Ju që u pasuruat pamëshirshëm, kthejani atë pasuri të vjedhur, popullit, shtetit dhe ushtrisë

Opinione

Ju që u pasuruat pamëshirshëm, kthejani atë pasuri të vjedhur, popullit, shtetit dhe ushtrisë

Nga: Hafiz Shala Më: 15 tetor 2024 Në ora: 10:19
Autori Hafiz Shala

Është e pa imagjinueshme së deri ku ka arritur frustërimi i opozitës, i atyre që pamëshirshëm e kanë vjedhur këtë shtet e popull të varfër të katandisur nga lufta e fundit dhe, këta që kanë pasuri marramendëse, gjoja “janë të vetmit të cilët po kujdesën për ushqimin e ushtarëve”. Këta të cilët, po t’u konfiskohet pasuria e duhet patjetër të ndodhë, do t’i sigurohet ushqimi për ushtrinë e Republikës së Dardanisë për 30 vitet e ardhshme me standarde e kualitete së në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian jo vetëm për numrin e sotëm, por edhe për 10.000 ushtar të rregullt dhe higjienë të nivelit më të lartë.

Si nuk u turpëruat dhe nuk u erdhi mëkat ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, ndaj ushtareve dhe ushtarëve e kadetëve të rinj ta trajtoni këtë çështje në mënyrë jo konfidenciale pa kurrëfarë pretendimi se të fshihen ose amnestohen keqpërdorimet apo përfitimet rreth tenderëve por përkundrazi, të ndërmerren masa më drastike administrative e disiplinore.

Pasurimi, hajnia industriale dhe abuzimi me çështjet ushtarake, unë nuk kam njohuri se çfarë ligjeve apo rregullave të posaçme ushtarake ekzistojnë sikur në ushtritë tjera moderne por, dënimi më i vogël do të ishte, burgu si shkas i tentimit të poshtërimit, manipulimit deri të tentativa që, të dobësohet morali ushtarak e aftësia fizike deri të tentim zvogëlimi i numrit më të madh të ushtarëve nga formacioni i cili përgatitet për çdo rast nevoje, duke i pasur parasysh provokimet, kërcënimet dhe format tjera diverzante nga fqinji ynë.

Kazerma e ushtrisë, nuk mund të kontraktoj kurrëfarë lëndë ushqimore nga gjithkush pa një vërtetim paraprak për ato lëndë të cilat duhet t’i nënshtrohen inspektimeve detaje.

Komandanti kujdestar i kazermës, para së ushqimi ditor t’u shpërndahet ushtarëve, ai është i pari i cili duhet ta kërkojë atë ushqim në orët e hershme të mëngjesit para se t’u shërbehet ushtarëve sepse, mundësia më e lehtë është që në mënyrë shumë të thjeshtë përmes helmimit, nga radhët mund të largohen një numër i cili, në momentin e caktuar nuk do të jenë në gjendje, jo që të dalin në front por as të qëndrojnë normal në kazerma. Duhet të pranohet stafi i kuzhinës së ushtrisë më një tretman të posaçëm dhe askush tjetër nuk mund të përgatis ushqim për ushtrinë.

Absolutisht askush nuk mund të jetë i amnistuar për hajni, as nga e kaluara e as e tanishmja. Nëse prokuroria e shtetit nuk është në gjendje t’i hetojë rastet e pasurive nëse është miratuar ligji dhe vettingu për hulumtimin e pasurisë, ky shtet për të ecur përpara në kombet e shëndosha, duhet të kërkohet një Task forcë me ndihmën qoftë edhe SHBA-të. Nuk jam i sigurt së a është ende prokurori i njëjtë i ish pushteteve sepse, shtrohet pyetja se, sa është në gjendje ai t’i hetojë këto keqpërdorime, i cili, mund të jetë i korruptuar ose i shantazhuar. Asnjë lloj keqpërdorimi nuk guxon të anashkalohet posaçërisht keqpërdorimet e pushtetit aktual rreth të cilit ka akuza të cilat duhen të vërtetohen.

Ulërimat në Seancën Parlamentit më pjesëmarrjen vetëm të opozitës, pa pozitën, me akuza të rënda të shumë nga ata të cilët shtetin, ushtrinë, policinë e shumë segmente tjera shtetërore i sollën në këtë gjendje të rëndë ekonomike, disa nga ata të cilët manipuluan me veteranët duke e rritur numrin e tyre, me ata të rrejshëm për vota e përfitime materiale, ishin më të zëshëm sepse, nga frika së jo shumë larg gjërat do të zbardhën, ishin të pa kujdesshëm, të pamëshirshëm duke e sjell njërën nga elementet e shtetësisë, sigurisë dhe autoritetit të cilin e gëzon të populli, ta paraqesin sikur, pakënaqësia e tyre ka arritur në stadin “e shpërthimit në ndonjë revolte”. Dezinformatat përmes disa mjeteve të informimit të paguara, dizajnuara e të ndërsyera nga opozita në bashkëveprim me të ashtuquajtur (b)analistë nëpër disa televizione që janë në lidhje me opozitën e kundër pushtetit aktual, nuk lënë gurë as veprim pa lëvizur që në popull të krijohet huti gjoja që duke i manipuluar, të përfitojnë vota.

Lëreni popullin të qetë. Ofroni programe dhe oferta reale qoftë brenda apo jashtë vendit, ata, do ta vlerësojnë ashtu siç ata mendojnë dhe do t’ua japin votën.

Asnjë pushtet apo individ në postet e detyrat e larta shtetërore të ish pushteteve e të tanishme, nuk guxojnë të amnistohen. Pasuria e jashtëligjshme dhe pa mbulesë, duhet të konfiskohet. Kjo është edhe arsyeja pse opozita, e cila sipas akuzave konsiderohet njëra ndër abuzueset si e njohur për afera të larta korruptive ndaj të cilëve asnjëherë nuk u ndërmor asnjë veprim që, pasurinë e vjedhur t’ua kthejnë popullit, shtetit dhe ushtrisë.

Flitet për pasuri të patundshme, ndërtesa, vila, toka të cilat nuk mund të fshihen. Qytetari ato i shef dhe ofshanë por, nuk e ka guximin ta shprehë. Kërkon drejtësi por….

Ushqimi ndaj ushtrisë, qëndron në duar tuaja “zotëri hajdut” që jeni aq shumë të zhurmshëm dhe të papërmbajtshme me reagime të ashpra duke tentuar që t’i mohoni akuzat e ngritura ndaj juve por, qoftë edhe ndaj pushtetit. Tregoni argumentet nëse i keni dhe lirohuni nga ky ballast i rëndë e i turpshëm.

Ky trekëndësh famëkeq, po i rrezikon shtetet dhe funksionimin normal dhe prosperitetin e tyre ne agjendën ndërkombëtare.

Bashkëpunimi për përfitimet materiale, politike me individ të cilët ishin dhe janë armiq të vendeve tona në të dy anët e kufijve të përkrahur nga fqinji ynë Serbia fashiste e gjenocidale, do të dalin në shesh sepse, hapur, bashkëpunonin, toleronin dhe e ndihmonin që pushteti aktual i cili ishte i suksesshëm në eliminim dhe çlirimin e veriut nga këto banda që u përzunë, ani pse ende kanë mbetur elemente destabilizuese, të largohet nga pushteti.

Veprimtaria e përbashkët tradhtare e të gjithë juve në korin e korbave të zi, do të dështoj.

Prandaj, qytetarëve të nderuar të Republikës së Dardanisë, jeni vigjilent dhe maksimalisht të kujdesshëm së kuajt t’ia jepni votën. Nuk ka pushtet as individ i cili çon peshë tek ne, ma shumë së atdheu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat