorur rregullisht antifona, veçanërisht në poligone të mbyllura të qitjes. Në gjuetitë në grup dhe në kushtet e një numri të madh personash të armatosur në poligonin e qitjes, shpeshherë jemi dëshmitarë të sjelljeve të papërgjegjshme të individëve. Një sjellje e pandegjegjëshme dhe shmangia e reagimit ndaj çdo dukurie të një shkeljeje të sigurisë mund të përfundojë me një rezultat fatal. Këtu nuk duhet të jemi të butë, por duhet të reagojmë energjikisht edhe ndaj pakujdesisë më të vogël gjatë përdorimit të armëve. Më mirë që në kohën e gjuetisë dhe të trajnimit me armë të zemërohen me ty dhjetëra njerëz të papërgjegjshëm, se sa të jesh përgjegjës për një jetë të humbur njerëzore! Këtu duhet të jemi konsistent.

Korrektësia e rreptësisë së palëkundur kur bëhet fjalë për sigurinë dëshmohet nga sjellja dhe gjykimi në vlerësimet përfundimtare të përdoruesve të armëve dhe ne gara. Në këtë sport, gjyqtarët japin pa mëshirë (përjashtim i menjëhershëm i garuesit nga ndeshja), për shkeljen më të vogël të sigurisë. Kjo është arsyeja pse gjuajtja praktike është një nga sportet më të sigurta dhe në çdo ndeshje qëllohen me dhjetëra mijëra plumba.

Nuk ka asnjë justifikim për gabimet.

Fundi i gjuetisë dhe i garës janë momentet kur duhet të zbrasim armën me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të kontrollojmë sigurinë e saj duke e lanë të zbrazët. Armët e tilla të sigurta vendosen në kuti dhe valixhe, të pajisura me bravë ose në ndonjë mënyrë tjetër të siguruara nga mundësia e fëmijëve ose personave të tjerë qe ta përdorin. Nuk ka asnjë justifikim për të sjellë armë të mbushura në makinë, transport publik, shtëpi, apartament... Një zyrtar- gjuetar që sjell në shtëpi një pushkë të mbushur duhet të ndryshojë menjëherë profesionin apo sportin e tij dhe të kalojë në ndonjë formë tjetër të punësimi- argëtimi më të padëmshme. Çdo sjellje e papërgjegjshme e jona si individë, me praninë e armëve, ka efekte të shumëfishta në rrezikun e përgjithshëm. Asnjëherë mos konsumoni alkool ose drogë kur jeni në kontakt me një armë. Të themi të pimë  nga një shishe para se të shkoni në punë ose për gjueti nuk duhet të jetë kurrë pjesë e zakoneve tona.

Duhet të zbatojmë masa sigurie për gjuajtjen-gjuetinë që nga momenti i përgatitjes për gjuajtje-gjueti, gjatë transportit në vendgjuajtje-vendgjueti, gjatë vetë gjuajtjes- gjuetisë, pas gjuajtjes-gjuetisë dhe kthimit të tij  dhe në fund, gjatë pastrimit. Asnjë nga këto segmente nuk duhet parë me përbuzje. Në vetë gjuajtjen- gjuetinë, duhet të jemi të disiplinuar dhe të dëgjojmë përgjegjësinë - udhërrëfyesin. Nuk guxojmë të ndërrojmë vende, të vrapojmë ose të ngecim prapa, të gjuajmë drejt makinës ose në rreth pas urdhrit për mbylljen e "patkoit" në gjueti. Ne gjithmonë vëzhgojmë fushën në mënyrë që të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se ku mund të gjuajmë të sigurt.

Zyrtarët, ushtarët, policët, punonjësit e sigurisë, kanë procedurat e tyre strikte të sigurisë. Ata nuk duhet t'i harrojnë kurrë. Çdo pakujdesi mund të përfundojë në një aksident. Kjo është një temë që ka një rëndësi të veçantë dhe për të cilën mund të flitet pafund. Dhe përsëri, një situatë e rrezikshme do të mbetej e papërpunuar... Prandaj mesazhi im në fund të këtij teksti do të ishte me paralajmërimet themelore dhe më të rëndësishme:

- konsideroni çdo armë të mbushur dhe gati për të shkrepur

- Asnjëherë mos drejtoni armën drejt dikujt ose një pjese të trupit tuaj

- vendosni gishtin në këmbëzën vetëm kur dëshironi ta shkrepni armën

- para se të qëlloni, mendoni se çfarë është prapa objektivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat