Nëse Mimoza ka folur me Radoiçiqin duhet të japë dorëheqje, edhe opozita bënte pazare për koalicione me të

Opinione

Nëse Mimoza ka folur me Radoiçiqin duhet të japë dorëheqje, edhe opozita bënte pazare për koalicione me të

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 tetor 2024 Në ora: 14:22
Faton Mehmeti

Opozita kërkon ndëshkimin e Shefës së Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të bisedës së saj me Milan Radoiçiq. Nëse bisedat janë origjinale, e jo të montuara, Mimoza Kusari duhet të japë përgjegjësi duke ofruar dorëheqje si shefe e grupit më të madh të deputetëve në Kuvend. Vetëm hetimi i pavarur mund të ndriçojë të vërtetën në mes.

Qytetarët, votuesit e VV kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga Mimoza dhe VV për bisedën me terroristin Radoiçiqi, pasi Radoiçiq ka qenë ‘bosi i veriut’ dhe është i afërt i Zvonko Veselinoviq, të njohur si ‘baba i urës së Ibrit’. Për Veselinoviq-in është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri, por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radoiçiqit, që nga disa serbë quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk ka qenë e mundur të merret asnjë vendim pa e mbështetur bosi i dyshuar i mafisë serbe.

Këta të opozitës nuk e kanë të drejtën morale me kritiku Mimozën apo këdo tjetër për bisedën me Radoiçiqin, pasi po të njëjtit kanë bërë pazare me atë dhe e kanë pritur në zyre të shtetit. Për interesa personale kanë bashkëpunuar me një kriminel të ditur, njeriu që kishte laboratorë të drogës, kontrabandë me armë, si ndonjë qytet në Kolumbi, ku bandat kontrollojnë çdo gjë. Radoiçiqi ka kriju qeveri e kryeminstra në këtë vend, e të njëjti sot kritikojnë dikë tjetër, për gjëra edhe më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat