Pse hoxhallarët në Dardani e në Shqipëri kanë urrejtje ndaj shqiptarëve?

Opinione

Pse hoxhallarët në Dardani e në Shqipëri kanë urrejtje ndaj shqiptarëve?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 14 tetor 2024 Në ora: 09:28
Gani Mehmetaj

Pjesa dërmuese e hoxhallarëve të Dardanisë, Maqedonisë e Shqipërisë nuk janë shqiptarë. Shihi në fytyrë dhe nuk do ta kesh vështirë të konstatosh nga cila krahine aziatike a afrikane e kanë prejardhjen.

Fatkeqësia jonë është që ata u flasin shqiptarëve të besimit islam,  kundër shqiptarëve, ndërsa mediat shqiptare, të paguara nga shoqatat e dyshimta islamike  u japin vend.

Hoxhallarët minoritarë terrorizojnë shumicën vendëse. Kanë aq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve sa të lënë pa frymë. Mjafton të dëgjosh cilindo prej këtyre hoxhallarëve në rrjetet sociale dhe të skandalizojnë me sasinë e urrejtjes që kanë ndaj kombit tonë si të ishin bijtë e Milosheviçit a të Arkanit.

Na i caktuan dikur, na i caktojnë edhe sot, ndërsa shtetet tona rrinë e bëjnë sehir.

Fatkeqësia tjetër është se besimtarët islamë rrinë dhe i dëgjojnë si dele, nuk i kundërshtojnë as nuk protestojnë edhe kur i fyejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat