A do të jenë edhe Putini e Vuçiqi në shënjestrën e Mosadd – it izraelit!

Opinione

A do të jenë edhe Putini e Vuçiqi në shënjestrën e Mosadd – it izraelit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 13 tetor 2024 Në ora: 13:44
Putin dhe Vuçiq

Mediat e huaja raportojnë se Putini e ka rrënuar me dëshirën e tij vilën milionëshe në Detin e Zi, nga frika se Ukraina do t´ia shkatërronte me dronë luftarake. Po ashtu këto medie po raportojnë se, nga frika për jetën e tij, Putini i ka ndërprerë edhe udhëtimet në Soçi, ku të shumtën i kalonte pushimet e veta.

 Frika Putinit edhe më shumë mund t´i shtohet nga takimi i planifikuar me krerët e shtetit iranian, si dhe përkrahja e hapur për organizatat terroriste të Hamasit dhe Hezbollahut.

S’është rastësi, po kjo frikë duhet të jetë e arsyeshme për Putinin, kur dihet që me të gjithë këta akterë, me të cilët ai bashkëpunon, Izraeli është në konflikt dhe po zhvillon një luftë për jetë a vdekje.

Ishte diçka që për herë të parë ndodhi në botë. Izraeli kreu veprime, që askush deri më sot nuk e kishte arritur. Me precizitet i kishte manipuluar aparatet  e komunikimit, të cilat pjesëtarëve të Hamasit u shpërthenin nëpër xhepa të pantallonave, apo gjatë komunikimit, duke u shkaktuar plagë të rënda për jetën. Këto konstruksione, me një interval të njëjtë veprimi, mund të rrjedhin vetëm nga Inteligjenca Izraelite, Mosadd.

Se si do t´i neutralizoi Izraeli përkrahësit e Hamasit, Hezbullahut dhe Iranin ndoshta nuk do të kuptohet, po kur është në pyetje ekzistenca e shtetit izraelit, ata do të përpiqen që këtyre organizatave terroriste t´ua ndërprejnë edhe përkrahjen ndërkombëtare.

Në këtë përkrahje, ndaj këtyre organizatave terroriste, dihet që hyjnë edhe Rusia me Putinin dhe Serbia me Vuçiqin.

Në realitet edhe Kina, Korea Veriore, Bjellorusia dhe shtete të tjera diktatoriale rreshtohen në anën e Putinit, që do të thotë se i fryjnë zjarrit të kaosit në Lindjen e Mesme, por po të analizohet, përkrahjen më të madhe Hamasi, Hesbollahu dhe Irani e kanë nga Rusia dhe Serbia.

  Pothuaj çdo muaj dikush prej udhëheqjes së lartë serbe (Vulin, Dodik, Daçiq etj.) ndodhet për vizitë në Rusi, duke e dëshmuar dhe vulosur besnikërinë dhe vëllazërinë e përbashkët.

Është po ashtu e saktë se Putini përpos që është i akuzuar nga Gjykata e Lartë për krime lufte, është nën sanksione edhe i izoluar nga perëndimi, që për Putinin do të thotë një pasiguri edhe më e madhe në shkallë të lartë.

Tash angazhimi rus në konfliktin trekëndësh, Izrael – Palestinë - Iran si dhe qëndrimi i saj anti Izrael, mund të ketë pasoja serioze për vetë Putinin.

 Këto pasoja shumë lehtë mund ta godasin edhe Vuçiqin dhe Serbinë, si aleati numër një i Rusisë.

 Izraeli është një shtet shumë i fuqishëm, prandaj din t´i çmoj miqtë, po edhe t´i ndëshkoi kundërshtarët, të cilët i shtiren si miq, kurse në anën tjetër fshehtas i përkrahin kundërshtarët e tij, dmth. angazhohen në asgjësimin e shtetit izraelit.

Po mos të ishte Rusia në konflikt me Ukrainën, ndoshta Izraeli s´do të kishte mundësi që ta dëmtonte Putinin dhe Rusinë, po tash kur pozitat e tij në botë dhe brenda Rusisë do të luhaten, pasiguria për Putinin do të vij duke u rritur.   

Është çështja se, a do të planifikonte hakmarrje Inteligjenca izraelite Mosadd ndaj Putinit dhe Vuçiqit, pasi që të dy ndodhen në anën e kundërt të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat