Krrokëritjet e korbave nuk i trembin luanët

Opinione

Krrokëritjet e korbave nuk i trembin luanët

Nga: Arif Ejupi Më: 13 tetor 2024 Në ora: 20:34
Foto nga vendngjarja

Reprezentacioni i Zvicrës në futboll në kuadër të ashtuquajturës Ligë e Kombeve të Evropës, mbrëmë është përballur në stadiumin e FK ”Duboçia” të Leskovcit me Serbinë.

Ndeshjen e kanë fituar serbët 2:0. Humbja është pjesë e lojës, por brengosëse është sjellja skandaloze e mbi 10 mijë shikueseve serbë.

Ata tamam si në kor korbashë gjatë gjithë ndeshjes i kanë fishkëllyer Granit Xhakës, kapiten i skuadrës së Zvicrës. Në tribuna është parë edhe Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë.

Vuçiq i zhytur deri në maje të kokës me racizëm dhe urrejtje ndaj shqiptareve me atë qeshjen e tij, artificiale dhe cinike me rastin e shënimit të lojtarëve të Serbisë ndaj Zvicrës, edhe gëzimin e shfaqi në stil kurve.

Granit Xhaka, një ylli i vërtetë i futbollit duke e njohur shpirtin e prishur të serbëve për as një çast nuk ra nën provokimin e tyre. Atij fare-fare nuk i bënë përshtypjet përjargiet e këtyre huliganëve, që në të gjitha fushat e futbollit në Evropë, bëjnë vandalizma dhe veprime banale.

Serbët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojë që luanët si Granit Xhaka, as qerpikun nuk e trembin nga sorrat apo galat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat